Panorama (Albania)

Asgjë serioze për Fratezin, gati Açerbi dhe Turam

-

Pas fitores spektakola­re me Atalantën, trajneri Simone Inzagi i bëri dhuratë skuadrës 1 ditë pushim. Megjithatë, në qendrën stërvitore u paraqitën ata që kanë probleme fizike dhe po punojnë për tu rikthyer sa më shpejt në dispozicio­n të trajnerit. Lajme të mira vijnë nga infermieri­a për disa prej tyre.

Fratezi- Mesfushori u dëmtua pasi shënoi gol kundër Atalantës dhe u detyrua të linte fushën e lojës, pavarësish­t se u fut si zëvendësue­s. Në fillim u mendua për diçka serioze, por në fakt mesfushori është ndier më mirë që gjatë mbrëmjes dhe së bashku me stafin mjekësor kanë vendosur të mos bëjë ekzaminime. Bëhej fjalë thjesht për një goditje që mori në momentin kur vendosi këmbën dhe kjo do të thotë se është i gatshëm për tu rikthyer ditën e hënë në sfidën ndaj Xhenoas.

Turam e Açerbi- E njëjta ndeshje është vendosur si ditë rikthimi edhe për sulmuesin Markus Turam dhe mbrojtësin Açerbi. I pari u dëmtua në sfidën kundër Atletikos, ndërsa Açerbi u largua kundër Romës pas një dëmtimi muskulor. Të dy janë gati për duelin e së hënës, por me shumë mundësi nuk do të luajnë nga minuta e parë. Trajneri ka ndërmend që t'i ketë në top formë për duelin kundër Atletikos së Madridit.

Çalhanoglu- Nuk është i njëjti diskutim për një tjetër të dëmtuar, Hakan Çalhanoglu. Rikthimi i tij mund të shtyhet për duelin kundër Bolonjës. Kjo do të thotë se për sfidën e së hënës do të luajë sërish si titullar Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare vjen nga një moment pozitiv dhe e ka zëvendësua­r ashtu siç duhet "profesorin" e tij Çalhanoglu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania