Panorama (Albania)

PD: 7 apartament­e në këmbim të depozitimi­t të 85 mijë tonë dherave

Dokumenti, Këlliçi thirrje SPAK- ut: Sekuestro apartament­et ku fshihen paratë publike të vjedhura nga djegësi fantazmë

- TIRANE

PD përmes ish- deputetit të PD, Belind Këlliçit, publikoi një tjetër denoncim që lidhet me çështjen e incenerato­rëve.

Sipas Këlliçit, firma e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit ka nënshkruar një kontratë në vitin 2021, ky do të merrte 7 apartament­e nga një firmë ndërtimi, në këmbim kjo e fundit do depozitont­e 85.000 tonë dhera në landfillin e Sharrës. Këlliçi denoncoi 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike që janë vjedhur nga ky djegës fantazmë. Këlliçi i bëri thirrje SPAK të sekuestroj­ë këto 7 apartament­e. "Jam sot para jush për të bërë publike disa fakte të rënda penale lidhur me hetimin tashmë 4- vjeçar të aferës së shekullit, atë të incenerato­rit fantazmë të Tiranës. Pasi SPAK u shpreh se e ka tejet të vështirë për të gjetur dhe sekuestrua­r paratë publike të vjedhura nga prestanome­t Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ne po u japim 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike. Në korrik të vitit 2021, kompania e famshme ' ITS' lidh një kontratë me subjektin ' Llanaj Ndërtim' shpk.. Objekti i kësaj kontrate ishte që kompania e Klodian Zotos do të merrte përsipër pagesën e depozitimi­t të 85.000 tonë dhera, në landfillin e Sharrës, ndërkohë që subjekti për këtë pagesë do të përfitonte në këmbim 500 m2 ndërtim në një prej projekteve të ndërtimit të kësaj kompanie në Tiranë. Në dhjetor të vitit 2021, Klodian Zoto arratiset nga vendi, pasi doli urdhërarre­sti i lëshuar ndaj tij. Kompania ' ITS' u vu nën sekuestro preventive dhe administri­m shtetëror, duke e bërë të pamundur që këto asete të zhduken pa suportin, apo urdhrin e pronarit faktit të incenerato­rit të Tiranës, Erion Veliaj", - deklaroi Këlliçi. Sipas tij, për administri­min e këtyre aseteve që SPAK mesa duket ka "harruar" t'i sekuestroj­ë, Taulant Balla tentoi të emëronte në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestrua­ra, Ferdinand Tarazhin, ish- drejtorin e landfillit të Sharrës. "I kapur në flagrancë nga opozita, Balla u detyrua të ndryshonte këtë emërim kriminal, brenda ditës. Deri më sot, i kemi faktuar SPAK- ut se ku gjenden paratë, në Bullgari, në Maltë, në Turqi, në Holandë, në

Zvicër, në Hungari dhe së fundmi në Shqipëri. Këto para kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve, manipulimi­n e opinionit publik përmes kapjes së mediave, siç tregon rasti flagrant i medias së Carlo Bollinos apo pagesave për analistët, të cilët paturpësis­ht mbrojnë çdo natë këtë aferë në debatet televizive dhe guxojnë të kërcënojnë edhe opozitën që denoncon këtë megaaferë", - tha ish- deputeti demokrat. Ai apeloi se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani,

duhet të sekuestroj­ë këto 7 apartament­e dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës, ku janë të fshehura paratë publike dhe t'ua japë familjeve të cilat ende sot pothuaj 5 vite pas tërmetit të 2019, dergjen nëpër çadra, apo në dyert e Bashkisë Tiranë. "Garantojmë qytetarët se paratë që nuk i ndjek dot SPAK- u, do vijojmë t'i ndjekim ne. Dhe sërish për t'ia lehtësuar punën SPAK- ut, fill pas kësaj deklaratë, ky informacio­n do t'i përcillet zyrtarisht z. Dumani", - shprehet Këlliçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania