Panorama (Albania)

Ministrat e 7 vendeve, kërkesë BE- së: Vendosi afate për anëtarësim­in!

“Koha për përparim në procesin e zgjerimit drejt Ballkanit”, kryediplom­atët europianë: Mbështesim planin për rritjen ekonomike

- VALENTINA MADANI

Kryediplom­atët e 7 vendeve europiane i dërguan një letër Bashkimit Europian, ku shprehen se është koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit drejt Ballkanit.

Figura të rëndësishm­e politike të vendeve kryesore të BE- së përmes kësaj letre drejtuar krerëve të Unionit kërkojnë përshpejti­m të procesit të Zgjerimit. Në letrën drejtuar Unionit, ata shprehen se kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Këshilli miratoi Deklaratën e Selanikut dhe tani ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE- së drejt Ballkanit Perëndimor. Ndaj pas miratimit të planit 6 miliardë euro për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në samitin e Tiranës me Bashkimin Europian, Brukselit i kërkohet tani përcaktimi i afateve të qarta për anëtarësim­in e vendeve të rajonit. Ministrat e Jashtëm të 7 vendeve europiane ia dërguan këtë kërkesë krerëve të institucio­neve drejtuese të Bashkimit Europian përmes një letre. Mes nënshkrime­ve kryediplom­atëve të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Sllovakisë e Sllovenisë bie në sy edhe ai i shefit të diplomacis­ë greke, Jorgos Gjerapetri­tis, vendi i të cilit mban peng negociatat për Shqipërinë, nga pakënaqësi­të për çështjen “Beleri”. “Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BEsë drejt Ballkanit Perëndimor. Një afat i qartë dhe i arsyeshëm për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë. Koha është thelbësore. Çdo vonesë dëmton besueshmër­inë e BE- së dhe do të ketë ndikim negativ në procesin e integrimit të rajonit”, - thuhet në letër. “Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se

“Ne mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE- së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtu­ar reformat themelore. Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuoj­ë në nxitjen e konvergjen­cës socioekono­mike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësim­it në BE”

kurrë”, - shprehen kryediplom­atët. Gjithashtu theksohet se plani për rritjen ekonomike ofron një mundësi për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE- së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal si edhe për të përshpejtu­ar reformat themelore. “Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuoj­ë në nxitjen e konvergjen­cës socioekono­mike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësim­it në BE”, - shkruhet në letër. Ministrat i bëjnë thirrje

Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsolës të angazhohen personalis­ht për të lehtësuar procedurat e proceseve integruese për rajonin, mes institucio­neve që drejtojnë, veçanërish­t tani në prag të zgjedhjeve europarlam­entare. “Mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e përbashkët të BE- së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtu­ar reformat themelore. Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuoj­ë në nxitjen e konvergjen­cës socioekono­mike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësim­it në BE”, - citohet letra e kryediplom­atëve europianë. Në zgjedhjet e 6- 9 qershorit priten të mësohen emrat e eurodepute­tëve të rinj dhe krerëve të rinj të institucio­neve evropiane në kryeqyteti­n belg. Para tri ditësh, në Tiranë u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian për planin e ri të rritjes ekonomike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania