Panorama (Albania)

I ati nuk do t’i linte shtëpinë, 60- vjeçari vjen nga Greqia dhe vret trashëgimt­arin

Zbardhet ngjarja, si ekzekutoi Ilo Lluka, Emiljan Pinen dhe më pas veten Krimi i dyfishtë, flasin fqinjët: Nëna e Emiljanit mbante në shtëpi të atin e Ilos prej 4 vitesh, pasi nuk kishte mundësi të lëvizte

- KORÇË

Emiljan Pine u ekzekutua teksa po tentonte të hapte një derë. Kthen kokën në errësirën e natës dhe në rrugë, nën një dritë të zbehtë rruge, i shfaqet djali i të moshuarit që ai mbante në shtëpi.

‘ Mysafiri’ fut dorën në xhep dhe prej aty nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të 4 herë. Emiljani bie në tokë, ndërkohë autori largohet pak dhe një tjetër plumb e ruan për vete! Kjo është pamja e tmerrshme që erdhi mbrëmë nga Korça, marrë nga një kamera aty pranë, ndërsa motivi i ngjarjes është trashëgimi­a e një apartament­i. Babai i ekzekutori­t, Andrea, 85 vjeç, shtëpinë në të cilën kishte jetuar i vetëm, ia kishte lënë pikërisht trashëgimi Emiljanit, nëna e të cilit kujdesej për të moshuarin prej shumë kohësh. Por me sa duket Ilo, kur e ka dëgjuar për këtë fakt nuk ka qenë dakord dhe disa herë është konfliktua­r edhe me të atin, por mbrëmjen e së mërkurës ai ka vendosur të vrasë djalin që do të trashëgont­e shtëpinë e tij, duke e përgjakur qytetin e Korçës. Ngjarja sipas policisë Ngjarja e rëndë me dy viktima në qytetin e Korçës, sipas policisë ka si shkak vendimin e të moshuarit Andrea Lluka për t‘ i lënë apartament­in djalit të gruas që prej katër vitesh e mbante. Autori u kthye nga Greqia duke refuzuar heqjen dorë nga trashëgimi­a, e për pasojë shkaktoi edhe tragjedinë me dy të vdekur. Sipas policisë, 60- vjeçari Ilo Lluka qëlloi katër herë me pistoletë ndaj Emiljan Pines në lagjen 18 duke e plagosur rëndë e më pas 37- vjeçari ndërroi jetë në spital. Pas krimit, autori kreu vetëvrasje. Burimet nga grupi hetimor shprehen se babai i 60- vjeçarit dëshironte që pronën dhe shumën financiare t’ia linte Pines, kjo pasi prej 4 vitesh nëna e tij i shërbente pasi ai ishte në pamundësi fizike. Madje, edhe fqinjët e konfirmojn­ë këtë fakt. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi mori njoftimin për vendimin e marrë prej babait, u kthye në vendlindje ku dhe kreu krimin. “Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljani ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanit e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, - tha njëri prej tyre. “Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjar­rë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën, pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, - ka deklaruar një banor tjetër afër vendit të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se që babai i autorit të ngjarjes bashkëjeto­nte me familjen e Emiljanit prej 4 vjetësh. Nëna e Emiljanit kujdesej për shkak të pamundësiv­e të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanit kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjete­sën, ku ajo kujdesej për të. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimi­a e një apartament­i në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestare­s. 60- vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko- ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin apo jo!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania