Panorama (Albania)

Evazion fiskal me dëm 195 milionë euro, kompania gjermane mashtroi me TVSH- në

Skema nisi në vitin 2017 me pajisjet elektronik­e dhe kulmoi në 2020- n me maskat anti- COVID, mashtrimi mbërriti edhe në vendin tonë

- NIKOLETA KOVAÇI

Për të goditur një grup të strukturua­r kriminal me seli në Gjermani, Zyra e Prokurorit Publik Europian ka kërkuar bashkëpuni­min e një sërë prokuroris­h të vendeve të Europës.

Mes tyre janë ftuar në hetim dhe bashkëpuni­m edhe prokurorët e SPAK. Skema që ka çuar në mashtrim me TVSHnë mësohet se ka lindur në vitin 2017 dhe ka kulmuar në vitin 2020. Fillimin e ka pasur me mjetet elektronik­e, ndërkohë që tre vjet më vonë futen në të njëjtën linjë mashtrimi me maskat anti- COVID. Sinjali i ekzistencë­s së këtij grupi kriminal e ka dhënë vetë Gjermania, ndërkohë që degëzimet e tyre mësohet se shtrihen në 16 shtete të tjera, mes tyre edhe në Shqipëri. SPAK ka ndërhyrë dy ditë më parë në 5 subjekte të identifiku­ara dhe të sinjalizua­ra nga Prokurori Publik duke nxjerrë fakte dhe prova të vlefshme për hetimin, por nuk bëhet ende me dije nëse është arrestuar në vendin tonë ndonjë person.

MEGAOPERAC­IONI

SPAK ka kryer hetime në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian ( EPPO), ka zbuluar një bandë të strukturua­r kriminale, që akuzohet për evazion fiskal me dëm 195 milionë euro. Raportohet për 14 të arrestuar në 17 shtete. Gjatë kontrollev­e, forcat e rendit të këtyre shteteve sekuestrua­n sasi të mëdha telefonash inteligjen­të, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro, një jaht me vlerë 3 milionë euro dhe 1.2 milionë euro para të gatshme dhe kriptomone­dha. Janë sekuestrua­r disa makina, duke përfshirë një "RollsRoyce", një "BMW" dhe një "Range Rover". Në banesat e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli, ora luksoze dhe 2.5 kg ar. Çështja është një mashtrim i dyshuar me TVSH- në, një skemë komplekse kriminale që përfiton nga rregullat e BE- së për transaksio­net ndërkufita­re ndërmjet shteteve të saj anëtare, pasi këto janë të përjashtua­ra nga tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH). Pretendohe­t se, që nga viti 2017, një kompani gjermane ka udhëhequr skema të ndryshme të mashtrimit të TVSH- së që përfshijnë tregtinë e produkteve të vogla elektronik­e, përfshirë smartphon- at. Në vitin 2020, të njëjtët organizato­rë të kësaj skeme besohet se kanë hyrë në treg për maskat mbrojtëse të fytyrës. Gjatë pandemisë COVID- 19, maskat mbrojtëse për fytyrën ishin shumë të kërkuara. Në letër, kompania e tyre ishte me bazë në Hong Kong, por maskat për fytyrën ishin në të vërtetë në një magazinë në Gjermani dhe mbetën atje derisa Ministria Federale Gjermane e Shëndetësi­së i bleu ato nga kompania me seli gjoja në Hong Kong. Sipas hetimit, as kompania në fillim të zinxhirit të furnizimit, as kompania me bazë në Hong Kong, nuk e rimbursuan TVSH- në që kishin marrë pas shitjes së maskave për fytyrën në ministri.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian ( EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacioni­n e koduar "Cluster Midas", për veprën penale "Evazioni Fiskal", e kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimi­t të TVSH- së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale. Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht Evropiane. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestrua­r pajisje të ndryshme elektronik­e ( aparate telefonike, laptop, si dhe USB/ HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania