Panorama (Albania)

Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë. Vdesin babë e bir

Shpërthimi në një kapanon në ndërtim e sipër, mes të plagosurve deputeti i PS- së së Lushnjës, Bujar Çela. Grup hetimor për ngjarjen

- NIKOLETA KOVAÇI

Babë e bir ndodheshin në të njëjtin mjet, dje për herë të parë dhe të fundit bashkë! Ndërsa kanë nisur punën me një vinç për të ngritur një bombol oksigjeni, që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa të birin e kanë lëshuar të gjallë në tokë, e kanë ngjitur në një ambulancë për t` i dhënë ndihmën e parë, më pas e kanë nisur në drejtim të Tiranës, por fatkeqësis­ht rrugës ka ndërruar jetë! Ky ishte fati tragjik i Roland dhe Elidon Hoxhës, ndërkohë që shpërthimi ka shkatërrua­r gjithçka është ndodhur afër tij. Janë plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjev­e mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës. Po në spital kanë përfunduar edhe personat e tjerë, ku të dhënat e para të mjekëve tregojnë se janë në parametra jetësor të sigurt, ndonëse kanë marrë plagë të rënda. Policia, zjarrfikës­it, mjekë, infermierë dhe qytetarë të Lushnjës janë grumbullua­r për të dhënë ndihmë për të gjithë të plagosurit, ndërkohë që pak çaste pas shpërthimi­t fatal, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët antieksplo­ziv, të cilët thanë se brenda ambienteve ishte ende edhe një bombol e pashpërthy­er e ekziston frika e ndonjë shpërthimi tjetër në momentin që do të riaktivizo­het energjia elektrike, element që është ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar për të evituar ndonjë ngjarje tjetër.

Policia

Policia e Lushnjës bëri me dije se kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industrial­e në Lushnjë, që iu mori jetën babë e bir dhe ku u plagosën 7 persona, mes tyre edhe deputetin e PS- së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij. Shpërthim ndodhi rreth orës 15: 30 në vendin e quajtur "Rreth- rrotullimi i Plastmasit", në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë. "Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidental­isht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm", - informoi policia e Lushnjës pak minuta pas ngjarjes. Si pasojë e shpërthimi­t viktimë kanë mbetur babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha dhe 7 persona të plagosur, mes tyre deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Ambulancat e spitalit të Lushnjës vërshuan për të plagosurit, por gjetën pa jetë drejtuesin e vinçit Rolandin dhe në gjendje të rëndë djalin e tij, Elidonin, të dy mbi vinç. I riu humbi jetën teksa transporto­hej për në qendrën spitalore të Traumës, drejt së cilës mbërriti një tjetër i plagosur 41 vjeç dhe deputeti Bujar Çela, që sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën. Policia përgjatë pasdites së djeshme saktësoi se mbetet i paqartë shkaku i këtij incidenti që përfundoi në tragjedi për familjen Hoxha, por përmasat mund të ishin më të rënda, nisur nga forca e shpërthimi­t. Në videon e shpërthimi­t pas kontaktit të vinçit

shfaqen objekte me presion të lartë në flakë, ku dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimi­n e fuqishëm.

HETIMET

Ngjarja e rëndë në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë tashmë gjendet në duart e një grupi të posaçëm hetimor. Janë një mori ekspertësh që po marrin në analizë të gjitha detajet, ndërkohë që dyshohet se gjithçka ka qenë një incident që ka ndodhur në momentin e ngritjes së ngarkesës që ka qenë në vinç. Një nga elementët që pritet të hetohet është pikërisht përcjellës­i i

tensionit të lartë në atë zonë ku po ndërtohej, ndonëse ende nuk dihen detaje teknike që lidhen me shkaqet reale të atij incidenti që solli edhe shpërthimi­n fatal që u dëgjua deri në Peqin. Të plagosurit mësohet se janë të gjithë nën kujdesin e mjekëve, disa në Spitalin e Traumës dhe të tjerët në repartin e djegieve. Mjekët treguan se është kryer ndërhyrje kirurgjika­le te të gjithë të plagosurit që e kanë pasur të nevojshme, ndërkohë që ndërhyrje ka pësuar edhe deputeti i Lushnjës, ku gjendja e tij, gjithnjë sipas deklaratav­e të mjekëve të dhëna mbrëmë është e stabilizua­r, por e rëndë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania