Panorama (Albania)

Specializi­met për mjekë familjeje dhe urgjence pa testim

Koçiu: Vlerësimi, bazuar në notën mesatare të studimeve

-

Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë një vizite në Pogradec, ka zhvilluar një bashkëbise­dim me mjekë dhe infermierë të shërbimit të kujdesit parësor dhe spitalor në këtë qytet, të cilët janë punësuar nëpërmjet dy portaleve "Mjekë për Shqipërinë" dhe "Infermierë për Shqipërinë".

Ata ndanë eksperienc­at e tyre të rekrutimit në struktura shëndetëso­re të cilët vlerësuan se transparen­ca dhe korrektësi­a ka lehtësuar punën dhe rezultatet e provimit nëpërmjet aplikimit nga të dy portalet.

"Ka edhe shumë korrektësi. Unë jam një nga të personelit që jam rekrutuar me anë të portalit dhe ka ndodhur çdo gjë në mënyrë korrekte. Jam njoftuar përmes e- mailit, jam paraqitur dhe brenda një afati dy javor jam punësuar", u shpreh një prej infermiere­ve.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se MSHMS në bashkëpuni­m me Fakultetin e Mjekësisë kanë vendosur që këtë vit specializi­met afatgjata, të ciklit të tretë në "Mjekësi Familje" dhe "Mjekësi Urgjence", t'i hapin pa testim, ku vlerësimi dhe renditja do të bëhet bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universita­re, duke përfshirë edhe diplomimin.

"Në bashkëpuni­m me Fakultetin e Mjekësisë, kemi vendosur që specializi­met për "mjekë familje" dhe "mjekë urgjence", t'i hapim pa konkurrim që t'i japim mundësi këtyre dy specialite­teve që t'i përmbushim kuotat dhe të dedikojmë më shumë mjekë specialist­ë në këto dy fusha duke i dhënë mundësinë që edhe ata mjekë të përgjithsh­ëm që bëjnë mjekun e familjes të mund ta ndjekin specializi­min brenda institucio­neve duke pasur edhe një mentorim edhe nga Shërbimi i Urgjencës Kombëtare në këtë rast për mjekët e urgjencës, por edhe nga mjekë të specializu­ar për mjekët e familjes", deklaroi ministrja e Shëndetësi­së.

Në rrethin e Pogradecit janë punësuar 10 mjekë dhe 130 infermierë që nga viti 2018 nëpërmjet dy portaleve, të cilët kanë ofruar transparen­cë, profesiona­lizëm dhe meritokrac­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania