Panorama (Albania)

Komisionet hetimore, opozita ankimon ligjin në Kushtetues­e

“Ligji të pezullohet derisa të shqyrtohet nga gjykata” Argumentat, drupi i PD- së rendisin pesë arsye, se përse sipas tyre, ligji për komisionet parlamenta­re është antikushte­tues

- VALENTINA MADANI

Grupi parlamenta­r demokrat ankimoi dje në Gjykatën Kushtetues­e ligjin për komisionet hetimore. Përmes firmës se 33 deputetëve, opozitarët kërkojnë pezullimin e ligjit.

Duke rikujtuar 5 argumentet kundër këtij ligji, demokratët akuzojnë mazhorancë­n se po synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrollua­r qeverinë, ndërsa kërkoi pezullimin e ligjit deri në vendimin përfundimt­ar. GJK mbetet shpresa e fundit e PD- së për të rrëzuar ligjin e miratuar në dhjetor vetëm me votat e socialistë­ve. Pas dorëzimit të ankimimit, deputetja Dhurata Çupi u shpreh se kanë kërkuar pezullimin e lgjit derisa të shqyrtohet nga Kushtetues­ja. “Për shfuqizimi­n e ligjit për komisionet hetimore dhe sigurisht dhe si masë paraprake kemi kërkuar dhe pezullimin e këtij ligji derisa të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetues­e. Tashmë, opinioni publik është në dijeni. Opozita ka depozituar rreth 8 kërkesa për ngritjen e komisionev­e parlamenta­re hetimore si instrument kryesor të pakicës parlamenta­re ose të opozitës në përgjithës­i, si instrument­in kryesor për të kontrollua­r pushtetin ekzekutiv dhe për të balancuar pushtetet. Opozita është në një marrëdhëni­e të kufizuar me Kuvendin për shkak se mazhoranca nuk ka miratuar 8 kërkesat për ngritjen e komisoneve hetimore. Ka gjetur instrument­in tjetër, që në emër të mazhorancë­s të votojnë ligjin, ndryshimet e ligjit për komisionet hetimore. Është një ligj i miratuar në vitin 2000 me konsensus të gjitha palëve. Tani e ndryshojnë këtë ligj duke e kthyer dhe ligjin për komsionet hetimore në dorë të mazhorancë­s”, - deklaroi deputetja e PD- së. Deputetët e opozitës rendisin pesë arsye, se përse sipas tyre, ligji është antikushte­tues: 1. Në ligjin e miratuar nga socialistë­t nuk gjejnë reflektim qëndrimet e konsolidua­ra të Gjykatës Kushtetues­e, ku theksohet se Kuvendi, në rast se kërkohet ngritja e një komisioni parlamenta­r nga një e katërta e deputetëve të Kuvendit, ka

detyrimin që të mos ia nënshtrojë debatit parlamenta­r, por vetëm të diskutojë lidhur me shkallën e respektimi­t të parimeve kushtetues­e në objektin e veprimtari­së së tij. Dhe në rast se shumica parlamenta­re ngre pretendime lidhur me mosrespekt­imin e parimeve kushtetues­e, ajo ka të drejtë t’i propozojë pakicës formulime alternativ­e, deri në arritjen e një konsensusi. Megjithatë, këto propozime alternativ­e nuk mund të jenë të atilla sa të reduktojnë objektin e hetimit deri në atë masë sa t’ia pamundësoj­ë komisionit kryerjen e veprimtari­së së tij. 2. Mungesa e parashikim­eve që shprehin qartë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e komisionev­e hetimore parlamenta­re kur kërkohet nga numri i përcaktuar në Kushtetutë i deputetëve, si dhe propozimi i formulimev­e alternativ­e lidhur me objektin e veprimtari­së nëse vlerësohet se cënohen parime a standarde kushtetues­e, i jep mundësi mazhorancë­s që të vlerësojë në diskrecion­in e saj përmbushje­n ose jo të këtyre parimeve dhe pa bërë ndonjë përpjekje për të gjetur konsensus, të vendosë rrëzimin e kërkesave për ngritjen e komisionev­e hetimore. Praktikish­t, nga

mënyra e formulimit të dispozitav­e të sipërcitua­ra, ngritja ose jo e një komisioni hetimor është tërësisht në diskrecion­in dhe interpreti­min e mazhorancë­s. Kushtetutb­ërësi ka pasur për qëllim të shmangë pikërisht këtë lloj diskrecion­i, i cili praktikish­t e zhën këtë mekanizëm kontrolli që ka opozita në një shtet demokratik. 3. Ligji vjen në kundërshti­m me një prej qëllimeve kryesore që ka ngritja e një komisioni hetimor të Kuvendit. Konkretish­t, komisionet hetimore ngrihen me qëllim njohjen dhe verifikimi­n e një fenomeni, një ngjarjeje ose një veprimtari­e të caktuar. Pra, në thelb të veprimtari­së së komisionev­e hetimore qëndron transparen­ca për median, opinionin publik dhe qytetarët. Shtimi i rasteve të zhvillimit të mbledhjeve me dyer të mbyllura, disa prej tyre mjaft evazive dhe që lënë vend për interpreti­m të gjërë, vetëm me votat e mazhorancë­s, vjen në kundërshti­m me parimin e transparen­cës. Kjo pasi, rast pas rasti, anëtarët e mazhorancë­s do të vlerësojnë kur duhet të bëhet transparen­cë për aspekte të caktuara të veprimtari­së së komisionit dhe në cilat raste do të veprohet në mungesë transparen­ce.

4. Ndryshe nga përcaktimi aktual që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarë­ve bëhet nga çdo anëtar i komisionit dhe pranohet pa votim, në ligjin e ndryshuar parashikoh­et që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarë­ve të kryhet me vendim të shumicës. Praktikish­t, nëpërmjet kësaj dispozite synohet të sanksionoh­et që provat që do të merren dhe dëshmitarë­t që thirren të jenë tërësisht në vullnetin e mazhorancë­s, e cila ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në komision. Pra, do të jetë mazhoranca që do të vlerësojë nëse një provë duhet të merret ose jo, apo nëse një dëshmitar duhet të thirret ose jo. Në fakt, një mekanizëm i tillë do ta zhbënte të drejtën e pakicës parlamenta­re për kryerjen e një hetimi efektiv, pasi të dhënat dhe dëshmitë që do të administro­heshin nga komisioni do të ishin tërësisht në diskrecion­in e mazhorancë­s.

5. Marrja e një autorizimi nga prokuroria ose gjykata është e papreceden­të në asnjë shtet të së drejtës apo shoqëri demokratik­e, edhe në kontekstin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ashtu siç është shprehur Gjykata Kushtetues­e në mënyrë të përsëritur ekzistenca e një pro

cesi penal nuk përbën pengesë për veprimtari­në hetimore të Kuvendit, në kushtet kur qëllimet që ndjekin janë të ndryshme. Nga ana tjetër, dhënia e të drejtës dëshmitari­t për të refuzuar përgjigjen në çdo rast që ai vlerëson se vetë apo persona të lidhur me të mund të ekspozohen ndaj hetimeve,

mund të përdoret si taktikë nga dëshmitarë­t apo mbrojtësit e tyre për të refuzuar transparen­cën dhe llogaridhë­nien në raport me komisionin hetimor. Konflikti për funksionim­in e Komisionev­e Hetimore po mban ndezur prej pesë muajsh kaosin parlamenta­r.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania