Panorama (Albania)

Përshpejti­mi i integrimit, BE 6 miliardë euro për Ballkanin

‘ Plani i Rritjes’ për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Do të merret deri më 2027. Rama: Në qershor duam të jemi në zonën e pagesave në euro

- VALENTINA MADANI

Krerët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësue­sit e Komisionit Europian dhe i n s t i t u c i o n e v e ndërkombët­are financiare u ulën dje në Tiranë për t’i dhënë një tjetër shtysë planit të ri të rritjes që Brukseli ka për zhvillimin e rajonit tonë.

Gjashtë miliardë euro është fondi që BE ka planifikua­r të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovin­ën dhe Serbinë për periudhën 2024- 2027, për ta përshpejtu­ar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. ‘ Plani i Rritjes’ i BE- së, projekti ambicioz që synon dyfishimin e ekonomive të Ballkanit brenda një dekade u diskutua në samitin e organizuar sot në Tiranë, “Ballkani Perëndimor me BE- në për Planin e ri të Rrijtes’ ku morën pjesë liderët e rajonit. Por mundësitë mund të merren ose mund të humben”, - tha Rama duke u bërë thirrje liderëve të rajonit të angazhohen plotësisht pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, pa kufizime, pa shtrëngime! “Dhe po, të përfitojmë nga kjo mundësi për të mos humbur fondin prej 6 miliardë eurosh. Me planin e ri të rritjes është e qartë, ose do të bëjmë përpara të gjithë bashkë ose do të dështojmë. Ose e bëjmë se bashku, ose dështojmë të gjithë së bashku”, - tha Rama më tej në fjalën e hapjes së samitit duke kujtuar se bashkëpuni­mi është e vetmja mënyrë për t’u integruar, pasi “nuk ka drekë falas në BE”. “Sigurisht çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpuni­mit e dialogut dypalësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalës­h”, - vijoi më tej Rama ndërsa tregoi dhe ambicien se kur synon Shqipëria të aplikojë në zonën e përbashkët të pagesave euro. “Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të

“Dëshira e tretë që e shpreh për partnerët tanë të institucio­neve financiare është që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë euro, që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturor­e të BE- së për shtetet anëtare. Pra, 19% e atyre që do të ofrohen në rajon, do të merren deri më 2027, por do të bëhen pjesë e ekonomisë, sepse bazohen në ekonominë e këtyre vendeve, e kam fjalën për rritjen e ekonomike. Këto para do të arrihen nëse ju institucio­ne të tregoheni të shpejtë. Pra, Banka Europiane, BERZH, FMN, duhet të përshpejto­ni punën dhe të tregohuni më të shpejtë nga se jeni treguar më parë”

pagesave euro, do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi, duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksio­neve të biznesit me vendet e BE- së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE- së mund të marrim rritje të përgjithsh­me prej 25 miliardë eurosh, por për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një proces mjaft kompleks. Ky ushtrim nuk është i lehtë”, - tha Rama. Komisioner­i për Zgjerimin, Oliver Vareley, theksoi se plani duhet të miratohet fillimisht nga PE. “Në fakt si plan është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim, ai do duhet të vazhdonte deri në 2027, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuoj­ë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme”, - deklaroi Vareley. Më tej, ai vuri theksin te reformat e se ky plan do të funksionoj­ë në rast se vendet e rajonit ‘ aplikojnë rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i pranoni të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare”. Komisioner­i për zgjerimin bëri të qartë që fondi 6 miliardë euro do të merret deri në 2027. “Dua të shpreh dëshirën për partnerët tanë të institucio­neve financiare, që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni dhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturor­e të BE për shtetet anëtare. Pra, 19% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027. Këto para do të arrijnë në rast se ju si institucio­ne financiare tregoheni të shpejtë, që do të thotë Banka Europiane e Investimev­e, BERZH, FMN, të gjithë tani duhet që të përshpejto­ni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoni shumë më të shpejtë se sa jeni treguar më parë”, - deklaroi Vareley.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania