Panorama (Albania)

Fondi 6 miliardë euro i BE, Berisha: Mollë e ndaluar për shqiptarët

“Rama dhe Vuçiç përfitojnë nga kontraband­a ruse”, ish- kryeminist­ri: Samitet e Tiranës në të vërtetë ishin vetëm takime

- VALENTINA MADANI

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha iu drejtua dje simpatizan­tëve të tij, në lidhje me samitet që u mbajtën në Tiranë për dy ditë radhazi duke u bërë të qartë shqiptarëv­e se nuk do të përfitojnë asgjë nga fondi i BEsë prej 6 miliardë eurove.

Berisha shprehet se nuk ishin dy samite, por thjesht dhe vetëm dy takime. Ishkryemin­istri uron që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrate­gjinë, lustrën propagandi­stike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve. Ai thekson se Putini i vogël ( Aleksandër Vuçiç), firmosi në Tiranë fitoren e tij, duke shtuar se si Vuçiç ashtu edhe Rama përfitojnë nga kontraband­a ruse. Sipas Berishës, Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij. “Sot ishte takimi i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit. Komisionar­i i zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicio­n të gjashtë vendeve, 6 miliard euro. Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027. Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufishme. Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti. Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë? Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre. Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni. Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët. Rikthehemi pak 7 vite më parë, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor. Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë.

“Komisionar­i i Zgjerimit, Varhelyi, njoftoi se janë vendosur në dispozicio­n të gjashtë vendeve 6 miliardë euro. Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE- ja ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027. Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufishme, por tjetër është takimi, tjetër është realiteti. Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë? Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre. Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni”

Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij. Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD- it. Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij. Këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjës­ia jonë. Ndaj dhe ne duhet të marrim në dorë vendin, në dorë fatin tonë”, - tha Berisha. Duke komentuar rolin e Aleksis Soros në takimet në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratik­e Sali Berisha, i bëri thirrje sërish kongresit të SHBA- së që të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë. Sipas Berishës, mandati i Sorosit buron vetëm nga korrupsion­i. “Ju jeni dëshmitarë se unë për asgjë personale, por absolutish­t vetëm për ato interesa që mbrojmë së bashku, për ato ideale që ndajmë së bashku, për ato interesa kombëtare të përbashkët­a, kam denoncuar fuqishëm Xhorxh Sorosin dhe Aleksis Soros. Tani miqtë e mi, dy fjalë. Në dy takimet, ishte si padron i vërtetë i tyre, superminis­tri i Jashtëm i Ballkanit Perëndimor, Aleksis Soros. Miq, secili nga ju, çdo shqiptar, por edhe çdo i huaj, çdo evropian, çdo amerikan, është i lutur të shtrojë një pyetje: cili është mandati i Aleksis Soros, që qëndron si padron i samiteve të rajonit? Çfarë përfaqëson mandati i tij? SHBA? Jo dhe jo! SHBA përfaqësoh­en nga qeveria e këtij vendi. Ndonjë qeveri evropiane? Jo dhe jo. Ata kanë përfaqësue­sit e tyre? Ndonjë organizatë ndërkombët­are? Asnjë prej tyre. Ata kanë mënyrën e tyre të ndërtimit dhe të përfaqësim­it. Më thoni atëherë, a patë ju aty ndonjë tjetër njeri që nuk përfaqëson mandat përveç atij? Asnjë. Atëherë nga vjen mandati i tij? Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, mandati i tij vjen nga korrupsion­i, vjen nga korrupsion­i, vjen nga korrupsion­i. Aleksis Soros dhe i ati i tij janë promotorë kryesorë të korrupsion­it politik, që blejnë politikanë me qese parash. Thirrja ime për Kongresin e SHBA, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson Aleksis Soros. Thirrja ime për Parlamenti­n Europian, për Komisionin Europian, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe rajonin. Nga buron mandati i tij? Si ka mundësi? Pse i shtroj unë këto? I shtroj këto se pa një mandat ai nuk mund të jetë kurrë në një samit. I shtroj se ai është faktuar një mbështetës pa kushte i Edi Ramës. I shtroj këto se lidhjet e tij me Shqipërinë flitet se janë nga më të pistat në botë, sepse demokracia në këtë vend po vuan për shkak të mbrojtjes së i bën brenda në Shqipëri dhe jashtë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatë­s së tyre kriminale. E mbyll këtë fjalë para jush luftëtarë të së vërtetës, cilido që të takoni, mos u lodhni kurrë së përsëritur­i se e vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania