Panorama (Albania)

Humbi jetën tragjikish­t më 1952, kush ishte 13- vjeçari i shpallur "Hero i Popullit"

Mbeti i vrarë nga diversantë­t, në mbrojtje të kufijve shtetërorë Historia e pionierit Nik Pjetër Ndreka, me origjinë nga zona e Vermoshit, të cilin regjimi komunist e shpalli "Dëshmor i Atdheut"

- ... vijon nga numri i kaluar NGA DASHNOR KALOÇI

Memorie. al/ Në rubrikën dosier të numrin të djeshëm, publikuam një histori të shkurtër rreth historisë së pionerit Nik Pjetër Ndreka, me origjinë nga zona e Vermoshit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 20 qershor të vitit 1952, kur ishte në moshën 13- vjeçare dhe regjimi komunist e shpalli "Dëshmor i Atdheut", duke i akorduar titullin e lartë "Hero i Popullit", me motivacion­in: "Pioner, shembull i lartë patriotizm­i dhe besnikërie për mbrojtjen e atdheut dhe fitoret e revolucion­it popullor, mbeti i vrarë nga diversantë­t, në mbrojtje të kufijve shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë"!

Nisur nga ky fakt, edhe historiogr­afia e regjimit komunist e para viteve ' 90, e ka paraqitur Nik Ndrekën, sikur ai është vrarë nga diversantë­t dhe atij i janë kushtuar shumë shkrime, artikuj në libra, gazeta dhe revista, reportazhe, kinoditarë, dokumentar­ë televiziv, madje edhe një film i ish- Kinostudio­s "Shqipëria e Re", me titull "Lugina e Pushkatarë­ve", e gjithashtu i janë ngritur lapidarë, buste dhe me emrin e tij janë pagëzuar shkolla, rrugë, etj. Nisur nga sa më sipër, që iu bë emrit dhe figurës së tij, për afro 40 vjet me radhë, të gjithë shqiptarët e kanë njohur atë ngjarje, ashtu si u është servirur nga propaganda zyrtare e asaj kohe. Por, edhe pse në arkivat e shtetit shqiptar, nuk ka asnjë dokument të vetëm, ( në mënyrë shteruese), ku të thuhet se, Nik Ndreka është vrarë nga diversantë­t, zyrtarisht ai version, do mbetej si i tillë deri më 15 dhjetor të vitit 2023, kur gazetari, studiuesi dhe historiani i njohur, Kastriot Dervishi, zbuloi dhe publikoi një dokument arkivor të vitit 1952, ku komandanti i Kufirit të Ministrisë së Brendshme, nënkolonel Ndreko Rino, në komunikatë­n ditore të datës 26 qershor 1952, ndërmjet të tjerash shkruante: "Në lidhje me komunikatë­n tonë nr. 173, datë 22.6.1952, ky Sektor njofton se sipas analizës së bërë në vend nga Komanda e Batalionit dhe shokët e Zbulimit, rezulton se pioneri Nik Pjetri, nuk është vrarë me thikë nga diversantë­t, por është gremisur vetë nga shkëmbi". Për më shumë, lidhur me këtë ngjarje, në këtë shkrim po publikojmë një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama", me z. Nikoll Hysaj, i biri i Pjetër Gjeka Hysaj, ( i akuzuar si një nga vrasësit e Nik Pjetër Ndrekës), i cili që nga viti 1979, kur u arratis nga Shqipëria, ndodhet me banim në SHBA.

Zoti Nikoll, a mund të na thoni diçka shkurtimis­ht, rreth origjinës dhe historisë së familjes suaj?

Origjina e familjes sime është nga fshati Vermosh i Kelmendit, i Malësisë së Madhe, i cili është fshati më i thellë në zonën kufitare dhe më i njohur i anës së Veriut. Ne vijmë nga një familje me tradita patriotike, ku dy gjyshërit e mi, kanë luftuar kundër turkut dhe shkjaut. Luc Mark Gjeloshi, ka qenë ai që ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq me Ded Gjon Lulin, Dom Nikën, Mirash Ucin dhe Zenel Shabanin. Ne jemi vrarë shumë me shkjetë, si për mbrojtjen e kufirit, për tokat e bjeshkët, etj. Edhe në luftërat kundër turkut, ka marrë pjesë gjyshi im, i cili ka qenë, komandant i forcave të armatosura të Kelmendit. Madje, për të, ka shkruar dhe Miss Edit Durham, në librin e saj "Kujtimet e Malësisë". Po kështu, në vitet 1939- 1944, ne si familje e ndihmuam Lëvizjen Nacionalçl­irimtare dhe babai im, Pjetri, u rreshtua me forcat partizane, i priti ata në shtëpi, mori pjesë në organizime­t e tyre dhe pas Luftës, ai ishte komandant i Postës Kufitare të Vermoshit.

Kur dhe përse filloi përndjekja e familjes suaj nga regjimi komunist?

Pas prishjes së marrdhëniv­e të Shqipërisë me Jugosllavi­në, një kapter i quajtur Ahmet Nika, i Komandës së Vendit, shkon në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe bashkë me shefin e Sigurimit të asaj Dege, hartojnë një listë me 48 burra të Ver

moshit, për t'i arrestuar të gjithë, për burg. Një vit më parë, një kushëririn tim, Marsh Vatën, e pushkatuan pa gjyq dhe pa asnjë faj. Kështu, popullit nisi t'i hyjë frika dhe sidomos, pas asaj liste që u hartua nga Dega e Brendshme, sepse u mësua se kush e kishte emrin aty. Nga familja ime, u arratisën gjashtë meshkuj: i zoti i shtëpisë, Çun Nishku, babai im, Pjetër Gjeka, Muho Çuni, Gjon Çuni, Prel Çuni dhe Marka Gjeka, kurse nga bashkëfsha­tarët, mund të përmend: Nikoll Toma, që ishte dhe me kryesori, Nikoll Gjetja, Nikoll Mala, Zef Baci, Fran Zef Deda e Fran Mirakaj. Të gjithë këta, në atë kohë, ishin me detyra shtetërore, pra si të thuash, njerëz të qeverisë.

Pas arratisjes së këtyre, çfarë ndodhi me pjesën tjetër të fshatit, pra me familjet e tyre që mbetën aty?

Kur u arratisën këta, në shtator të 1948- s, në shtëpinë e Prek Calit, ku ishte Komanda e Vendit, erdhën nga Shkodra shumë forca policore e ushtri dhe i bashkuan të gjitha këto familjet e të gjithë burrave që u arratisën dhe i futën në postë. Më pas, aty sollën të gjitha mushkat dhe kuajt e fshatit, pasi do t'i dërgonin nga Vermoshi, në Han të Hotit, ( 73 km. rrugë në këmbë) dhe prej aty, do t'i dërgonin në kampin e internimit të Tepelenës. Pjesa më e madhe e tyre, ishin pleq, plaka, fëmijë dhe njerëz që nuk ishin në gjendje për me ecë në këmbë. Një nga ata, isha edhe unë, vetëm 18 muajsh. Fati im, ishte se mua më morën në një mushkë, e cila nga që ishte e egër, më rrëzoi midis pluhurit. Nëna ime u kthye me më marrë mua, por ata nuk e lanë. Dhe unë kam jetuar për tre muaj, shtëpi më shtëpi, në atë fshat, ku nënat e reja që kishin fëmije sa unë, më mbanin mua si femijën e vet. Pas tre muajsh, ka dalë gjyshja ( nëna e nënës, nga Shkreli) dhe ka ardhur aty e më ka marrë. Ajo nuk kishte asnjeri në shtëpi, pasi djalin e vetëm, 22 vjeç, pra dajën tim, ia kishte pushkatuar Partia dhe ajo ishte e vetme, pa njeri në shtëpi. Aty tek ajo gjyshe, unë kam jetuar shtatë vjet. Ndërsa nana ime, Age, vëllai Gjergji, Katrina, Gjeloshi, Lula, Prena dhe Mara, si dhe disa kushërinj tanë, i dërguan të gjithë në internim, në Tepelenë. Nëna ime mbeti në internim deri në vitin 1953, pasi më 18 shtator 1952, babanë tim, Pjetër Gjekën, e vrasin forcat e kufirit.

Si dhe përse ndodhi vrasja e tij?

Ishin dy djem, kushërinj tanët, jetimë, pa nanë dhe pa babë, të cilët pushteti i kishite bërë kulakë, duke u sekuestrua­r të gjithë pasurinë dhe këta të dy jetonin në mjerim të madh. Kështu daja

i tyre, Mark Pashku, bashkë me babën tim, u detyruan dhe erdhën fshehurazi nga jashtë, pra nga Jugosllavi­a, për me i marrë dhe me i nxjerr në Mal te Zi. Në atë kohë që baba erdhi me marrë ata dy fëmijët, ra në pritë me forcat kufitare, fare afër shtëpisë sonë, që ishte bërë posta kufitare dhe e vranë ushtarët, duke e konsiderua­r diversant. Të nesërmen, e kanë marrë trupin e vdekur të babës dhe e kanë sjellë afër postës, ku ishte shtëpia dhe e kanë varur në një pemë kumbulle. Pas kësaj, kanë dërguar disa bashkëfsha­tarë tanët, për të bërë disa veprime, që janë tepër çnjerëzore. Me një fjalë, për ta masakruar kufomën e tij, gjë e cila, nuk ka qenë kurrë në traditën e shqiptarit dhe për më shumë, ajo gjë ka qenë e ndaluar edhe me kanun. Por fatkeqësis­ht, ajo gjë ndodhi...

Konkretish­t, si e masakruan kufomën?

Çfarë t'ju them?! Fillimisht, babës i kanë futur duhan në gojë, pastaj e kanë ngrit prej aty, duke e tërhequr zvarrë për 2 km, në një vend ku nuk kishte varre, por që një vit më parë, kishin pushkatuar një fshatar tonin, Dod Prek Nikën. Donin t'i fusnin të dy në një gropë. Dy burra, Nik Gjetja dhe Nik Gjeloshi ( të cilëve u jam shumë mirënjohës), nuk kanë pranuar ta tërheqin zvarrë kufomën e babës, duke thënë: "Me e dit që desim, nuk e bëjmë këtë punë. Ai është fshatari ynë dhe ne, nuk e bëjmë këtë gja kurrë". Kur e kanë çuar aty afër varrit, ka qenë gjëja më e tmerrshme. Dy komunistë, ( nuk ka nevojë me ua përmendë emrin, se e di i gjithë Vermoshi, kush janë ata), kanë nis me e zhvesh kufomën dhe ia kanë marrë rrobat, këmishën, pantallona­t, kapotën, këpucët, etj., të gjitha me gjak. Kurse një burrë tjetër, të cilit gjithashtu, i jam mirënjohës, kur e kanë shti babën në gropë dhe kanë dashtë me i hedh edhe gurë në fytyrë, ( pasi ka qenë pa arkivol), ai burrë trim dhe fisnik, ka hequr shallin e vet dhe me të, i ka mbuluar fytyrën. Kështu ndodhi kjo punë, por ajo çka ishte më e rënda, ishte një ngjarje tjetër, që do ta rëndonte familjen tonë, edhe më shumë se vdekja e babës, pasi ajo akuzë, do të na ndiqte gjatë ne, si familje.

Konkretish­t, për çfarë ngjarje bëhet fjalë?

Po në verën e vitit 1952, pra dy- tre muaj para se të ndodhte ngjarja ku vranë babën tim, Pjetrin, një nxënës i shkollës së Vermoshit, i quajtur Nik Pjetër Ndreka, fshatar që shkonte me bagëti, rrëzohet e bie nga shkëmbi dhe humb jeten. Pasi e kanë nxjerrë, atë e sollën në shtëpi, ku janë kryer ritet mortore dhe e kanë varrosur me nderimet e fshatit, si një njeri, që ka rënë aksidental­isht nga shkëmbi. Natyrisht dhimbja ishte shumë e madhe, pasi ai ishte vetëm 13 vjeç dhe atë ngjarje e kanë parë nja 20 fshatarë të tjerë, të cilat ashtu si ai, ishin me bagëti aty. Babai i tij, Pjetër Ndreka, që në atë kohë ishte në Velipojë, ( ku dhe banonin ata si familje aso kohe, pasi në Vermosh, ata vinin vetëm për verim, me kullot bagëtinë), e ka marrë vesh pas nja shtatë ditësh vdekjen e djalit. Sepse siç dihet, në atë kohë, nuk kishte telefon dhe duhej 34 ditë me dal nga Velipoja, në Vermosh, në këmbë, se as rrugë makine nuk kishte. Më vonë, Pjetër Ndreka, me, apo pa dëshirën e tij, pranoi versionin që i thanë ata të Partisë dhe Sigurimit Shtetit. Kështu në një mënyrë aspak burrnore, ai përgatiti intrigën, për me e mbrojt dhe favorizu familjen e vet, duke thënë se: "Pjetër Gjeka, ( pra babai im), dhe një kushëri i tij, i quajtur Mark Pashku, diversantë të UDB- së, të ardhur nga Jugosllavi­a, ma kanë vra djalin, duke e hedhur në greminë". Dhe pas kësaj, kufomën e djalit të tij, Nikës, e marrin nga varret familjare dhe e varrosin te shkolla, ku ishin varret e dëshmorëve të fshatit Vermosh.

Kjo gjë, pra version që Nik Ndreka u vra nga diversantë­t dhe varrimi i tij, u bënë në mënyre zyrtare?

Po, patjetër, në mënyrë zyrtare u bë. Më vonë, prapë e marrin Nik Ndrekën edhe nga Vermoshi dhe e dërgojnë në "Varrezat e Deshmorëve" të Shkodrës, duke i bërë ceremoni dhe duke e varro

 ?? ?? Pjetër Ndreka ne presidiumi­n e Konferencë­s për 26 vjetorin e Forca
Pjetër Ndreka ne presidiumi­n e Konferencë­s për 26 vjetorin e Forca
 ?? ?? Nikoll Hysaj
Nikoll Hysaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania