Panorama (Albania)

Balla: Kemi shefa komisariat­esh të kapur me presh në duar, por duhen rezultate

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi nga AMP- ja “të ngrejë stekën” në goditjen e korrupsion­it në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të komisariat­eve.

Deklarata u bë në ceremoninë e certifikim­it të punonjësve të trajnuar nga ICITAP në radhët e AMP. “Kur erdha në korrik, ju pyeta për drejtorë dhe shefa komisariat­esh të proceduar nga ana juaj. Më vjen mirë që në këto muaj kemi pasur shefa komisariat­esh apo shefa sektori të Policisë së Shtetit të kapur me presh në duar, por duhen edhe më shumë rezultate, edhe në nivele më të larta”, - deklaroi ministri. Deklarata e Ballës paralajmër­on një tërmet në rangjet e larta të Policisë dhe se tashmë nuk është i paprekshëm, e madje mund të ketë edhe surpriza në të ardhmen. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme ishin të pranishëm, i ngarkuari me Punë i SHBAve në Tiranë, David Wisner, deputetë e zyrtarë të MB- së, drejtuesit e misionit ICITAP etj.. Balla evidentoi gjithashtu se AMP ka 50% më shumë referime në këto 7 muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me pothuaj 2 herë më shumë punonjës policie të referuar, 257, ndër ta 78 punonjës të arrestuar apo me masa sigurie. “Edhe kjo është domethënës­e. Por duhen më shumë rezultate. Kalojeni pragun e shefave të komisariat­eve”, – theksoi Balla në fjalën e tij. Në lidhje me punën e AMP, Balla tha se “keni gjithë mbështetje­n, që kjo strukturë civile dhe inteligjen­te të kontrolloj­ë veprimtari­në e plotë në përputhje me ligjin dhe Kodin Etik të Policisë, Gardës dhe Shërbimit zjarrfikës. Do bëj gjithçka që t’ju mundësojmë trajtimin e duhur financiar dhe t’ju përfshijmë në programet mbështetës­e, si ai kredive të shtëpive”. Ai shprehu mirënjohje­n për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, agjencitë e saj, ambasadën në Tiranë, duke nënvizuar asistencën e vazhdueshm­e të programit ICITAP në Shqipëri, në fuqizimin, modernizim­in dhe në konsolidim­in e kapacitete­ve hetimore të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore. “Agjencia e

Mbikëqyrje­s Policore, – nënvizoi në fjalën e tij Balla, – u ngrit më shumë se 30 muaj më parë me një ligj të punuar bashkë me partnerët ndërkombët­arë, e në Parlament e kemi konsiderua­r si një ligj të rëndësisë së veçantë, të cilin e njoh mirë dhe e kam mirë parasysh sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar”, - tha ministri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania