Panorama (Albania)

PE paralajmër­on Kosovën e Serbinë: Përballje me pasoja, nëse nuk zbatohen marrëveshj­et

- BE: TË PUNOHET PËR ULJEN E TENSIONEVE

PE përmes një rezolute i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që me mirëbesim dhe frymë kompromisi t'i qasen vazhdimit të dialogut. BE- së po ashtu i bëhet thirrje që të ketë një qasje të re në rolin e ndërmjetës­uesit. Sipas DW, Parlamenti Evropian përmes një rezolute paralajmër­oi Kosovën e Serbinë për pasoja, nëse mungon zbatimi i marrëveshj­eve të arritura në dialogun e ndërmjetës­uar nga BE- ja. Besueshmër­ia e Bashkimit Evropian dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun Kosovë- Serbi, theksohet në rezolutë, duke i bërë thirrje BE- së, që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim. "Ftojmë Bashkimin Evropian, që të miratojë një qasje të re në ndërmjetës­imin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE- së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme", thuhet në rezolutën e miratuar të enjten në mbrëmje për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE- së ku kërkohet rritje e ndikimit të BE- së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë rezolutë që përfshinë edhe një raport, përmendet edhe bashkëpuni­mi BE- SHBA, bashkëpuni­mi me NATO- n, forcimi i kapacitete­ve evropiane të mbrojtjes, situata në rajonin e Ballkanit, dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë, "dënohet sulmi terrorist ndaj zyrtarëve policorë me 24 shtator në Banjskë të Republikës së Kosovës, si dhe provokimet e tjera". "Të gjithë ata që kanë përgjegjës­i për sulmet terroriste në veri të Kosovës duhet të sjellën përpara drejtësisë", thuhet në rezolutë dhe nëse dëshmohet se Serbia kishte gisht në to, të ndërmerren masa kundër qeverisë së Serbisë. Të dyja vendeve u kërkohet që të punojnë për t'i ulur tensionet dhe për të shmangur retorikën apo veprimet të cilat mund të krijojnë tensione të reja. "Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që t'i përkushtoh­en dialogut me besim të mirë dhe frymë të kompromisi­t në mënyrë që pa vonesa, të arrihet marrëveshj­a gjithëpërf­shirëse, ligjërisht obliguese për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes tyre, bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombët­are", thuhet në rezolutë. Po ashtu, përmes rezolutës paralajmër­ohen Kosova dhe Serbia se "dështimi për të shënuar përparim në normalizim­in e marrëdhëni­eve do të ketë ndikim negativ në integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania