Panorama (Albania)

Leva: Napolin s'e llogaris, fitojmë për Ksavin

Polaku: Ka ardhur momenti të shënoj ndonjë gol më shumë për ekipin

-

Barcelona është në proces kërkimi për një trajner të ri për stolin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovsk­i ka folur për mediat e klubit duke nënvizuar momentin aktual që po kalon skuadra, gjendjen e tij të formës dhe gjithashtu çështjen e largimit të trajnerit Ksavi Hernandez.

MOMENTI AKTUAL

"Kam një vit e gjysmë te Barcelona dhe ndihem shumë mirë. Kam fituar trofe dhe kam shënuar shumë gola. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Shpresoj ta kemi hedhur pas krahëve momentin kritik. Tani vjen periudha më e rëndësishm­e e sezonit dhe dukemi në formë, por luajmë mirë dhe po shënojmë më shumë".

SERIA E GOLAVE

"Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën. Kundër Getafes nuk shënova, por kemi luajtur shumë mirë duke shënuar 4 herë. Çdo sulmues dëshiron të shënojë në çdo ndeshje, por nëse gjërat shkojnë mirë për ekipin edhe nëse nuk shënoj kjo është e mjaftueshm­e".

KALENDARI I VËSHTIRË

"E kemi të qartë se na presin ndeshje shumë të rëndësishm­e përpara, duke nisur nga kjo javë në Bilbao. Jemi në një moment që nuk duhet të gabojmë më. Në javët në vazhdim shpresoj të rikuperojm­ë dhe ndonjë lojtar më shumë, sepse tani të gjithë janë të rëndësishë­m. Përpara kemi dy kompeticio­net më të rëndësishm­e, Ligën dhe Champions- in, duhet të jemi gati".

NAPOLI

"Është për të ardhur keq që nuk fituam në Itali, duke qenë se në pjesën më të madhe e dominuam ndeshjen. Nëse do të kishim shënuar një gol të dytë do i kishim mbyllur llogaritë. Nëse luajmë në shtëpi siç bëmë në Napoli jam i bindur se shkojmë në çerekfinal­e. Napoli është një ekip i rrezikshëm, me lojtarë të mirë, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje".

LA LIGA

"Në Liga situata është disi më e ndërlikuar. Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të presim nga gabimet e kundërshta­rëve. Unë mendoj se asgjë nuk ka mbaruar. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse e dimë se nuk është e lehtë me dy skuadra

përpara". LARGIMI I KSAVIT

"Ai do të jetë në krye të ekipit deri në fund. Për ne është shumë e rëndësishm­e të jemi të fokusuar që të mund të bëjmë punën tonë. Për

Ksavin ka qenë një fazë e vështirë dhe emocionues­e. Ai ka qenë një ish- lojtar i Barcelonës dhe është trajner i Barçës. Është shumë e vështirë për atë, sepse ai është gjithashtu një person shumë emocional. Për të, Barcelona është më shumë se një klub. E kuptoj që nuk duhet të jetë e lehtë për familjen e tij. Ne duhet të luajmë së bashku, të shkojmë në të njëjtin drejtim dhe të fitojmë edhe për të".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania