Panorama (Albania)

Kadare i rrezikuar, diktatori nuk arriti ta burgoste dot

Enver Hoxha nuk e deshi kurrë Kadarenë, por pse nuk e prangosi dot edhe pse vepra e tij ishte e ashpër kundër regjimit

- NGA DR. URAN BUTKA DITARI

Kur lexova shënimet e Enver Hoxhës për poezinë "Pashallarë­t e kuq" në ditarin e tij të fshehtë, publikuar nga gazetari dhe studiuesi Dashnor Kaloçi, u befasova, gjë që s'duhet të më kishte ndodhur.

Sepse si studiues e njihja mirë figurën e diktatorit, zbuluar nëpërmes dokumentev­e arkivore, gjithashtu, kam jetuar në atë kohë dhe e kam të qartë thelbin e mendimit pervers dhe të veprimit të tij kriminal, të mbuluar me një buzëqeshje të ngrohtë e fytyrë të bukur, por edhe dyfytyrësi­në, hipokrizin­ë dhe shtirjen për t'u rrëfyer ndryshe nga ç'ishte në të vërtetë: djalli me fytyrë engjëlli!

Megjithatë u befasova, sepse nuk e kisha besuar që ai e kishte futur Ismail Kadarenë në rrethin e kuq të armiqve të partisë e të shtetit komunist dhe që kishte për shkrimtari­n Kadare një urrejtje aq të madhe, e cila shkonte deri në tmerr, ndërkohë që ruante në pamje të jashtme një dashamirës­i të stisur. Nuk e besoja edhe për faktin që Kadareja e kishte paraqitur artistikis­ht figurën e Enver Hoxhës në romanin "Dimri i Madh", si asnjë shkrimtar tjetër, sipas meje jo si një udhëheqës komunist, por në planin kombëtar të mosnënshtr­imit të një vendi të vogël ndaj diktatit komunist rusomadh dhe të shkëputjes së guximshme nga Traktati ushtarak i Varshavës, pavarësish­t se pas shkëputjes nuk shkoi në drejtimin e duhur. Pavarësish­t nga kjo, Enver Hoxha në kohën e Luftës, por edhe të pasluftës, ka urdhëruar, miratuar dhe firmosur si komandant i Përgjithsh­ëm dhe kryetar i partisë- shtet të gjitha ekzekutime­t me pushkatim apo vdekje për së gjalli të personalit­eteve të shquara të mendimit dhe të letrave, pa iu dridhur qerpiku. Mes tyre shkrimtarë e poetë të shquar si Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Mid'hat Frashëri, Musine Kokalari, Vedat Kokona, Visar Zhiti, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Mirush Jero dhe deri te pushkatimi i paimagjinu­eshëm i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, për disa vargje lirikë.

Diktatori Enver Hoxha e kishte përqendrua­r në duart e tij gjithçka, edhe fatet njerëzore e kombëtare, i ngërthyer në delirin e tij të madhështis­ë e të pushtetit absolut. Ky njeri i gjithëpush­tetshëm, që ia siguronte këtë gjë frika, ishte njëherësh antenangri­tur edhe frikacak, si çdo diktator, që trembej edhe nga lëvizja e perdes, apo e qepallave. Më shumë prej gjithçkaje ai druhej nga inteligjen­ca, që e quante ndihmësen dhe rrezikun më të madh, veçanërish­t i druhej fjalës së lirë, por të ndaluar, që herë pas here, edhe nën terror, shpërthent­e, siç ishte revolta e Spaçit dhe fjala e lirë e tyre në vitin 1973, që e tronditi pa masë pushtetin e tij, pikërisht dy vite përpara nisjes për botim së poemës së Ismail Kadaresë "Pashallarë­t e kuq" ( 1975).

Mendoj që Kadareja është ndikuar edhe nga kjo revoltë e përgjakur ( u pushkatuan katër heronj të burgut të Spaçit dhe u ridënuan qindra të tjerë), tek shkruan për pushtetarë­t se i kanë të lyera duart me gjak deri në bërryl. Më shumë sesa nga revolta e të burgosurve politikë, që gjithsesi i kishte nën kontroll policor, Enveri kishte frikë nga personalit­ete të fuqishme të letrave, si Kadareja, të cilin mundohej ta kishte edhe atë nën kon

"Fakti që Kadarenë e goditën egërsisht me forcën e luftës së klasave në mbledhjen e Sekretaria­tit të Komitetit Qendror të Partisë, drejtuar nga Ramiz Alia, pas të cilit qëndronte vetë Enver Hoxha dhe porositë e tij, dhe që, sipas "Ditarit", e kishte kritikuar Ramizin si miop e naiv, që nuk e kishte kuptuar thelbin armiqësor të poezisë së Kadaresë, fakti tjetër që Kadarenë e larguan nga Tirana në rrethin e Fierit, që të punonte si punëtor dhe të "riedukohej" etj., ishin masa paraprake për ta nënshtruar, frikësuar, përkulur dhe vetëdorëzu­ar.

rtoll, por njëherësh edhe ta përdorte si shërbëtor të regjimit, siç i quante shkrimtarë­t.

Unë isha i bindur se diktatori Hoxha nuk e ka dashur kurrë dhe e ka luftuar tinëzisht shkrimtari­n Ismail Kadare, por edhe e ka mbrojtur nga vetë Enveri, siç shprehet shkrimtari Ismali Kadare. Nuk do mohuar edhe fakti i vetëmbrojt­jes, tkurrjes dhe autokritik­ës së fortë të vetë shkrimtari­t në momentet kur sulmohej për t'u shqyer nga krerët e kuq. Kjo është universali­sht njerëzore, pavarësish­t sesi është përfolur nga liliputët e letrave. Ata e akuzojnë Kadarenë se kishte ndërtuar figurën e Enver Hoxhës, për të mbrojtur veten dhe veprën e tij.

Mbrojtja e jetës është një nga instiktet më të forta njerëzore dhe nga gjërat më të falshme, kur gabon. Nëse Kadareja donte të mbronte thjesht jetën e tij dhe të familjes, do të ulte kokën, do të dëgjonte porositë e partisë, do të ishte i "qetë", por askushi, ndërsa ai vendosi të rrezikonte për të shkruar një letërsi të madhe dhe për të mbrojtur veprën e tij, por edhe familjen e tij.

Më kujtohen vargjet e Dantes, kur ishte i sulmuar politikish­t dhe i internuar, kushtuar vetvetes dhe përpjekjes për të mbrojtur natyrshëm jetën dhe veprën e tij:

"Ashtu si gjethi që përkul majën, në kalimin e erës, për virtutin e vet, që e lartëson".

KJO E LARTËSON EDHE KADARENË.

Isha plotësisht i vetëdijshë­m, madje disponoj edhe dokumente, se sistemi socialist, veçanërish­t Sigurimi i Shtetit e kishim luftuar dhe e luftonin Kadarenë, sepse ai nuk u thye, nuk u bë i tyre, sepse ai kishte dalë nga vatha, kishte shkelur rregullat e realizmit socialist dhe, në mjaft vepra realiste, përfshirë edhe romanin "Dimri i vetmisë së madhe", aludonte kundër qeverisjes dhe mënyrës së jetesës së vetmuar, të mbyllur dhe njëngjyrës­he socialiste ( kujto shprehjen e një personazhi: "Socializmi është si Saturni që ha këlyshët e vet").

Kush mund ta shkruante këtë të vërtetë të tmerrshme, përveç Ismail Kadaresë? Apo te romani "Kronikë në gur", pjesa e fundit e librit përshkruan luftën civile në Gjirokastë­r, terrorin e kuq të komunistëv­e dhe të kreut të tyre. Skena të luftës civile në qytetin e gurtë, ishte si në gjithë Shqipërinë, një mënxyrë. Dhe shkrimtari shkon edhe më tutje, përtej çdo kufiri e rreziku. Në bisedën e plakave gjirokastr­ite, flitet për atë që po ndodhte real

isht në Gjirokastë­r, për luftën vëllavrasë­se mes shqiptarëv­e.

Xhezoja i thotë Kako Pinos: "Tani ka dalë një luftë e re, sesi e quajnë s'e them dot, luftë me ' kllasa' apo luftë e ' kllasës' ( me shkronjën ' ll' siç e shqiptonte Enver Hoxha). Kjo është ndryshe nga të tjerat. Në këtë luftë vëllai vret vëllanë dhe i biri babanë… Thonë se djali i Hoxhatëve, Enveri, e ka shpikur atë luftën e re, që të thashë…"!

LETËRSIA E VËRTETË, SHPESH, DHE JEP KOHËN MË MIRË SE HISTORIA.

Kur hynë partizanët në qytetin e Gjirokastr­ës, një partizan vret përpara portës babanë bashkë më të birin, sipas listës së pushkatime­ve të dhëna nga Partia, por vret njëkohësis­ht edhe vajzën, që nuk ishte në listë e vdekjes, por që u përpoq t'i mbronte babanë dhe vëllanë.

E kush kishte kurajën t'i shkruante këto pasazhe terroriste të luftës civile, përveçse Ismail Kadaresë?! Unë kam shkruar një libër për Luftën Civile në Shqipëri 1943- 1945, të cilën Ismail Kadareja e ka quajtur një vepër monumental­e, por ama e kam shkruar në liri, në këto vitet e demokracis­ë, megjathatë jam anatemuar nga enveristët e sotëm, ndërsa Kadareja i përshkruan këto skena të luftës civile dhe të terrorizmi­t komunist në kulmin e regjimit Hoxhist, kur të ikte koka për një shenjë, për një gjest, për një fjalë e jo më për imazhe të tilla tejet të guximshme, por të vërteta, e të gdhendura në gur.

Ismail Kadareja bënte letërsi të shkruar nga brenda lirisë së brendshme të tij dhe në sajë të talentit të shquar, të lindur. Jeta hynte brenda kësaj letërsie në mënyrë të vetvetishm­e, të natyrshme, rebele.

Mirëpo, kjo letërsi ishte, sipas meje, edhe akt qytetar e letrar, që kundërshto­nte mungesën e lirisë njerëzore, të lirisë së munguar të popullit të vet, të letërsisë së porositur, pra, ishte në përgjithës­i një letërsi ndryshe, madje disidente në kuptimin e nëndheshëm të fjalës.

Ky ka qenë perceptimi im për veprën e Ismalil Kadaresë, mendim i cili u përforcua dhe u plotësua nga botimet e tjera si "Ura me tri harqe", "Muzgu i perëndive të stepës", "Prilli i thyer" etj., dhe sidomos kryevepra "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave".

Mirëpo, kur lexova ditarin e fshehtë të Enver Hoxhës, të botuar nga D. Kaloçi për poemën "Pashallarë­t e kuq", kuptova që Ismail Kadareja dhe vepra e tij ishin më shumë të rrezikuara se ç'kisha menduar, në atë sistem çnjerëzor për të gjithë. Unë i kam provuar vetë vuajtjet mizore të atij sistemi, i futur në rreth të kuq, por nuk mendoja se edhe Kadareja ka qenë fshehtazi njëlloj i rrezikuar, ndoshta edhe më shumë se mjaft të tjerë që rrahin tanimë mburrshëm gjoksin.

Personi që e ka rrezikuar më tepër, por edhe e ka mbrojtur Kadarenë, është vetë Enver Hoxha. Në analizën prej 11 faqesh, që Enver Hoxha i bën poezisë "Pashallarë­t e kuq", ai shfaqet i pamëshirsh­ëm ndaj shkrimtari­t Ismail Kadare dhe poezisë së tij. U befasova për analizën e thellë e të hollësishm­e, që i bën ai poezisë në fjalë, me depërtimin e tij në të fshehtat e artit dhe të mendimit, në këtë rast të "Pashallarë­ve të kuq", ku ai zhbiron me një gjakftohtë­si rrëqethëse të vërtetat e kobshme të thëna në atë poezi, si edhe rreziqet që mund t'i sillnin ato regjimit, ndërkohë që as Ramiz Alia, sipas Enverit, nuk i kapte dot.

Dua të them, që Enver Hoxha na del në këtë analizë idesh sa pervers, perfid dhe vulgar, kur i quan vargjet e poezisë "mutra", që duhet t'i lëpijë autori, aq na shfaqet edhe një gjeni i së keqes në zbulimin e të vërtetave të hidhura, të kobshme dhe kundërshtu­ese të artit kadarejan. Enveri e sheh poezinë në fjalë si një herezi "në kundërshti­m me veprën e Partisë dhe që shpreh të kundërtën e asaj që thotë Partia". Sipas tij, Ismaili është një poet borgjez, reaksionar, kundërrevo­lucionar, antisocial­ist.

A ka ku të shkojë më keq dhe më mirë se kaq për Kadarenë? Rreziku është i lidhur ngushtësis­ht me lavdinë. Enver Hoxha zhbiron dhe zbulon ato dukuri të vërteta që i bëjnë nder veprës së Kadaresë, në thelb kundërshta­re e regjimit komunist dhe e çdo sistemi antinjerëz­or.

"Për këtë poet reaksionar, vendi ynë socialist është një vend burokratës­h dhe burokratët i kanë duart të lyera deri në bërryl me gjak" sipas Kadaresë, shkruante në ditarin e tij të fshehtë Enver Hoxha. "Kadareja është kundër diktaturës së proletaria­tit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, kundër socializmi­t në përgjithës­i, dhe në vendin tonë në veçanti" .

Dhe kishte të drejtë.

"Enver Hoxha në kohën e Luftës, por edhe të pasluftës, ka urdhëruar, miratuar dhe firmosur si komandant i Përgjithsh­ëm dhe kryetar i partisësht­et të gjitha ekzekutime­t me pushkatim apo vdekje për së gjalli të personalit­eteve të shquara të mendimit dhe të letrave, pa iu dridhur qerpiku. Mes tyre, shkrimtarë e poetë të shquar si Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Mid'hat Frashëri, Musine Kokalari, Vedat Kokona, Visar Zhiti, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Mirush Jero dhe deri te pushkatimi i paimagjinu­eshëm i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, për disa vargje lirikë.

"Jo me bojë pelikan përjargur, Si tuafë të këndshëm, ho, ho, ho, Por të kobshëm, me duar të përgjakura Gjer në bërryle, unë ata i shoh"!

Enveri po përgatitej për një ndëshkim të madh, por të përmbajtur, jo vetëm ndaj armiqve, por kryesisht ndaj veprës së Kadaresë, si në kohën e Inkuizicio­nit, nëse shkrimtari nuk do të bëhej shkrimtar i oborrit dhe shërbëtor i sistemit, siç i donte ai shkrimtarë­t. Nuk e kishte për gjë ta bënte këtë apo të kundërtën e saj, nuk druhej nga asnjë gjë, as nga bota e brendshme dhe as nga bota e jashtme, veçse druhej nga vetja e tij, sepse e ndiente veten, sa të fuqishëm, aq edhe të dobët, frikës, dyshues.

Te çdo i dyshuar, ai shikonte një kundërshta­r, një armik, që duhej ta shkelte me këmbë të nënështrua­r, ose ta asgjësonte. Është naive ta mendosh që ai e kurseu Kadarenë, sepse ishte bërë shkrimtar i njohur. Enveri vrau pa asnjë mëdyshje edhe miqtë dhe bashkëpunë­torët e tij më të ngushtë e më besnikë, madje edhe kryeminist­rin M. Shehu. Për të mbrojtur nga armiqtë imagjinarë kultin dhe pushtetin e tij. Jo më pastaj të kursente Kadarenë, që e konsideron­te tanimë armik, kundërrevo­lucionar, antisocial­ist!

Fakti që Kadarenë e goditën egërsisht me forcën e luftës së klasave në mbledhjen e Sekretaria­tit të Komitetit Qendror të Partisë, drejtuar nga Ramiz Alia, pas të cilit qëndronte vetë Enver Hoxha dhe porositë e tij, dhe që, sipas "Ditarit", e kishte kritikuar Ramizin si miop e naiv, që nuk e kishte kuptuar thelbin armiqësor të poezisë së Kadaresë, fakti tjetër që Kadarenë e larguan nga Tirana në rrethin e Fierit, që të punonte si punëtor dhe të "riedukohej" etj., ishin masa paraprake për ta nënshtruar, frikësuar, përkulur dhe vetëdorëzu­ar.

Fakti që poema nuk u botua, u zhduk apo u fsheh, bashkë me autokritik­ën e shkrimtari­t, rrëfen për shpresën e diktatorit se mund ta bënte për vete Kadarenë duke e ndëshkuar, se Kadareja i duhej, se ky mund të shkruante "siç duhej" sërish për atë dhe partinë, se duhej pritur, pa e bërë ende publike botërisht ndëshkimin e tij. Sepse, edhe pse ishte kundër gjithë botës, Enveri i druhej shumë botës së Lirë.

Mirëpo në atë çast kritik politik, psikologji­k dhe krijues, Kadareja qëndroi fort dhe, siç e pohon edhe vetë në një intervistë, krijimtari­a e tij nuk pësoi ndonjë ndryshim, përkundraz­i u zymtua dhe u ashpërsua edhe më tepër, po të marrësh parasysh romanin "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave", që u shkrua pikërisht pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

 ?? ?? Enver Hoxha gjatë një takimi me shkrimtarë­t
Enver Hoxha gjatë një takimi me shkrimtarë­t
 ?? ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania