Panorama (Albania)

Propozimi i Zelensky për armatim të përbashkët, Rama: S’kemi industri, por thamë “Po”

“Investimet në mbrojtje, bashkëpuni­mi me aleatët si vend i NATO- s” Kryeminist­ri: Të kemi industrinë tonë, ringjallim infrastruk­turën e vjetër ushtarake. Çfarë deklaroi Zelensky në samitin për Ukrainëna

- VALENTINA MADANI

Shqipëria iu përgjigj me një “Po” të fortë propozimit të Presidenti­t Volodymyr Zelensky për prodhimin e armatimit të përbashkët kundër Rusisë, por kryeminist­ri Edi Rama sqaroi dje se Shqipëria nuk ka aktualisht industri aktive të prodhimit dhe rivendosja në punë e tri ish- uzinave të armëve në vend kërkon investime, në parim ai është dakord me propozimin e Zelensky.

Sipas tij, investimet në mbrojtje bëhen në bashkëpuni­mi me aleatët si vend i NATO- s. “Patëm një samit shumë të mirë dhe diskutuam takime mjaft të mira në nivele dypalëshe. Ai samit tregoi diçka që është thelbësish­t e rëndësishm­e që të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE- së. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Dhe kemi punuar e po punojmë që të kemi marrëveshj­en e duhur. Po punojmë që të gjejmë partnerët e duhur, të ringjallim infrastruk­turën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime për ne. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzako­nshme. Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpuni­mit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpuni­mi dhe të gjithë thanë ‘ po’, jo vetëm Shqipëria, të gjithë. Ky është një proces dhe ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje, si çdokush tjetër dhe do ta bëjmë këtë. Ka vetëm një kusht: ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, - u shpreh Edi Rama. Shqipëria dhe Ukrai

na mund të prodhojnë armë së bashku. Ishte vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që zbuloi se gjatë samitit të Ukrainës në Tiranë ka propozuar bashkëprod­him municiones­h me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Presidenti­n ukrainas zbardhi një pjesë nga biseda në takimin kokë më kokë me

kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. “Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territoria­l. Diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkët të armëve”, - shkroi Presidenti Zelensky në ‘ X’. Edhe në fjalën e hapjes së Samitit të

Ukrainës, Volodymyr Zelensky ftoi liderët e Ballkanit Perëndimor për të bashkëprod­huar municione, të cilat do i duhen Ukrainës për të ndalur dhe sprapsur agresionin rus. “Ne shikojmë probleme në ofertën sa u takon municionev­e. Jemi të interesuar për bashkëprod­himin e municionev­e me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të pre

zantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohe­t forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev, apo në një vend të Ballkanit”, - tha Zelensky. Është e paqartë akoma se ku konsiston prodhimi i përbashkët i armatimit, por ka gjasa që mund të futet në lojë fabrika e Poliçanit. Në uebsitin e Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se aktualisht kombinati mekanik Poliçan prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19 mm.

Kombinati mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushje­n e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armatim. Deri në 1985 ky kombinat ka prodhuar dhe municionin 7.62x39 mm (“Kallashnik­ov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër- njeri, mina kundërtank e municione kalibër 12.7x99 mm dhe 14.5x51 mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120 mm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania