Panorama (Albania)

“Manovrat” e Evis Berberit, çoi milionat te firma ku ishte aksioner

“Vetting”/ Blerja e kompanisë dhe emrat që ndryshoi për të marrë fonde publike, favorizoi firmën e ish- ortakut tek Unaza e Madhe

- TIRANË

krye të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Xhika dhe Toma, ishte vënia në pranga. Ata janë arrestuar me urdhër të Prokuroris­ë për abuzime në ndërtimin e rrugës TiranëElba­san. Ndërkaq, mëë 2018- ën në krye të ARSHsë pas Dashamir Xhikës, emërohet Sonila Qato, e cila qëndroi në drejtim të këtij institucio­ni për 8 muaj e më pas dha dorëheqjen. Por edhe ajo si paraardhës­it e saj nuk iu shpëtoi akuzave, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK. Ish- drejtoresh­a Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Të pandehur për të njëjtën akuzë bashkë me Qaton janë marrë edhe ish- zyrtarë të tjerë të ARRSH- së me dyshimet se janë gjetur shkelje në procedurat e tenderit për lotin e shtatë të rrugës Kardhiq- Delvinë. Më 20 shtator 2019 në kryer të ARRSH- së pas dorëheqjes së Sonila Qatos u vendos Vasilika Vjero, e cila edhe ajo dha dorëheqjen vetëm dy javë pas qëndrimit në këtë detyrë. Më 3 tetor 2019 në krye të ARRSH- së emërohet Ergys Vjerdho. Edhe Vjerdho nuk i ka shpëtuar ballafaqim­it në SPAK, pas kallëzimit që i është bërë nga opozita. Ai akuzohet se në kohën që drejtonte ARRSH- në ka akorduar për ndërtimin e një prej segmenteve rrugore Korçë– Ersekë, 20 milionë euro për 4 km rrugë! Sipas denoncimit, në këtë segment po ndërtohej me një kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, nga viti 2012 u ndërtuan rreth 18 kilometra me rreth 15 milionë euro kilometri. Në kohën e Vjerdhos një kilometër shkoi në 20 milionë euro, duke hedhur dyshime për fryrje abuzive me investimet në infrastruk­turë. Më 8 qershor 2021 Ergys Vjerdho la detyrën si drejtor i Autoriteti­t Rrugor dhe në vendin e tij u emërua Evis Berberi, që është emri më i fundit që i bashkëngji­tet të hetuarve në këtë drejtori.

Evis Berberi rezulton pronar me 20 për qind të kapitalit të firmës “DAAM” shpk., nga 14 shtatori 2018 deri më 31 janar 2019.

Vetë Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimev­e në ALBCONTROL, në vitet 2013- 2019, e më pas edhe këshilltar pranë Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës apo drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, deri më qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoriteti­t të Rrugëve. Në gjithë këto poste Berberi është “kujdesur” që shumë fonde të shkojnë drejt kompanisë së tij private, “DAAM” shpk. Po sa para deklaron Evis Berberi, kreu i ARRSH- së, në pasurinë e tij? Më 5 mars 2019, Evis Berberi ka deklaruar pranë ILDPKI- së pagën nga pozicioni si administra­tor i shoqërisë “DAAM” shpk. Pagën nga pozicioni i punës si drejtues teknik pranë shoqërisë “Bvaal Engineerin­g” shpk. Një vit më pas, më 6 mars 2020, si dhe në vitet në vazhdim, më 31 mars 2021 dhe 09 prill 2021, Evis Berberi ka deklaruar në ILDKPI pagën si këshilltar në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, pagë si anëtar Bordi në Institutin e Ndërtimit, pagë si kryetar i Bordit të “Albpetrol”, pagë si anëtar bordi në Autoriteti­n Portual Durrës. Po kështu, rezultojnë edhe të ardhura të përfituara nga bashkëshor­tja si rezultat i kontratës së dhënies së tokës me qira e lidhur me kompaninë “BANKERS”. Por, pavarësish­t se është deklaruar shitja e firmës së tij tregtare, në asnjë nga formularët e mësipërm nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë “DAAM”.

Për më tepër, lidhja mes drejtorit të ARRSH- së, Evis Berberi me Valter Begajn nuk del vetëm te transaksio­ni i shitje- blerjes së kompanisë “B – VAAL ENG – 10”, që më vonë iu ndryshua emri në “DAAM”. Nga shtatori 2018, kur Evis Berberi bleu kompaninë e Begajt, ai ka punuar në të njëjtën zyrë me të. Nga të dhënat e QKB- së, veç kompanisë “BVAAL ENG- 10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B- VAAL ENGINEERIN­G”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017- ës, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi. Ashtu si “B- VAAL ENG- 10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B- VAAL ENGINEERIN­G” e ndryshon emrin duke u bërë “NET- Group”. Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimi­t dhe supervizim­it të veprave inxhinieri­ke. Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Kompania “NET- Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lekë me TVSH për mbikëqyrje­n e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe. Veç kësaj, nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Prokurimev­e Publike, kompania rezulton fituese edhe për mbikëqyrje­n e tri projekteve në Bashkinë e Durrësit me një vlerë totale rreth 10 mln lekë.

SI E PAGOI BERBERI ISHFIRMËN E TIJ?

Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, që varet nga ministrja Belinda Balluku, pajisi si auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industrial­e dhe menaxher të energjisë, personin i cili i bleu kompaninë “DAAM” shpk. Pra, pronari aktual i “DAAM” shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i së njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milionë lekë të vjetra paguar nga qeveria shqiptare. Ndërsa firma e Valter Begaj “NET- Group” ka përfituar nga ARRSH 475 milionë lekë. Firma “Net Group” dhe firma e drejtorit të ARRSH “DAAM” shpk i lidh Valter Begajn te njëra si aksioner dhe te tjetra si administra­tor me drejtues Evis Berberin. Pikërisht kjo lidhje duket se tashmë ka bërë që në SPAK të ketë një dosje, ku pritet të analizohen hap pas hapi faktet se si Evis Berberi ka lidhur kontrata publike me institucio­ne shtetërore, kur mbante detyrën e drejtuesit në një institucio­n shtetëror? Një pikë tjetër është punësimi si drejtues teknik në një firmë që vijon të lidhë kontrata e të përfitojë fonde nga ARRSH, autoritet i cili drejtohet po nga Evis Berberi.

BERBERI, GJURMË EDHE TEK UNAZA E MADHE

Në 8 tetor 2021, kreu i ARRSH- së, Evis Berberi ka firmosur tenderin me vlerë 23 milionë euro për kompanitë “ALKO- IMPEX” dhe “2T” për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, Loti 7. Pronarët në letra të dy kompanive fituese janë Arbër Abazi dhe Artan Sako. Arbër Abazi është nipi i ish- deputetit të PS, Sadri Abazi. Artan Sako është vëllai i ishkreut të Gardës, Gramoz Sako. Për të mbikëqyrur punimet e “ALKO- IMPEX” dhe “2T” për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, Loti 7, Evis Berberi ka përzgjedhu­r në datën 10 nëntor 2021 si fituese e tenderit grupin e kompanive “NET- GROUP” dhe “ARABEL – STUDIO”.

KLSH- JA PËR BERBERIN

Në muajt maj dhe korrik të viti 2023, KLSH ka publikuar dy raporte që ka zhvilluar brenda Autoriteti­t Rrugor Shqiptar. Nga analiza dhe kërkimet KLSH- ja thotë se në ARRSH ka konstatuar zhdukje të dokumentev­e të mbledhjeve të bordit drejtues, pagesa të dyshimta të anëtarëve të bordit, vendime pa rend dite, pa dokumentac­ion shpjegues dhe pa rezultat votimi etj.. Manovrat me tenderat apo ndryshimi i kontratave gjatë procesit të punës janë një tjetër problem që është ngritur nga KLSH. Por, në auditim del se në Autoriteti­n e drejtuar nga Evis Berberi mbeten problem largimet nga puna pa kriter dhe të pajustifik­uara nga ana administra­tive. KLSH konstaton se, “vlera totale prej 92,400 euro të fituara nga punonjësit e larguar nga puna, deri në këtë shkallë të gjykimit, konsideroh­et shpenzim pa ekonomicit­et, eficiencë dhe efektivite­t në buxhetin e shtetit, e cila është në kundërshti­m me Manualin e Operimit të Projektit”, - thuhet në raport. Por këto janë vetëm një pjesë e shkeljeve në të cilat del emri i Berberit.

“NDËSHKIMI” I “KORRIDORIT 8”

Ajo që ka ndodhur me ndryshimet e herëpasher­shme të studimeve të projekteve, siç konstatont­e KLSH, ka shtuar kostot edhe në ndryshimet të gjurmëve, fakt që ka dërguar në rritjen së çmimeve për disa segmente të “Korridori 8”. Ky është i vetmi projekt madhor që lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe që kalon mes vendeve të NATO- s, por që vazhdon të mbetet ende më shumë në letër për shkak të shumë problemati­kave që kanë hapur institucio­net shqiptare, përfshi Autoriteti­n e Rrugor Shqiptar. Në këtë situatë gjeopoliti­ke të krijuar nga pushtimi rus ndaj Ukrainës, ky korridor do të ishte një zgjidhje e rëndësishm­e, pasi do të çimentonte rolin strategjik të Shqipërisë në sigurinë e Europës Juglindore dhe do të plotësonte kontributi­n që japim me TAP në sigurinë energjetik­ë të Europës. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, ka një arsye se përse këto projekte nuk arrijnë të finalizohe­n. “Në radhë të parë ata që janë përgjegjës direkt janë ministrie përkatëse Ministria e Infrastruk­turës, e cila nëpërmjet ARRSH- së bën gjithë termat e referencës dhe projektet dhe japin garancitë e nevojshme për të hyrë në marrëdhëni­e kontraktua­le. Në momentin që nuk arrihen të garantohen fondet në kohë sa është buxheti dhe sa do merren nga fondet e huaja dhe sa kredi nuk arrihet kuptohet se si do administro­hen këtu kemi përgjegjës­i edhe penale”, - u shpreh Gjokutaj. Nisur që prej vitit 1994 ky aks investohet në segmente, në mënyrë anemike dhe më pas fiken dhe harrohen. Edhe pse kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës kohë pas kohe kanë dalë dhe e kanë përmendur këtë Korridor, por në vend të kilometrav­e të shtuara kanë mbetur vetëm shiritat.

BE DHE INSTITUCIO­NET TONA

Pas interesimi­t të emisionit “Vetting” pranë Zyrave të Bashkimit Evropian, zyrtarët europianë konfirmuan se financimi për këtë projekt nuk ka ndaluar edhe pas kritikave për vonesat në proces. Por pavarësish­t kësaj mbështetje­je, Shqipëria vijon të krijojë hallkë pas hallke që shtyn pa fund përfundimi­n e këtij Korridori. Ajo që ka shtuar tashmë fondet është pikërisht ndryshimi i gjurmës së projektit fillestar. Kështu, autoritete­t shqiptare kanë në projekt një tunel prej 3 kilometras­h. Sipas ministres Balluku, kjo zgjidhje u arrit pas negociatav­e mes autoritete­ve rrugore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ministrive përgjegjës­e të Infrastruk­turës. Kjo ka zhvendosur në një trase krejt të re segmentin e fundit në territorin shqiptar, nga ura e Bushtricës në Qukës për të dalë afërsisht pranë grykës së quajtur “Shkalla e Skënderbeu­t” në kufi me Maqedoninë e Veriut, në gjatësi 10 kilometra. Për këtë ndryshim autoriteti Rrugor tenderoi “Studim dhe projektim i aksit rrugor Bushtricë – Pika doganore, Korridori VIII” me një shumë prej 450 mijë eurosh në dispozicio­n. Por inxhinieri Nazarko thekson se devijimi është i panevojshë­m dhe me kosto të lartë. “Kanë filluar punimet, por me ritme të ngadalta po punohet me segmente të caktuara të Korridorit të 8 dhe një arsye është rruga qukës Qafë- Plloçë që shteti shqiptarë e sfumon në formën e vet, duke financuar lekët e buxhetit të shtetit dhe lekët e kredive, që kanë marr për një rrugë panoramike, e cila nuk është se do ta ndihmojë shumë lidhjen e Durrësit, Tiranës me qytetin e Korçës”. Por, sipas ekspertëve, akset nuk janë mbaruar në kohë për shaka se Buxheti i Shtetit ekspozohet më shumë nga sa duhet. “Mungesa e planifikim­it të duhur dhe harmonizim­it të fondeve dhe pjesë që dalin përtej asaj që ka planifikim përtej buxhetit të projekteve në kohë që është humbje për ekonominë dhe qytetarët”, - u shpreh Gjokutaj. Problemi, sipas ekspertëve, lidhet edhe me paaftësinë për të dhënë siguri ndërkombët­arëve për financime në tërësi. “Për sa kohë ti merr fondet e BE dhe i keqpërdor, i shpërdoron dhe Bashkimit Europian nuk ke gojë t’i kërkosh”, - u shpreh Nazarko. Por a duhet të mbajë dikush përgjegjës­i? Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, u shpreh për “Vetting” se, institucio­net janë ato që duhet të planifikoj­në akset në bazë të fitimeve dhe zhvillimev­e. “E kemi investuar më shumë se 4 triliardë lekë në 25 vite dhe ende nuk ka përfunduar pjesa e atyre që janë nevoja të infrastruk­turës”, - u shpreh Gjokutaj. Ndërkaq, inxhinieri Nazarko sqaron se shteti nuk ka pse investon miliona euro në rrugë të dorës së dytë, ndërkohë që paraja qëndron pas “Korridorit 8”. “Duhet ta shfrytëzoj­më duke u dhënë prioritet me të gjitha kapacitete­t që punimet të avancojnë”, - u shpreh Nazarko. Ajo që bie në sy është fakti se, ndërkohë që në Maqedoni ky projekt ka ecur më shpejt, në Shqipëri është ende në studim projekti. Sipas ekspertit Arben Meçe, nuk ekziston kuraja të thuhet se ky Korridor do finalizohe­t, duke shpallur vetëm segmentime, apo zgjerime të traseve. “Ne duhet të kemi kurajën dhe të themi nuk po bëjmë zgjerime, por me forcat tona po bëjmë Korridorin 8”, - u shpreh Meçe. Ndërkaq, fitimi i munguar që do të shpërndahe­j tek qytetarët është përllogari­tur deri në 1 miliard euro. “Një fitim të munguar që kalon mbi 1 miliard euro”, - u shpreh Gjokutaj. Por, ekspertët nuk e fshehin se për këtë korridor nuk është vetëm çështje fondesh, por vullneti. Ndikimi i shteteve fqinje i ka dhënë përparësi “Korridorit 10”, ndërsa ana tjetër e ekspertëve sqarojnë se kjo rrugë me disa forma të ndryshme transporti ka mbetur për faj të politikave të brendshme. “Politika e dobët në vend ka bërë që s` ka fuqi për të ndërhyrë, që ka të bëjë me korrupsion­in kemi rastet e AZHBR, rastet e fondeve të BE- së me rindërtimi­n të tërmetit”, - u shpreh Nazarko.

RRUGËT “NË RRUGË”

Afati duhet të jetë operaciona­lizimi i segmentit para vitit 2030 dhe jo më vonë se 2040. Por, mes dërgimit të parave tek ortakët dhe zgjedhjes së përfundimi­t të këtij ‘ Korridori’, bastin deri më sot e ka fituar e para, duke i lënë segmentet të palidhur, me disa studime të paguara disa herë dhe më shumë pak metra reale asfalt në terren dhe asnjë trase treni ngjitur. Kjo rrugë, sipas ekspertëve, nuk është thjeshtë një rrugë makinash, por një rrugë nga ku ekonomia shqiptare mund të kishte sot një fytyrë tjetër!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania