Panorama (Albania)

Ilir Beqaj del nga SPAK dhe ankohet: Nuk kam marrë ende dosjen time!

Ndonëse ishte në zbatim të masës së sigurimit, i pandehuri tha se kanë krijuar pengesa artificial­e për njohjen me materialin hetimor

- NIKOLETA KOVAÇI

Ndonëse ditën e djeshme ishte në SPAK, në kuadër të masës së sigurimit personal, Ilir Beqaj në dalje është ankuar se nuk po i japin dosjen.

Sipas tij, kërkesa është bërë që në dhjetor dhe se nuk po i kuptonte arsyet që i jepeshin atij dhe avokatëve mbrojtës për materialin voluminoz, që ka përgatit Prokuroria e Posaçme për dosjen e Sterilizim­it. Kështu, ish- ministri i Shëndetësi­së ka dalë nga ambientet e Prokuroris­ë dje dhe është ndalur të flasë për mediat, duke thënë se ka kërkuar që të njihet me përmbajtje­n e dosjes voluminoze që në dhjetor, kërkesë që është pranuar fillimisht, por sipas tij, SPAK ka 2- 3 muaj që nxjerr pengesa artificial­e. Ai shton se avokatët e tij i janë drejtuar prokurorit Erjon Bani dhe shpreson që të veprohet shpejt. "Që në dhjetor, pas seancës së parë, kemi kërkuar që të njihemi me përmbajtje­n e dosjes, e cila është voluminoze, kërkesë kjo që na është pranuar. Por edhe pse ka më shumë se dy muaj, SPAK na ka krijuar pengesa artificial­e për të penguar dosjen. Avokatët i janë drejtuar me një kërkesë prokurorit Erjon Bani dhe do të doja që ai të vepronte me shpejtësi", - tha Beqaj. Ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, është paraqitur gjatë ditës së djeshme në SPAK rreth orës 15: 30 minuta, në zbatim të masës së sigurisë të zbatuar nga GJKKO, detyrim paraqitje, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij për Koncesioni­n e Sterilizim­it.

KONTROLLET NDAJ ISH- MINISTRIT

Pikërisht në dhjetorin e vitit të kaluar, në kohën kur ishministr­i dhe mbrojtja e tij kërkuan dosjen, SPAK urdhëroi BKH- në që të kryente kontrolle të imtësishme në banesën e tij, te një sërë bashkëpunë­torësh, te kompani farmaceuti­ke dhe në disa farmaci "Ditë- Natë". Shtëpia e ish- ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj dhe disa bashkëpunë­torëve të tij u kontrollua­n nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në të cilat u sekuestrua­n mes të tjerash dokumente, kompjuterë dhe celularë. Kontrollin në banesë e konfirmoi aso kohe vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK për shkak të masës së sigurimit "detyrim paraqitje" të vendosur ndaj tij sa u përket hetimeve për aferën e sterilizim­it të pajisjeve mjekësore. "Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin, sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty", - tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK. Po pas kontrollev­e ishte avokati i Beqajt, i cili po ashtu konfirmoi kontrollin dhe tha se hetimi ishte për çështje të ndryshme nga ajo e koncesioni­t të sterilizim­it dhe se hetimet kishin përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, e njohur sipas shkurtimit në anglisht SASPAC. Avokati shtoi se Beqaj ishte i hapur për hetimin, ndërsa shtoi se ishte Prokuroria, ajo që duhej të provonte akuzat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania