Panorama (Albania)

Dëshmia e rrallë e Nikoll Hysajt për ngjarjen e "Heroit të Popullit"

"Ja përse regjimi komunist akuzoi babanë tim, Pjetër Gjeka, sikur ai kishte vrarë Nik Pjetër Ndrekën dhe..."

- Memorie. al

sur, si "Hero të Popullit". Ma vonë, për çdo vit, në fshatin tonë, bëhej përkujtimi i tij. Shkollës së fshatit, i vunë emrin "Nik Pjetër Ndreka", mbaheshin mitingje, fjalime, vinin nga Ministria e Brendshme, Kadri Hazbiu etj., dilte Bilal Parruca, Prokop Murra, Muho Asllani, e njerëz të tjerë të qeverisë dhe flisnin para popullit, që ishte aty. Po kështu, për çdo natë kur në "Radio Tirana" ishte emisioni "Radio- posta", me kërkesa të dëgjuesëve, ishte dhe kënga për Nik Ndrekën, ku rapsodi popullor, këndonte: "Si në befasi e kapën Nik Ndrekën, duke u lëshu mbi të furish, si zagarët kur bien në mish". Po kështu në atë kohë, janë luajtur edhe filma të Kinostudio­s "Shqipëri e Re", si: "Lugina e Pushkatari­t", janë shkruar libra shkollorë e jashtëshko­llorë, janë luajtur drama e shumë e shumë gjëra të tjera, në emrin e Nik Ndrekës, pra që i kushtohesh­in atij. Emri i tij u popullariz­ua aq shumë, saqë edhe në Kampin e Pionerëve "Qemal Stafa", te "Plepat e Durrësit", një kompani kishte emrin "Nik Ndreka" dhe një bust të tij, duke e barazuar atë me Ylbere Bylykbashi­n dhe Met Hasën, dy pionerë të tjerë "Heronj të Popullit", që ishin vrarë në Luftën Nacionalçl­irimtare.

Populli i Vermoshit, a e dinte se babai juaj, nuk kishte gisht në këtë ngjarje?!

I gjithë Vermoshi e dinte shumë mirë, se ajo që thuhej ishte e pavërtetë dhe se babai im, Pjetër Gjeka, nuk kishte fare gisht në atë ngjarje, pasi kur ka rënë Nik Ndreka nga shkëmbi, siç ju thashë pak më parë, aty kanë qenë rreth 20 fshatarë ( çobanë) të tjerë, por nuk mund të guxonte të fliste njeri. Madje atë gjë, e vërteton edhe një film dokumentar, ku thuhet se, Nik Ndrekën, e pyetën diversantë­t, se ku ështe kufiri? Kjo është absurde ta mendosh... Andej nga ana jonë, por dhe kudo tjetër, kësaj i thonë: "Po i thotë djali babës, hajde të tregoj, se ku i kemi arat"?! Them kështu, pasi ata ishin vëndali dhe si babai im, Pjetri, e Mark Pashku, ( i cili ishte kushëri i dytë i Nik Ndrekës), e dinin me pëllëmbë atë vend dhe nuk kishin nevojë me pyet Nikën, 13- vjeçar.

Në dijeninë tuaj, kush ishte organizato­ri kryesor, që e kurdisi këtë ngjarje?

Këtë ngjarje, sigurisht që e organizoi qeveria me organet e veta përkatëse, Sigurimin e Shtetit, etj., për qëllime që tash dihen prej gjithkujt, pra me kriju urrejtje për "armiqtë e popullit", siç konsideroh­eshin Mark Pashku dhe babai im, Pjetër Gjeka. Por, mendoj se, ajo më kryesorja, ishte për të krijuar përçarje te familjet e asaj zone kufitare, në mënyrë që në rast të ndonjë provokacio­ni nga jashtë, ata të mos kishin mbështetje në popull, siç dhe ngjau me të vërtetë, me ngjarjen e vrasjes së babait tim, që u tregova pak më parë. Por fatkeqësis­ht, edhe Pjetër Ndreka, që e pranoi atë pavërtetës­i, duke u bërë palë në një ngjarje dhe histori të sajuar, duke akuzuar dy burra, se kishin vrarë dhe masakruar një fëmijë 13 vjeç.

Si rrodhi jeta e familjes suaj, pas kësaj ngjarjeje?

Për familjen tonë, pas kësaj, pati shumë fatkeqësi të tjera të reja. Pasi u vra baba, u burgosën Zef Miraka- Hysaj, Nikoll Zef MirakajHys­aj, ( të dy nga shtëpia jonë), me akuza të montuara, pa kurrfarë baze, sikur kishin strehuar diversantë, etj. Më vonë, kanë futur në burg edhe tre të tjerë nga familja jonë: Gjelosh Çuni- Hysaj, Gjon Çuni- Hysaj dhe Prek Pashku- Hysaj, të tre me nga 9 vjet burg, të akuzuar për agjitacion e propagandë. Pas kësaj, deri në moshën 7 vjeç, unë u rrita te gjyshja ime, nëna e nënës, Age Fran Lumaj. Ajo na rriti, ajo na ushqeu dhe na dha shkollën fillore. Kurse 7- vjeçaren, unë e kam mbaruar në Vermosh, më andej, nuk më kanë lejuar të vazhdoj më shkollë. Ne na konsideron­in në atë mënyrë, sa mua më vinte shumë turp, për atë gjë që bëhej ndaj nesh.

Kur e ke ndjerë veten më keq, si "djali i kriminelit"?!

E kam ndjerë sidomos, kur bëhej mitingu përkujtimo­r për Nik Ndrekën, kur luhej drama, pasi njerëzit thoshin se "aty ishte edhe djali i kriminelit". Në Vermosh, nuk ndihesha shumë keq, se ata e dinin të vërtetën, por, po të shkoje në fshatra të tjera dhe andej nga Shkodra, atë ngjarje e kanë besuar dhe nuk u dukej ndonjë gjë e pavërtetë.

A ju është dhënë ndonjëherë mundësia, për të biseduar me Pjetër Ndrekën, për atë ngjarje?

Gjatë periudhës së diktaturës, jo vetëm që asnjëherë nuk patëm bisedu, por as e çoja nëpër mënd atë gjë! Ne nuk patëm guxuar të flasim, pasi Pjetër Ndreka, ishte një njeri, që kur dilte në bjeshkë, rrinte me njerëz të udhëheqjes së lartë të Partisë së Punës apo, anëtarë të Byrosë Politike. Pjetri ishte në presidium me Kadri Hazbiun e kuadrot e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, sa herë që përkujtohe­j "Ddita e Kufirit", "5 Maji", apo aktivitete të tjera të asaj ministrie, etj.

Ku i çuan ata, pra familjen e Nik Pjetër Ndrekës, pas asaj ngjarjeje?

Pas vdekjes së Nikës, ata i çuan në Milot të Kurbinit ku Pjetrit me familjen e tij, shteti i dha vilën e Abaz Kupit, një ndërtesë dykatëshe, me shumë dhoma e me oborr, kurse fëmijët e tij, i dërguan në shkolla të larta dhe u bënë kuadro, oficerë, mjekë, ekonomistë, etj.

Kur dhe pse vendosët që të arratisesh­it nga Shqipëria?

Siç ju thashë, çdo ditë e më shumë, rëndohej gjendja ime, jo ekonomike, pasi për ekonomi, nuk ikën burri nga vendi i vet, por gjendja shpirtëror­e dhe presioni i madh që më bëhej për shkaqe politike, pra të biografisë, nga Sigurimi i Shtetit, madje duke arritur deri në kërcënime, që në rast se nuk do bashkëpuno­ja me ta, do të më arrestonin. Nisur nga kjo gjendje tejet e vështirë dhe pa asnjë shpresë, vendosa me u arratis nga Shqipëria dhe më 14 korrik 1979, arrita ta kaloja kufirin shtetëror në zonën e Vermoshit, të cilën e njihja me pëllëmbë dhe të dilja në Malin e Zi, pa më diktu fare rojet e Postës së Kufirit. Por edhe pse e njihja shumë mirë atë zonë dhe shpresoja se nuk do më kapnin, por asgjë nuk mund të përjashtoh­ej, pra edhe mund të diktohesha dhe kapesha prej tyre. Nisur nga kjo, unë pata vënë 3 kallëpe dinamiti në brez, me fitil të hapur, pra gati me i ndez dhe kisha vendosur se, po të me kapnin forcat kufitare, do t'i ndizja dhe do të hidhja veten në erë.

Pasi kaluat kufirin dhe dolët në Mal të Zi, si vepruat, çfarë bëtë më tej?!

Kur dola në Mal të Zi, si për koincidenc­ë, te shtëpia e parë që shkova e trokita, ishte pikërisht ajo e Mark Pashkut, i cili ishte akuzuar bashkë me babën tim, gjoja si vrasës të Nik Pjetër Ndrekës. Pasi jam dorëzuar tek ai, kemi lajmëruar organet kompetente, të cilat kanë ardhur dhe më kanë mbajtur 20 ditë të izoluar e pastaj më kanë marrë në intervista ata të zyrës së emigracion­it, siç veprohej me të gjithë ata që kalonin kufirin. Jugosllavë­t më lejuan të shkoja në Belgjikë, ku nga aty erdha në Itali dhe aty fitova azilin politik për në SHBA, ku jetoj edhe sot me familjen time, që e krijova aty.

Pas viteve ' 90, a tentuat të vinit në Shqipëri dhe në Vermosh

për të hequr atë "njollë" që regjimi komunist ua kishte vënë me pa të drejtë, pra sikur babai juaj, ishte vrasësi i Nik Pjetër Ndrekës?

Unë fillimisht kam ardhur në Shqipëri që në 1991- shin dhe kam shkuar në Vermosh me deputetin e zonës së asaj kohe, ( të ndjerin Dodë Kaçaj, përfaqësue­s i Partisë Demokratik­e), dhe aty ka ardhur një ekip i "Radio Televizion­it Shqiptar", me gazetarin e njohur Bujar Muharremi, ku u bë një kronikë televizive, sipas asaj që kishte ndodhur me familjen time, vite më parë. Dhe po atë vit, kemi gjetur eshtrat e babës, në atë përroin që u tregova pak më sipër dhe i kemi varros me ceremoni, sipas traditës sonë. Në atë ceremoni, kanë marrë pjesë edhe nga familja e farefisi i Nik Pjetër Ndrekës. Ne si malësorë, e kemi zakon, që i vajtojmë ata që varrosim dhe një nga ata që vajtonin, ishte kushërini i Nik Pjetër Ndrekës, Zef Gjergj Ndreka ( Deda), i cili i ka thirr vaj, babës tim.

Krahas këtyre, a u diskutua në atë kohë e vërteta e asaj ngjarje, pra, që nuk ishte babai juaj, vrasësi i Nik Pjetër Ndrekës?

Për këtë gjë, kam ardhur prapë një vit më vonë, për të nxjerrë të vërtetën e historisë së babait tim. Kam shkuar në Vermosh dhe sipas zakonit, kam mbledhur të gjithë burrat në derë të kishës, ku kisha dhe kamerën që i regjistron­im bisedat e gjithsecil­it. Aty u kam thënë: "Në rast se ju thoni, se Nik Ndrekën e ka vrarë babai im dhe Mark Pashku, do ta pranoj dhe të themi publikisht se e kanë vrarë ata". I gjithë fshati, më shumë se 100 burra, kanë dalë në atë moment dhe kanë thënë se: "Ne kemi qënë aty dhe e kemi parë dhe e kemi ditur, që ka qenë një gënjeshtër, por nuk kemi pasur se çfarë të themi, se ashtu ishte koha atëherë. Nuk guxonim dot të flisnim ndryshe asaj, çka kishte thënë Partia dhe qeveria". Pra, ajo që ishte thënë deri atëherë, se gjoja baba im dhe Mark Pashku, kishin vrarë Nik Pjetër Ndrekën, ishte një legjendë e krijuar nga Partia dhe Sigurimi i Shtetit, se si e si me përça familjet e mëdha, pasi me këtë familje, ne kemi miqësi dy herë. Kemi dy bijat tona, të martuara në shtëpinë e tyre. Krejt farefisi i Pjetër Ndrekës, si: Kol Ndreka, Nikoll Ndreka, Rrok Ndreka, etj., nuk e kanë pranuar kurrë, që babai im dhe Mark Pashku, të kishin gisht apo lidhje në vrasjen e Nikës.

Po vetë Mark Pashku, që ishte i akuzuari kryesor për vrasjen e Nik Ndrekës, a ka ardhur në Shqipëri pas vitit 1990, për të sqaruar të vërtetën e kësaj historie?

Po, edhe Mark Pashku ka ardhur në vitin 1995 dhe i ka takuar të gjithë njerëzit, si dhe dy axhat e Nikë Pjetër Ndrekës, shtëpi për shtëpi, ( se Marku ishte kushëri i tyne) dhe u ka kërku të thonë publikisht, se si ishte e vërteta e asaj historie. Ata i kanë thënë me i falë, se ata e kanë ditur se ka qenë rrenë, por, "nuk kemi pasur se çfarë të bëjmë". Pas kësaj, ai ka shkuar te Pjetër Ndreka në Milot dhe i ka thënë atij: "Pjetër, ne jemi kushërinj, dy breza, zgjidh kë të duash dhe silli këtu. Unë të bëj be, në kishë, a ku të duash ti, se as nuk kam pasur dijeni dhe as kam gisht, në vrasjen e djalit tuaj". Pjetri i është pergjigjur se: "nuk besonte në be". Dhe Marku i ka thënë: "Kurrë mos besofsh dhe pushka top, t'u bëftë". Pas kësaj, ne menduam se familja e Pjetër Ndrekës, duhej të distancohe­j nga shpifjet, ose të përdorte traditën e zakonit malësor, por nuk ndodhi kështu.

Po ju personalis­ht, a tentuat të takoheshit me njerëz të afërt të Nik Pjetër Ndrekës?

Ne u takuam me gjithë të afërmit e tij, me axhat e Nikës dhe të gjithë e pranuan se ajo gjë, ka qenë e gënjeshtër­t, por me Pjetrin, kurrë. Pjetri ka qenë një njeri, që ka pranuar dhe vënë gjakun e djalit, mbi interesat e familjes. Se të përdorësh gjakun e fëmijës, është e turpshme. Në qoftë se ai, ka përfituar merita me Nikën, nga ana e regjimit komunist, ai ka përçarë familjen, se siç thashë, Mark Pashku ka qenë kushëriri i tij. Pra, të ulesh një burrë shtëpie dhe të çosh një fëmijë, është një gjë e keqe. Ndërsa kjo familje, pra ajo e Pjetër Ndrekës, ka qenë dhe është një familje e mirë dhe shumë e nderuar, përveç Pjetrit, që ka pranuar dhe ka ngrënë bukën e turpit, bukën e marres, siç i themi ne malsorët.

Por, në rast se kjo gjë, për kohën e komunizmit i falet, se ashtu ishte sistemi që përgatiste skema dhe përçarje nëpër familje të ndryshme sipas interesave të tij, nuk mund t'i falet kjo gjë, pas viteve ' 90. Pra, kur erdhi demokracia, ai duhet të dilte dhe të kërkonte falje, ashtu siç kane bërë ata burra që kanë zhveshur kufomën e babait tim, që kanë kërkuar falje. Dhe prandaj, unë nuk ua përmenda emrat atyre. Pjetri duhet të kishte përdorur zakonin e malësorit. Për mua, dënimi më i madh për një njeri, është dënimi që të jep historia. Ta dënosh një njeri, duke u bazuar në historinë e vërtetë, është gjëja më e madhe. Dhe unë këtë gjë, po ia le historisë. Edhe Nik Ndrekën e Pjetër Ndrekën, ua le historisë që ta gjykojë dhe familja e tij, le të prononcohe­t publikisht, ashtu siç i ka hije malësorit, shqiptarit, të vërtetës.

 ?? ??
 ?? ?? cave të Kufirit
cave të Kufirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania