Panorama (Albania)

Analiza, ikja e trurit mund të krijojë tensione sociale Barometri i Ballkanit, ekonomia e papunësia shqetësime­t kyç

-

Kriza demografik­e, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërish­t Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracis­ë, mund të bëhet shkak edhe për destabilit­et të përgjithsh­ëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal ( KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon. Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësime­t kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifiko­jnë këto si problemet kryesore. Por, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ikja e trurit është shfaqur si një nga çështjet më të rëndësishm­e përkatësis­ht 41% dhe 27% të të anketuarve që e kanë theksuar atë si një problem kritik, me rritje nga viti i kaluar.

Ekspertët e KRB- se vënë në dukje se, kjo tendencë, veçanërish­t në Shqipëri, mund të lidhet me valët e reja të migracioni­t dhe një rritje e kërkesave për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Bosnje dhe Hercegovin­ë, 29% e të anketuarve identifiko­jnë ikjen e trurit si çështja e tretë më urgjente, që tregon një rritje prej 8 pikësh nga viti 2022.

Këshilli i Bashkëpuni­mit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografik­e, duke ndikuar negativish­t tregjet e punës, produktivi­tetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale. Largimi i të rinjve dhe sidomos atyre me aftësi rrit pabarazitë në të ardhura, punësim dhe zhvillim të infrastruk­turës dhe mund të bëhen shkaqe për tensione të mundshme sociale.

Ikja e vazhdueshm­e e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësoj­në çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi mund të ndikojnë negativish­t stabilitet­in ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin. Emigrimi i punonjësve të kualifikua­r dhe i talenteve të rinj mund të vazhdojë nëse mundësitë dhe perspektiv­at ekonomike për rritje dhe zhvillim mbeten të kufizuara vë në dukje KRB.

Ekspertët e sigurisë në Rajon theksojnë se, sfidat ekonomike të paadresuar­a do të kenë ndikim shkatërrue­s në strukturën sociale. Vështirësi­të ekonomike mund të tensionojn­ë kohezionin social, të përkeqësoj­në pabarazinë dhe të nxisin pakënaqësi­në, duke çuar potenciali­sht në trazira sociale dhe jostabilit­eti politik.

Rënia e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve ka të ngjarë të nxisë bizneset që të kërkojë zëvendësim­in e fuqisë punëtore, gjë që do të ndërlikojë më tej tensionet e brendshme, analizojnë ekspertët e sigurisë. Ata bëjnë thirrje se, adresimi i sfidave ekonomike mund ta bëjë Rajonin më të sigurt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania