Panorama (Albania)

Ambasadori holandez, optimist për çështjen e integrimit në BE

-

Ambasadori i holandez, Reinout Vos, në një deklaratë nga Korça komentoi dje dy samitet që u zhvilluan në Tiranë pak ditë më parë, ai i Ukrainës dhe ai i BE- Ballkanit Perëndimor. Duke u ndalur te shanset e Shqipërisë për t’u integruar në BE, ambasadori u shpreh optimist për grupin e ri të kapitullit. “Negociatat kanë nisur tashmë, por besoj për grupin e ri të kapitullit, ky është vendim që do merret nga këshilli, por besoj se do jepet. Ky është një proces që është në vazhdim nuk ka arsye të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do merret. Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamenta­re nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur dhe unë iu bëj thirrje partive politike që t’i rikthehen procesit institucio­nal të parlamenti­t në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracis­ë”, - tha ambasadori holandez. Lidhur me kaosin në Kuvend, ai u shpreh: “Të gjitha partitë politike duhet të kontribuoj­në në të gjitha procedurat normale të jetës parlamenta­re dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshë­m me të gjitha partitë politike në Shqipëri. Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurav­e parlamenta­re, ku një ndër to është edhe reforma elektorale. Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversitet­i dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohe­t demokracia në institucio­net tona kjo varet vetë ne nga institucio­net shqiptare për t’i riorganizu­ar këto elementë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania