Panorama (Albania)

Rama në Azerbajxha­n: Një qendër e gazit natyror të lëngshëm në Vlorë Kryeminist­ri: Korridori Jugor e ka bërë Europën më të sigurt

-

I deklaruar edhe më herët, projekti për shndërrimi­n e Vlorës në një qendër të gazit natyror të lëngshëm mbetet në agjendën e qeverisë. Këtë angazhim kryeminist­ri Edi Rama e theksoi edhe në takimin e 10- të të Korridorit Jugor të gazit në Azerbajxha­n. "Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpuni­mit me TAP në bashkëvepr­im me partnerët tanë synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë", - tha Rama. Hapi i parë për shfrytëzim­in e gazit natyror të lëngshëm për konsum të përgjithsh­ëm është hedhur në Korçë. Gazifikimi i qytetit juglindor është në fazën e studimit dhe po aq edhe ai për tubin që do të lidhë TAP- in me TEC- in e Vlorës. "Në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimi­t të vendit edhe falë mbështetje­s së Presidenti­t Aliev, duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike na ishte privuar", - u shpreh kryeminist­ri. Nëse ndërtimi i qendrës së gazit natyror të lëngshëm në Vlorë dhe gazifikimi i Korçës janë ende një projekt, lëvizja e lirë mes dy vendeve u arrit. Me nënshkrimi­n e saj, qytetarët do të lëvizin pa viza nga Shqipëria drejt Azerbajxha­nit dhe anasjellas. Gjatë fjalës së tij përshëndet­ëse në këtë samit, kryeminist­ri Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpuni­m me partnerët. "Po kërkojmë të ecim para drejt projektit të gazifikimi­t të vendit dhe e kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj, që në historinë tonë na ishte privuar. E vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpuni­mit me TAP- in, në bashkëvepr­im me partnerët tanë, synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë", - tha Rama. Kryeminist­ri u shpreh se Korridori Jugor ka ndryshuar jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt, teksa shtoi se gazi i Azerbajxha­nit së shpejti do të bëhet thelbësor për jetën tonë. Përveç adresimit në samitin e 10- të të Korridorit Jugor të gazit si i ftuar nderi i Presidenti­t të Azerbajxha­nit, mes Edi Ramës dhe Ilham Aliyev pati një takim kokë më kokë. Shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Azerbajxha­nit tashmë nuk kanë nevojë për viza. Në Azerbajxha­n u nënshkrua dje marrëveshj­a për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxha­nit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpuni­m mes dy vendeve. Dokumenti i marrëveshj­es u firmos nga zëvendësmi­nistri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zëvendësmi­nistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxha­nit, Fariz Rzayev. Lajmi u bë i ditur nga një postim në rrjetin social "X" të ambasadori­t të Azerbajxha­nit në Shqipëri, Anar Huseynov.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania