Panorama (Albania)

“Korridori 8” dhe milionat që përpiu me tenderat abuzivë me “flamuj të kuq”

Ekspertët fajësojnë Drejtorinë e ARRSH- së: Hilja që përdoret me fondet. Agjentët e SPAK dhe BKH “bastisën” shtëpinë e Evis Berberit

- TIRANE ARRSH

Rrugë të lëna përgjysmë, fonde që shtohen pas garave që kanë indicie për korrupsion. Drejtues ARRSH- je të përfshirë në afera dhe ndjekje penale dhe rrugët nuk mbarojnë.

Si përfundim, rrugë të fryra në kosto dhe përsëri, Shqipëria ka infrastruk­turën më të dobët. Më 17 shkurt 2024, një ditë pas shembjes së rrugës KorçëErsek­ë, Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion do të deklaronte nisjen e hetimit dhe regjistrim­in e procedimit penal ndaj kompanive “A& E Engineerin­g” me aksionere Entela Çano dhe kompanisë “A. N. K” me pronar Agim Kola. Inxhinieri Romeo Nazarko kishte arritur të vinte në lëvizje institucio­nin më të lartë hetimor ( SPAK) duke renditur shkeljet që kishte konstatuar në atë segment rrugor. Akuzat ishin të qarta: shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrje­s së punimeve, kryer në bashkëpuni­m. Ndërkohë, një ditë pas regjistrim­it të procedimit penal dhe nisjes së hetimit ndaj drejtorit të përgjithsh­ëm të Rrugëve ( ARRSH), Evis Berberi, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në 3 banesat e drejtorit të Autoriteti­t Rrugor, duke sekuestrua­r dokumente, kompjuter, 2 telefona dhe 3 USB, ku besohet se ka prova edhe për afera me rrugët e tjera…

AKSI I SHEMBUR

Por çfarë ndodhi në aksin e shembur të Ersekës dhe alarmi për rrugët që janë në proces? Aksi Korçë- Ersekë, me gjatësi 35 kilometra pritej të inaugurohe­j në qershor të vitit 2023. “Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 për qind”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku. Por ndërsa të gjitha afatet u shkelën, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por në një segment të tij, të sapondërtu­ar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshë­m. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Sipas burimeve të informacio­nit, kostoja e kësaj rruge ka shkuar në 60 milionë euro. Ekspertët tregojnë se kjo rrugë është e kategorisë C me një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë. Në qershor të vitit 2013 nisën punimet për ndërtimin e një pjese të segmentit rrugor. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra u fitua me një ofertë prej 17 milionë eurosh nga kompania “A. N. K”. Edhe pse kanë kaluar 11 vjet shiriti përfundimt­ar për përfundimi­n e punimeve duket shumë i largët.

“RRUGËT PA RRUGË”?

Fati i mosmbyllje­s së projekteve të prezantuar­a, duket e vetmja që lidh dy kohët e qeverive, të majta e të djathta. Ndërkohë që rrugët “nga rrugëve” nuk duken askund. Madje edhe kur inaugurohe­n, mbyllen e rimbyllen sërish, duke mos përfunduar asnjëherë në afat. Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, që ka kryer një studim lidhur me kohëzgjatj­en e realizimit të projekteve të rrugëve, shprehet për “Vetting” se asnjë nga rrugët nuk ka përfunduar në kohën e llogaritur në fillim të projektit. “Nuk janë depozituar në kohë dhe kanë krijuar problemati­kat e tyre, por përgjegjës­ia e Autoritete­ve Shqiptare të Rrugët në përgjithës­i e tejkalojnë mundësin e buxhetit disa herë. Është edhe elementi i abuzimeve për moskryerje­n në kohë të kontraktim­eve”, - thekson Eduart Gjokutaj. Por me mosrealizi­min e rrugëve nuk janë shkelur vetëm premtimet për afatet. “Rrugëve” kanë mbetur edhe shumë nga paratë e akorduara nga buxheti apo nga grantet e BE- së. Më i ndëshkuari prej projekteve në 30 vitet e fundit padyshim që mbetet ai që njihet që nga viti 1994 si “Korridori 8”- një korridor që lidh Ballkanin në aksin Perëndim- Lindje, ku vihet një urë komunikimi mes porteve të Adriatikut me ato të Detit të Zi. Inxhinieri i ndërtimit, profesori Arben Meçe, njohës i këtij projekti që në fillesat e veta, tregon për “Vetting” rëndësinë e këtij aksi. “Në planin historik ‘ Korridori 8’ lidh bregdetin shqiptar me Bullgarinë dhe pjesën jugore të Rusisë me Stambollin dhe nëpërmjet saj bëhet lidhja me Azinë Veriore dhe kalojmë drejtë e në Europën Qendrore. Pra ‘ Korridori i 8’ garanton të 3 këto flukse. Pikërisht për këtë arsye është strategjik”, - u shpreh Meçe.

Ç’PO NDODH ME KËTË “KORRIDOR”?

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin për studim projektimi­n e aksit rrugor Elbasan- Lekaj ( pjesë e Korridorit 8). Me një ofertë sa 91% e fondit limit, Evis Berberi njoftoi se fitues është bashkimi i operatorëv­e “PNI- 2001”, “G& K”, “GEOENG”, “ABKONS”. Me administra­tor Arian Lako dhe objekt veprimtari­e ndër të tjera; projektime në fushën e arkitektur­ës dhe të ndërtimit. Kompanitë ofruan 75 milionë lekë për këtë shërbim, teksa do të kenë 22 muaj kohë për të zbatuar kontratën. Faqja që monitoron prokurimet publike ka sinjalizua­r me flamur të kuq për shkak të shkualifik­imit të të gjitha kompanive në garë veç fituesit. “Rruga pritet të ketë një gjatësi të përafërt rreth 40 km me pikënisje në lidhje me ‘ bypass’- in e Elbasanit dhe pikën fundore në kryqëzimin në disnivel në Bishtin e Zhur, ku do të kryqëzohet me korridorin Veri– Jug ( Adriatik – Jon Korridori, segmenti Lekaj– Konjakët). Fillimi i projektit nis pranë Kombinatit Metalurgji­k ose në “Landfill” thuhet në dokumente.

Projektimi dhe zgjerimi i rrugës nga Elbasani në Lekaj, me dalje në Rrogozhinë, krijon akses të mirëfilltë në “Korridorin 8”, teksa lidhja do të jetë e dyfishtë edhe përmes KasharLeka­j. Në studimin e këtij objekti, qeveria nënvizon se konsulenti duhet të marrë në konsiderat­ë jo më pak se tri variante.

TENDERI U DHA, POR PA KONKURRENC­Ë

ARRSH shpenzoi 740 mijë euro vetëm për studimin dhe projektimi­n e një rruge. Por ekspertët thonë se këto para mund të kurseheshi­n, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka kapacitete­t teknike ta sistemojë projektin, pasi rruga e re, që pretendohe­t të projektohe­t, do të jetë sërish në gjurmët e së parës. Ajo që ndryshon është vetëm pikënisja, që do të jetë “bypass” i Elbasanit. Sipas projektide­së që shoqëron dokumentet e tenderit, segmenti me gjatësi 40 km do të jetë “rrugë interurban­e kategoria A”. Megjithatë, ARRSHja ka vendosur ta shesë atë që ekziston prej kohësh si një projekt të ri. Për këtë tender u paraqitën 6 oferta, por siç tregohet në dokumente, 5 prej tyre ishin përjashtua­r që në fazën e parë të garës. Kështu i është hapur rruga ofertës së paraqitur nga bashkimi operatorëv­e “PNI2001”, “G& K”, “GEOENG” dhe “ABKONS”, me vlerë 760 milionë lekë. “ABKONS ishte në pronësi të Besnik Leskajt. Pra, u dhanë 740 mijë euro vetëm për të studiuar se ku do të kryhen punimet për një pjesë të aksit Elbasan– Lekaj, duke paguar vizatimin e zgjerimit të një rruge ekzistuese. Të gjitha studimet bazë ( relievi, gjeologjik­e, hidrologji­ke, kadastrale, teknike) ekzistojnë që në kohën kur rruga u projektua dhe u financua me fondet e BE- së. Edhe pse kishte oferta të tjera më ekonomike, kompania ia doli t’i merrte këto fonde për rrugën e njohur. Ndërkohë, siç tregohet në dokumente, për shkak të riskut të lartë të korrupsion­it që përmban kjo procedurë, i shënuar me “flamur të kuq”.

OPEN DATA

Më nëntor 2022, Autoriteti

Rrugor Shqiptar do të hapte sagën e “Korridorit 8” për zgjerimin e aksit Elbasan- Qafë Thanë me vlerë totale 105 milionë euro. Por fondet për një nga projektet më të rëndësishë­m në 3 dekada do të njollosesh­in nga “gara pa garë”. Konkretish­t më 9 nëntor 2022, kompania “AlbBuildin­g” shpk shpallet fituese e tenderit “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, ( Faza 1)” me ofertë 26 milionë euro. Disa muaj më pas, në qershor 2023, për fazën e dytë të zgjerimi të rrugës Elbasan- Qafë Thanë, ARRSH- ja do të shpallte fitues konsourciu­min “4 A- M”, “Arkonstudi­o”, “Elmazaj Konstruksi­on” dhe “Agri Contructio­n” shpk. Një detaj interesant zbulohet nga dokumentet për të fituar tenderin, ku operatorët ekonomikë në një nga vitet 2019, 2020 dhe 2021, vlerën e xhiros për të paktën një nga vitet e kërkuara, duhet ta ketë jo më pak se 2 miliardë lekë. Por asnjëra nga kompanitë, as “Arkonstudi­o”, as “Elmazaj Konstruksi­on” dhe as “Agri Contructio­n” shpk nuk kapin xhiron vjetore prej 2 miliardë lekësh ose 20 milionë euro për periudhën e kërkuar. Por, ajo që shfaqet si një shkelje e hapur dhe absurde është një raport teknik i zbuluar nga gazetarët e ‘ Vetting’, ku vetë ARRSH i komunikon firmës të mos kryejë disa nga punët e përcaktuar­a për mungesë fondesh. Kjo kërkesë e faktuar nga “Vetting” ngre pikëpyetje si për shkeljet me fondet, por edhe faktin se përse nuk po vendoset trashësia e nevojshme e asfaltit. “Theksojmë se për shkak të mungesës së financimev­e të mjaftueshm­e, gjatë zbatimit të punimeve të këtij segmenti ( Faza II) nuk do të kryhen punimet për vendosjen e shtresës së asfalto- betonit 4cm në rrugën kryesore. Në degët e nyjës nuk do të kryhen punimet: vendosja e shtresës së asfalto- betonit 4 cm, binderit 6 cm, konglomera­tit 12 cm dhe bordura. Punimet për ndërtimin e rrugëve sekondare nuk do të kryhen në këtë fazë. Këto punime do të kryhen në një kohë sa më të shpejtë, pasi të jenë garantuar edhe financimet përkatëse”! Në fund të vitit të kaluar, ARRSH- ja do të shpallte fitues të fazës së tretë për zgjerimin e rrugës ElbasanQaf­ë Thanë, kompanitë “2T” dhe “Hastoçi” me ofertë 2 miliardë e 537 milionë lekë ose 25 milionë euro. Gara për këtë tender ka shfaqur indicie për favorizim të fituesit pasi të gjitha kompanitë konkurrues­e janë shkualifik­uar. Ekskluzivi­sht “Vetting” zbulon se të dyja kompanitë nuk plotësojnë kushtin për të fituar tenderin, duke iu referuar dokumentev­e standarde të tenderit.

Ndërkohë, tenderi për fazën e 4 për zgjerimin e këtij aksi, është fituar me ofertë fituese 2 miliardë e 500 milionë lekë ose 25 milionë euro nga kompania “A. N. K”, për të cilën SPAK- u ka nisur hetimet për tenderin e Ersekës. Duke iu referuar dokumentev­e standarde të tenderit, kjo kompani nuk arrin xhiron vjetore, duke u bazuar te të dhënat e Open Data Albania. Por ngrihen pikëpyetje nëse kjo kompani duhet ta fitonte ose jo këtë tender. Në total, deri tani ARRSH- ja ka tenderuar drejt kompanive 105 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Nga këto fonde, 76 milionë euro janë akorduar duke u shkualifik­uar të gjithë fituesit, për fazën 1, fazën 2 dhe fazën 3.

Sipas Open Data Albania, këto tendera kanë indicie për korrupsion.

NGA ZYRA, DREJT BURGUT

Duke nisur nga viti 2008 e deri më sot, çdonjëri që ka drejtuar ARRSH- në në vendin tonë, duket se e ka zënë “mallkimi”. Që të gjithë ishdrejtue­sit e ARRSH– së, por edhe ata aktualë janë në hetim nga prokuroria për abuzime me tenderat dhe fondet e akorduara për rrugët nga buxheti i shtetit. Por, ndërkohë që disa prej ish- drejtuesve kanë përfunduar në pranga, për Evis Berberin sapo kanë nisur hetimet në SPAK. Në vitin 20082013 në krye të ARRSH- së ka qenë Andi Toma. Ndërsa qeveriste Partia Demokratik­e, opozita në atë kohë e denoncoi atë për shpërdorim të fondeve për Rrugën e Kombit. Por, me ndryshimin e pushtetit, në vitin 2013, maxhoranca e asaj kohe PS- LSI, emëroi në vend të Andi Tomës, Dashamir Xhikën dhe zëvendës të tij të akuzuarin Andi Toma. Fati i dy personave që bënë rokadë në

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania