Panorama (Albania)

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceuti­kës, por ilaçet janë më të lira

Ekspertët e farmaceuti­kës pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimi­t kanë çuar drejt alternativ­ave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia

- TIRANE

Sasitë e importeve të produkteve farmaceuti­ke panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë. Të dhënat e INSTAT referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë e importeve nga Turqia. Vitin e kaluar u importuan nga ky vend 1203 tonë produkte farmaceuti­ke, të cilat zunë 17 për qind të importeve totale të këtyre produkteve. Para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia zinin vetëm 8 % të importeve totale të produkteve farmaceuti­kë ( shiko grafikun e mëposhtëm).

Ekspertët e tregut të farmaceuti­kës pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimi­t kanë çuar konsumin e barnave drejt alternativ­ave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësit­ë e kompanive shumëkombë­she janë tërhequr nga Shqipëria. Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë ( 255,7 mln euro) produkte farmaceuti­ke, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimi­t që vihet në dispozicio­n nga qeveria shqiptare.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovask­ulare, onkologjin­ë, autoimunet, nervoret etj. Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësiv­e Farmaceuti­ke tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballues­hme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P. sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme të tilla si Apixaban, Pembrolizu­mab që trajtojnë sëmundje autoimune. Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradiciona­le gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësoj­në 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializu­ar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Përfaqësue­sit e tregut farmaceuti­k thonë se nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale. Por përvoja globale ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejtë i çon përpara sistemet shëndetëso­re dhe përmirëson ndjeshëm shërbimet shëndetëso­re për popullatën.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH ( struktura që financon shërbimet shëndetëso­re publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimi­t të medikament­eve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimi­t zinte 24% të totalit të shpenzimev­e të FSKDSH- së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë ( 255,7 mln euro) produkte farmaceuti­ke, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimi­t që vihet në dispozicio­n nga qeveria shqiptare. Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovask­ulare, onkologjin­ë, autoimunet, nervoret etj. Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësiv­e Farmaceuti­ke tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania