Panorama (Albania)

Ikja pa kthim, 604 mijë shqiptarë morën nënshtetës­i të huaj në BE në dy dekada

Rreth 22% e popullsisë shqiptare, me një pasaportë të dytë. Rritja e emigracion­it, shqetësim real për ekonominë, tregun dhee punës konsumin

- TIRANE

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësua­r edhe për vitin 2022. Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017- a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshm­e në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE- së u rritën sërish ( shiko grafikun "Numri i shtetësive të dhëna nga vendet e BEsë për shqiptarët në vite, 20022022").

Rritja e tyre përkon me valën e re të emigracion­it që ka përfshirë vendin vitet e fundit, duke u kthyer në një shqetësim real për ekonominë vendase, si në tregun e punës ashtu dhe për tendencën e konsumit.

Shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë bëjnë rreth 22% të popullsisë që raportohet se jeton sot në Shqipëri, që është 2.76 milionë banorë, ( INSTAT nuk i ka publikuar ende të dhënat e Censit të ri).

KRYESON ITALIA

Vetëm në vitin 2022, sipas Eurostat, janë 50 mijë shqiptarë që kanë marrë shtetësinë në një vend të BE- së, duke u renditur të tretin në Europë, pas marokenëve dhe sirianëve. Italia është shteti kryesor që ka pajisur me shtetësi shtetasit shqiptarë në vitin 2022, duke përbërë 75.8 për qind, e ndjekur nga Greqia, me 19.2 për qind, Suedia ( 1.2%) dhe Belgjika ( 0.9%).

Krahasuar me vitin 2021, numri i shtetësive të dhëna për shqiptarët është rritur me 17 900 persona, ose 55 %. Për marokenët me 26 500 shtetësi, ( ose 31 %), rumunë ( nga 9 100 persona, ose 32 %), sirianët ( nga 6 400 persona, ose 8 %) dhe turq ( nga 3 700 persona, ose 15 %).

Numri i përgjithsh­ëm i marrjes së shtetësisë gjithashtu u rrit ndjeshëm në vitin 2022 për ukrainasit ( me 8 300 persona, ose 40 %) indianët ( me 7 900 persona, ose 49 %), argjentina­sit ( me 7 100 persona, ose 97 %) dhe moldavët ( me 6 300 persona, ose 42 %), ndërsa është ulur ndjeshëm për qytetarët britanikë ( me 2 900 persona, ose 31 %).

Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, në tridhjetë grupet kryesore të shtetësisë së mëparshme, argjentina­sit dhe egjiptianë­t zëvendësua­n shtetasit serbë dhe britanikë.

SHTETESITE E REJA

Afro 989 mijë persona morën shtetësinë në një vend të Bashkimit Europian ku jetonin, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021. Shumica e shtetësive të reja ( në shifra absolute) janë dhënë nga Italia ( 213 700; 22% e totalit të BE- së), e ndjekur nga Spanja ( 181 800, 18% e totalit të BEsë) dhe Gjermania ( 166 600, 17%).

Rritjet më të mëdha për numrin e shtetësive dhënë rezidentëv­e joshtetas në vitin 2022 krahasuar me vitin pararendës u regjistrua­n në Itali (+ 92 200), Spanjë (+ 37 600) dhe Gjermani (+ 36 600). Nga ana tjetër shkalla më e ulët u vu re në Francë (- 15 900), Holandë (- 9 300) dhe Portugali (- 3 700). Të dhënat tregojnë se 87% e të gjithë atyre që kanë marrë nënshtetës­inë e vendit të BE- së ku kanë jetuar ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE- së.

Qytetarët e një shteti tjetër të BE- së nga vendi i banimit përbënin 12%. Ndërsa pjesa tjetër që kishin një shtetësi të mëparshme të panjohur ose ishin pa shtetësi përbënin masën e 1 për qind dhe 0.7 për qind përkatësis­ht.

Në vitin 2022, shtetasit marokenë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të

BE- së, me gjithsej 112 700 status të shtetësisë së dhënë. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit sirianë me 90 400 shtetësi, të ndjekur nga shqiptarët me 50 300 shtetësi. Rumania regjistroi shkallën

më të lartë të natyralizi­mit* në vitin 2022 midis vendeve të BE- së, me 26.8 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo- shtetas. Suedia ishte 10.6, e ndjekur nga Holanda me 4.4 dhe Italia me 4.2.

Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizi­mit për 100 banorë jo- shtetas u regjistrua­n në Letoni dhe Estoni ( të dyja 0,4), Austri dhe Bullgari ( të dyja 0,7) dhe Maltë dhe Çeki ( të dyja 0,8).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania