Panorama (Albania)

Varhelyi: Marrëdhëni­et e mira nuk ndërtohen kur bllokon fqinjin

-

Komisioner­i i BE- së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kritikoi dje Greqinë për bllokimin në Bruksel të hapjes së kapitujve për Shqipërinë, në kuadër të rrugës drejt anëtarësim­it. Nga Tirana ku u mbajt samiti BE- Ballkani Perëndimor, Varhelyi tha se fqinjësia e mirë mes shteteve është e rëndësishm­e, por theksoi se nuk mundet të krijohen marrëdhëni­e të mira, duke bllokuar shtetin fqinj, një kritikë kjo direkte për Greqinë. “Ne jemi të dakordësua­r në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grup- kapitullin e parë dhe BE do duhet që të ketë mundësinë ta marrë këtë vendim. Sado teknik që është si proces dhe që është thjesht hapi i radhës, nuk e kuptoj dot pse nuk e marrim ne këtë vendim. Edhe pse e kuptoj rëndësinë e fqinjësisë së mirë, por nuk mund të ndërtohen marrëdhëni­e të mira me fqinjin nëse e bllokon tjetrin të ecë përpara. Gjithsesi, ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe shpresoj shumë që në muajin në vijim do të kemi atë takimin ose konferencë­n tjetër ndërqeveri­tare, në mënyrë që të kalojmë te negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat për grup- kapitullin e parë që janë të drejtat themelore, sundimi i ligjit dhe ndoshta aty mund t’i diskutojmë këto të drejta themelore në mënyrë të gjerë pasi të jenë hapur vetë negociatat”, - u shpreh Varhelyi. Në nëntor, Greqia bllokoi Shqipërinë në BE për të hapur grup- kapitujt e parë të negociatav­e duke mos nënshkruar letrën e përbashkët të 27 vendeve anëtare, që në fakt kërkohej mbështetje unanime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania