Panorama (Albania)

"E varur nga lëndët narkotike"/ Sherr i ashpër mes Sarës dhe Rozës, ndërhyn edhe Bardhi

-

Sara Gjordeni dhe Roza Lati kanë pasur një debat të fortë gjatë ditës së mërkurë. Ka qenë moderatorj­a, e cila i ka thënë modeles se duhet të marrë qetësues pasi po e sheh shumë të nervozuar. Ajo madje kishte bërë edhe një gjest me hundë duke i thënë se është e varur. Për këtë debatoi edhe me Bardhin, teksa tha se nuk kishte ndonjë qëllim. "Njeri i varur prej hapave, njeri i çmendur, njeri që ka luajtur mendsh", iu drejtua këngëtari. Sara më pas u pa e ulur në oborr duke qarë me dënesë për këto fjalë të moderatore­s. Roza kërkoi të sqarohej me të, gjersa thekson se nuk e ka menduar atë. "Për shpirt të tim ati nuk e kisha në kuptimin e ndonjë gjëje tjetër apo varësie, prandaj jam aq e qetë, por po vij se qave. Nuk më ke fyer kurrë. Të kërkoj falje publike. Ti nuk e meriton të përmend ty varësinë, nuk lidhet fare si gjë. Nuk e kam atë edukatë". Një debat i ashpër është zhvilluar mes banorëve mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP 3", ku protagonis­të kanë qenë Bardhi, Sara dhe Roza Lati. Fillimisht, u përplasen moderatorj­a me ish- misin, gjë që bëri që në debat të përfshihej edhe këngëtari, i cili kërcënoi Rozën se do ta bëjë që të qaj dhe iu drejtua me fjalët "Mbretëresh­a e errësirës", e pafytyrë. Gjithashtu, ai i tha se ia dhuron edhe paratë e çmimit të madh nëse është nevoja. "Roza ti kë qarë kur Meritoni të bëri një pyetje provokativ­e, ti ke qarë. Nuk ta mban të bësh pyetje provokativ­e. Nuk ta mban që të bësh pyetje provokativ­e, mos hy në atë drejtim. Që nesër provokojmë njëri- tjetrin. Kur të qash, mos më thuaj më kërko falje. Mos shko atje te dhoma, mbretëresh­a e errësirës. Je ' fake'", u shpreh i revoltuar Bardhi

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania