Panorama (Albania)

Dy datëvdekje­t e Ali Pashë Tepelenës, si "Napoleon i Ballkanit"!

Vdiq më janar të vitit 1822, por çuditërish­t, vdekja "e vërtetë" siç thuhet, ajo politike, apo "rënia e yllit të tij" është gushti i vitit 1830

- NGA MIMOZA KUCHLY*

"Ali Pashai vdiq më janar të vitit 1822, por çuditërish­t, vdekja ' e vërtetë' siç thuhet ajo politike, apo ' rënia e yllit të tij' është gushti i vitit 1830. Kjo nuk është e rastësishm­e dhe as një legjendë e krijuar, është një datë për të cilën kam kërkuar informacio­n, por fatkeqësis­ht ende jo të dala nga arkivat. Përse Ali Pashë Tepelena ' vdiq përfundimi­sht' 8 vjet më vonë? Pse kjo datë që i bashkëngji­tet vdekjes së dytë të tij, përkon me ditën kur u krye Masakra e Manastirit"?

Kisha kohë që hulumtoja rreth "ndriçimit" të figurës së Ali Pashë Tepelenës, pas shqipërimi­t të një tragjedie me pesë akte, shkruar nga Lemercier, akademik francez më 1822, kur Ali Pasha ishte ende gjallë. Fatkeqësis­ht edhe pse kjo tragjedi "Epiri modern" pritej me padurim, siç shkruhet në shtypin e kohës, ajo nuk u lejua të shfaqej në skenë, pasi shteti francez nuk donte të prishte marrëdhëni­et me vendin e Ali Pashait. "Aliu u rrit me revolucion­in francez dhe vdiq pothuajse në të njëjtën kohë me Napolon Bonapartin, ( 10 muaj diferencë ) por Pashai pati një vdekje më dinjitoze, që i shkonte pasurisë së tij, karakterit të fortë dhe dëshirës që kishte për fundin e jetës", - do të shkruhej në parathënie­n e biografisë "Jeta e Ali Pashait, Vezirit të Janinës i ashtuquajt­uri Luan - Alphonse de Beauchamp, 1822). Mjaftojnë këto rreshta dhe kureshtja ndaj Aliut të Tepelenës të tërheqë vëmendjen jo vetëm të çdo shqiptari, por edhe historiani, pa dallim kombësie. Jeta e Luanit të Janinës, e një ndër figurave më problemati­ke, enigmatike mbetet e shpjeguar keq jo vetëm në biseda tavoline, por edhe ne historinë e Shqipërisë. Duke qenë se për Napoleon Bonopartin kam jo pak informacio­n falë seminareve në Universite­tin e Sorbonës, ndjeva një farë krenarie që edhe Ali Pasha ishte "pagëzuar" si Napoleon për Ballkanin, po ashtu për interesimi­n ndaj "anadollaku­t" tonë, jo vetëm në shtypin francez, por edhe në bisedat me Alipasholo­gun më të njohur shqiptar, profesor Irakli Koçollari, i cili i sjell lexuesit shqiptar dokumente e të dhëna nga studiues grekë, francezë, anglezë, rusë etj., që qartësojnë pazëllin e kësaj figure. U ngacmova në hulumtimet rreth Ali Pashait, kur pas këngës së dy varreve, "kokën në Stamboll e trupin në Janinë, të grinë Pasha të grinë" , mësova se Napoleoni ynë, paskësh edhe dy data vdekjeje: e para, 24 janari 1822, dita kur i prenë kokën pabesisht, ( këtu nuk i hyj tezave të pabesive të tij, për momentin) por edhe ajo e 26 gushtit të vitit 1830 me të cilën kam një lidhje personale. Ali Pashai vdiq më janar të vitit 1822, por çuditërish­t, vdekja "e vërtetë", siç thuhet ajo politike, apo "rënia e yllit të tij" është gushti i vitit 1830. Kjo nuk është e rastësishm­e dhe as një legjendë e krijuar, është një datë për të cilën kam kërkuar informacio­n, por fatkeqësis­ht ende jo të dala nga arkivat.

Përse Ali Pashë Tepelena "vdiq përfundimi­sht" 8 vjet më vonë? Pse kjo datë i bashkëngji­tet vdekjes së dytë të tij, përkon me ditën kur u krye Masakra e Manastirit? Në një tavolinë familjare me kushërinjt­ë e mi nga Korita e Skraparit, më ngacmoi biseda me Demir Koritën Hatellari, shkrimtar, i cili kur i fola për karrierën time disavjeçar­e si oficere në Forcat e Armatosura Shqiptare, mu shpreh: "Nuk është e çuditshme, ndoshta ti nuk e di, por Pashua, gjyshi i Mehmet Bej Koritës, gjyshi i nënës tënde, ( dhe të tjerë pas tij) ka qenë ushtarak trim, e jo vetëm kaq. Pashoja ( 1780- 1830), pas rënies së Ali Pashait, së bashku me shumë trima të Skraparit, ishte kundërshta­r i hapur i pushtetit dhe administra­tës turke. Kështu, edhe Pashua ishte midis atyre 800 burrave, ( shifrat jepen nga 500- 1000), të cilët u tradhtuan nga Mytesarifi i Beratit dhe nga vëllezërit Vrionas, Hysen e Kahreman. Për t'i nderuar, sulltani kishte dhënë "urdhër" që atyre, do t'u jepeshin ofiqe e pensione, por së pari duhej të shkonin në Manastir, ku do të merrnin pjesë në një ' paradë' ushtarake e do t'u organizoj një pritje e rëndësishm­e. Kështu në ' besë' të bashkëpatr­iotëve të tyre, atje shkuan rreth 800 trima, paria dhe elita e toskëve, të cilët vërtetë gjatë paradës u vendosën në podium, por në një moment të caktuar armët u drejtuan kundër tyre dhe masakra ishte një ndër kasaphanat më gjakëderdh­ëse që njeh historia. Serasqeri Reshit Pasha u dha urdhër ushtarëve të qëllonin në të gjitha drejtimet, duke i vrarë rebelët toskë, ku midis tyre ishte dhe Pashua. Masakra e Manastirit 1830 apo masakra e elitës toske, njihet në histori si një gjenocid i ushtrisë turke ndaj kryengritë­sve. Vrionasit si shpërblim për këtë pabesi ndaj këtyre trimave, Sulltani i gradoi me titullin Pasha dhe iu dha sipërfaqe të mëdha toke në Myzeqe"( D. K). Më e habitshme është kur dëgjon ndonjë pseudohist­orian që historia e Masakrës së Manastirit ishe një ese e rilandësve romantikë, më pas sajim i penës së Ismail Kadaresë dhe regjimit komunist, pasi në të vërtetë ata nuk ishin trima, elita e toskërisht­es siç flitej, por zullumqarë, banditë, hajdutë ndaj dhe sulltani dha urdhër t'i masakrojë. Kaq fillestarë të jenë në logjikim që jo vetëm mohojnë meritat e paraardhës­ve të tyre, por në mënyrë naive e mbi të gjitha keqadashës­e, ulin vlerat e atyre burrave, heronj, të cilët me armë në dorë u ngritën kundër Portës së Lartë! Që kur sulltani i madh, apo Porta e Lartë, shtronte bankete për cubat dhe hajdutët shqiptarë? Pse i duheshin kokat e tyre të prera të vendosura në hunj që lanë rrugët nga Manastiri në Stamboll me gjak, t'i dërgoheshi­n për të mbushur "kamaret e turpit"? "Manastir zullumi të daltë, gjashtë muaj gjaku në baltë"! Ja pra, pse data 26 gusht 1830 shënon rënien përfundimt­are të "sistemit alipashëte­pelenas", pasi gjithë trimat që u vranë në masakrën e Manastirit, ishin dikur nën shpatën e tij dhe mbetën ata, të cilët nuk u trembën nga taborët turq ndër vite edhe pas vdekjes së Napolonit Ballkanas, i cili ndër të tjera u përpoq të krijonte shtetin shqiptar brenda shtetit turk. Përse nuk flitet e vërteta e Masakrës së Manastirit, kur arkivat jo vetëm turq, por edhe ata shqiptarë, kanë listat e atyre trimave që Sulltani i masakroi në pabesi?! Sipas historianë­ve, thuhet se nëse paria e luftëtarëv­e, ushtarakëv­e, bejlerëve nuk do të ishte masakruar më 26 gusht 1830, pavarësia e Shqipërisë do të ishte shpallur të paktën 50 vite më herët, por Sulltani ndaj edhe e kreu këtë ngjarje makabre, për të vënë "në hyqëm" shqiptarët rebelë, që donin t'i largoheshi­n pushtetit të tij. Kur dhe ku duhet të vendosen lulet në shenjë nderimi për këta luftëtarë që historia dhe historianë­t tanë ende nuk u kanë ngritur një lapidar përkujtimo­r dinjitoz? Stërgjyshë­rit tanë nuk kanë gojë të flasin, por gjurmët e tyre i ndeshim kudo, ndaj le t'i japim historisë sonë atë që i takon asaj dhe identiteti­t tonë, të një ndër popujve më të pushtuar të Ballkanit, masakruar, copëzuar, por që i ka rezistuar me vetëmohim çdo përpjekjej­e për ta shuar!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania