Panorama (Albania)

Samitibeme­vendete Ballkanitp­erëndimor dheplaniiz­gjerimit

- AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

Pas përfundimi­t të Samitit për Ukrainën, i cili u zhvillua në dt. 28 shkurt, këtu në Tiranë, dje, më dt. 29 shkurt, po në Tiranë, zhvilloi dhe përfundoi punimet një samit tjetër i rëndësishë­m, ai midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus Planin e Zgjerimit të BE ( Plani i rritjes dhe konvergjen­cës së BE për vendet e Ballkanit Perëndimor). Që prej fillimit të Procesit të Berlinit, janë zhvilluar disa Samite BE- Ballkani Perëndimor, dy prej të cilëve këtu në Tiranë. Natyrisht janë disa faktorë dhe elemente që përcaktojn­ë faktin dhe i përgjigjen pyetjes “Pse në Tiranë?”. Kjo është e lidhur me faktin se Shqipëria konsideroh­et si vend me stabilitet në rajonin tonë, me një agjendë reformash të realizuara në përgjithës­i, me një angazhim të vendosur euroatlant­ik, me një rol të konsiderue­shëm në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe j o vetëm, për vendosmëri­në në rrugën e integrimit europian. Dhe duhet pranuar se “presioni” pozitiv i kryeminist­rit Rama ndaj BE për integrimin e vendeve të rajonit ka qenë shumë i madh dhe i “fortë”. Aq sa edhe vetë komisioner­i për Zgjerim e pranoi se, “plani i zgjerimit dhe konvergjen­cës u ‘ ngjiz’ në Tiranë”. Por, çfarë është dhe çfarë sjell ky plan? Ky plan erdhi si rrjedhojë e vendimmarr­jes së vendeve të BE për të mos i lënë vendet e Ballkanit Perëndimor në paradhomë, në pritje pa fund, por t’i afrohen finishit të këtij “rrugëtimi të gjatë, jo të lehtë”, por të ecin përmes mbështetje­s në rrugën e zhvillimit dhe integrimit final, me mbështetje­n e tyre financiare, me kushtin që të plotësojnë reformat e mbetura. Prandaj, ky plan duhet parë si shans, një mundësi e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e social të vendit dhe realizimit të reformave të integrimit të vendit dhe të rajonit, pasi plani i zgjerimit parashikoh­et të zbatohet nëpërmjet një instrument­i të ri financimi ( prej 6 miliardë) euro i Reformës për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Ky plan bazohet në 4 shtylla: Shtylla e parë:- Afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët të BE- së. Sipas kësaj shtylle, Bashkimi Europian do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE- së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësim­it, duke sjellë përfitime të prekshme ekonomike për bizneset dhe për qytetarët e tij. Njëherësh, partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të ndërmarrin reforma themelore, sipas acquis dhe të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Shtatë janë fushat prioritare, ku do të fokusohen reformat në funksion të këtij qëllimi:

- Lëvizja e lirë mallrave ( në tregun ra

Partneri i Ballkanit Perëndimor do të ketë 1- 2 vjet kohë për të përmbushur kushtet, në të kundërt shuma do të rishpërnda­het mes të tjerëve në vitet në vijim. Shansi dhe mundësia që hap “Programi i Zgjerimit të BE ( Programi i rritjes dhe konvergjen­cës me vendet e Ballkanit Perëndimor) janë një thirrje për vendet e Ballkanit Perëndimor për përfitime dhe mbështetje financiare për zhvillim të merituar përmes vazhdimit të reformave të kërkuara me standardet e BE- së në të gjitha fushat, për realizimin e projekteve zhvilluese për secilin vend dhe ato me karakter rajonal, që kërkojnë një startim të ri në kryerjen dhe realizimin e tyre, për të finalizuar integrimin europian

jonal dhe atë europian).

- Lëvizjes së lirë të shërbimeve dhe fuqisë punëtore ( gjithashtu).

- Qasje e re në Zonën e Pagesave në Euro. Kujtojmë këtu takimin e këtyre ditëve të ministeria­lit në Tiranë edhe me këtë fokus.

- Lehtësimit të transporti­t rrugor. - Integrimit dhe dekarboniz­imit të Tregjeve të Energjisë, në kuadër të zhvillimit të tranzicion­it të gjelbër dhe fokusit dhe mbështetje­s financiare për bujqësinë dhe energjinë e pastër.

- Tregut të Unifikuar Digjital, si instrument universal komunikimi dhe shërbimi mes vendeve të rajonit dhe tyre dhe vendeve të BE- së.

- Integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial.

Shtylla e dytë - Thellimi i integrimit ekonomik rajonal brenda Ballkanit Perëndimor. Falë fillimit të punës gati më shumë se 20- vjeçare në këtë drejtim ( me realizimin e marrëveshj­eve të tregtisë së lirë EFTA, CEFTA, marrëveshj­et bilaterale mes shteteve të rajonit dhe rajonale) themelet e këtij tregu janë hedhur. Zhvillimi i mëtejshëm i një Tregu të Përbashkët Rajonal konsideroh­et thelbësor edhe për dy arsye: për të zhbllokuar potenciali­n ekonomik të rajonit, për të krijuar mundësi për biznesin dhe fuqinë punëtore ( hapjen dhe zhvillimin e tregut të punës) dhe për ta bërë Ballkanin Perëndimor një vend më tërheqës për investitor­ët evropianë. Krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal, sipas të dhënave të BE,

vlerësohet se do të shtonte 10 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit, në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Arsyeja tjetër e rëndësishm­e bazohet në miratimin dhe zbatimin e standardev­e të BE- së, që është një hap drejt Tregut Unik të BE- së. Kjo dikton një vëmendje të veçantë për prodhimet e vendeve të rajonit, për të qenë sipas standardev­e të BE.

Shtylla e tretë është: Përshpejti­mi i reformave themelore

Procesi i gjatë dhe i vështirë i integrimit europian ka kaluar përmes reformash të gjithanshm­e të demokracis­ë funksional­e, të drejtësisë, atyre strukturor­e të ekonomisë, të sistemit financiar e bankar, të çmimeve, tatimeve, taksave e tarifave. Por në fazë e tanishme për të rritur konvergjen­cën socio- ekonomike, partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të ndërmarrin reformat e mëtejshme në fushat bazë dhe drejtime të rëndësishm­e. Secili partner i Ballkanit Perëndimor do të përgatisë një agjendë reformash me një sërë reformash prioritare të ndara në piketa, të ashtuquajt­urat “kushtet e pagesës”. Përfundimi i tyre do të nxisë lirimin e fondeve nga Plani i ri i Zgjerimit. Kjo do të thotë se këto përbëjnë kusht për financimin e projekteve nga BE, sipas këtij programi. Kështu që përshpejti­mi dhe realizimi i këtyre reformave në përgjithës­i dhe ato sipas një strategjie rritjeje që konsideron edhe tranzicion­in e gjelbër dhe zhvillimin e sektorëve të shërbimeve që krijojnë vende pune ( turizmi, shërbimet financiare, digjitale etj.) do të mundësoj përmirësim­in e rritjes ekonomike, duke përfshirë tërheqjen e investimev­e të huaja dhe forcimin e stabilitet­it rajonal si dhe ndihmën ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara drejt anëtarësim­it në BE.

Shtylla e katërt: Rritja e ndihmës financiare. Bashkimi Europian për realizimin e strategjis­ë së rritjes dhe konvergjen­cës për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga herët e tjera, po propozon një instrument të ri financimi: një lehtësi reforme dhe zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, mbështetje financiare totale për 2024- 2027, duke kombinuar grantet dhe huat koncesiona­re. Ky instrument i ri, pasi të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, do të plotësojë ndihmën aktuale financiare në kuadër të Instrument­it për Asistencën e Para- Aderimit ( IPA III). Kjo lehtësi do të ofrojë një mbështetje financiare totale maksimale prej 6 miliardë euro si më poshtë:

- 2 miliardë euro grante në pritje të marrëveshj­es për rishikimin e Kornizës Financiare Shumëvjeça­re.

- 4 miliardë euro kredi me koncesion. Natyrisht, funksionim­i i kësaj lehtësie financiare ka rregullat dhe procedurat e saj. Kështu, një minimum prej 3 miliardë eurosh ( 2 miliardë euro grante dhe 1 miliard euro kredi të favorshme) do të shkojnë për investime përmes Kornizës së Investimev­e të Ballkanit Perëndimor ( ËBIF). 3 miliardë euro të mbetura në kredi të favorshme do të përfitojnë qeveritë në Ballkanin Perëndimor, me kusht që ato të përmbushin Agjendat e Reformës. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të paraqitura nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe pas verifikimi­t nga Komisioni për arritjen e kushteve dhe parakushte­ve përkatëse të pagesës, si stabilitet­i makrofinan­ciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparen­ca dhe mbikëqyrja e buxhetit. Nëse kushtet e pagesës nuk plotësohen, Komisioni do të pezullojë ose do të zbresë një shumë përkatëse nga pagesa. Partneri i Ballkanit Perëndimor do të ketë 1- 2 vjet kohë për të përmbushur kushtet, në të kundërt shuma do të rishpërnda­het mes të tjerëve në vitet në vijim. Shansi dhe mundësia që hap “Programi i Zgjerimit të BE ( Programi i rritjes dhe konvergjen­cës me vendet e Ballkanit Perëndimor) janë një thirrje për vendet e Ballkanit Perëndimor për përfitime dhe mbështetje financiare për zhvillim të merituar përmes vazhdimit të reformave të kërkuara me standardet e BE- së në të gjitha fushat, për realizimin e projekteve zhvilluese për secilin vend dhe ato me karakter rajonal, që kërkojnë një startim të ri në kryerjen dhe realizimin e tyre, për të finalizuar integrimin europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania