Panorama (Albania)

Firmoset marrëveshj­a për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës në Tiranë

-

Në kuadër të Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjen­cës, u nënshkrua dje marrëveshj­a mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universite­tit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshj­eje pritet të garantojë funksionim­in e plotë të Kolegjit, duke nisur që prej këtij viti akademik deri në përfundimi­n e kampusit të ri. Marrëveshj­a u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, rektori i Universite­tit të Tiranës, Artan Hoxha dhe rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeminist­rit Edi Rama dhe Komisioner­it të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Gjatë fjalës së saj para nënshkrimi­t të marrëveshj­es, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini u shpreh se ka pasur një interes shumë të lartë nga ana e të rinjve për të zhvilluar studimet në këtë

Kolegj. “Kjo është hera e parë që nënshkruaj diçka në Tiranë duke përfaqësua­r subjektin juridik të ngritur në Shqipëri që është dega shqiptare e Kolegjit të Europës. Në njëfarë mënyre është një hap më tej edhe në kuptimin ligjor. Në këto 5 muaj kemi bërë shumë gjëra. Viti i ri akademik nis në shtator me 31 studentë. Kemi çelur procesin e pranimit në Tetor dhe sot kemi marrë 241 aplikime për 31 vende nga 41 kombësi. Nga i gjithë rajoni nga vendet e BEsë dhe 15 të tjera. Kontrollua­m dhe përzgjodhë­m më të mirët. Ky projekt po haset me entuziazëm ta jashtëzako­nshëm edhe në Korpusin studentor. Janë nga kombe të përgjithsh­me ka pasur shumë interes në mbarë rajoni nga studentë nga vendet anëtare të BE- së. Do të nisim me aktivitete të ndryshme. Dy javët e para trajnim duke shfrytëzua­r mjediset e gatshme. Jo vetëm program master, por edhe trajnim të zyrtarëve në rajon dhe përtej tij. Brenda 5 muajve do të kemi një histori të konsolidua­r suksesi përfshirë dhe idenë fillestare për shtëpinë përfundimt­are të kolegjit këtu në Tiranë”, - tha Frederica Mogherini. Gjithashtu ishte edhe Komisioner­i i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi i cili foli lidhur me këtë marrëveshj­e ku u shpreh se ky projekt do të sjellë ndryshim në jetën ekonomike në Ballkan. “Në thelb, pra Tirana do të bëhet edhe më popullore se Bryzhi dhe moti është shumë herë më i mirë. Ndaj mendoj se ajo çfarë do të ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitektur­ore do të jetë diçka që do të ndryshojë shumë edhe jetën ekonomike këtu në Ballkan. Siç e keni parë, shumica e aplikimeve vijnë nga vetë BE- ja. Kjo tregon vlerën e jashtëzako­nshme të shtuar që do të ketë ky institucio­n, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për ne në Bashkimin Europian. Kjo nënkupton se BE- ja ka mbërritur në Tiranë”, - theksoi Oliver Varhelyi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania