Panorama (Albania)

Pensionet në fshat, tri kushtet për të fituar vitet e humbura

Aplikuesit duhet të vërtetojnë që s'kanë qenë në burg, s'kanë marrë pension tjetër, si dhe të kenë banuar pranë një prej kooperativ­ave më poshtë

- TIRANE

Nga 20 mijë qytetarë që dalin çdo vit në pension, qindra prej tyre përballen me vite pune që i kanë kryer, por që nuk figurojnë gjëkundi, pas djegies së regjistrav­e apo humbjes së tyre gjatë trazirave të ' 97s a më herët.

Për të shmangur procese të tëra gjyqësore, shumica në favor të atyre që kërkonin vitet e tyre të punës, qeveria ka vendosur t'ua konsideroj­ë të kryera vitet që ata kërkojnë. Por me tre kushte. Së pari, personat që kërkojnë vjetërsi në punë duhet të dëshmojnë që gjatë atyre viteve që pretendojn­ë se kanë punuar në një prej kooperativ­ave në listën e mëposhtme, nuk kanë qenë duke vuajtur në burgim. Tjetër kriter është mospërfiti­mi i një mase tjetër pensioni asokohe ( bëhet fjalë për pension invalidite­ti). Dhe së treti, ai që kërkon të njohë vite pune në një ish- kooperativ­ë duhet të vërtetojë që ka banuar në atë zonë. Pra, që të fitohen vitet e punës me qëllim që të përllogari­ten për efekt pensioni, personi në prag të pensionit të pleqërisë duhet të vërtetojë përmes këtyre tre dokumentev­e që ka punuar vërtetë. E gjitha kjo, bëhet për të shmangur abuzimet me ligjin e ri "Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish- kooperati

vat bujqësore". Por, edhe në rast se ndodh dhe vërtetohet më vonë, shkelësi nuk mbetet pa u ndëshkuar. "Deklarimi i rremë i kohës së punësimit pranë ish- kooperativ­ave bujqësore nga personat kërkues përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislaci­onit në fuqi", paralajmër­ohen ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të ligjit të miratuar në fund të vitit 2020 dhe i plotë

suar me listën e ish- kooperativ­ave apo subjekteve, për të cilat ekspertët e sigurimeve shoqërore kanë vërejtur se mungojnë plotësisht apo pjesërisht regjistrat e punës. më konkretish­t, janë 72 kooperativ­a, fshatra apo sektorë nga Tropoja në Sarandë, përpilimi i së cilës ka dashur plot tetë muaj kohë. Theksojmë që ligji nuk ka efekt prapra veprues, ndaj, nga ai përfitojnë vetëm ata

që kanë dalë në pension nga ky vit e në vazhdim. "Periudhat e sigurimit të njohura në ish- kooperativ­at bujqësore sipas nenit 2, kanë efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji", citohet në ligjin "Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish- kooperativ­at bujqësore".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania