Panorama (Albania)

Dhunë, kërcënime dhe lidhje me personazhe të famshme, kush janë skandalet që mund ta çojnë në burg Zana Berishën

-

Zana Berisha, ish- misi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazhev­e me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish- partnerëve të saj. Mësohet se ish- mis Kosova, Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenë­ve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur shuma të konsiderue­shme monetare. Portali “Shtegu. com” ka zbardhur disa dëshmi të forta, që kanë lidhje me figurën e Zana Berishës, e cila është e njohur në botën e “showbizz”- it për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”. Nga burime të “Shtegu. com”, mësojnë nga një i afërm i ishtë fejuarit të Zana Berishës, L. K. ( emri i njohur për redaksinë), i cili jeton në Angli, pohon se kjo e fundit është përfshirë edhe me herët në intriga, duke ndarë çifte me qëllim përfitimet monetare. Më konkretish­t, mësohet se edhe nga vetë L. K., i cili ka qenë më herët në një lidhje me shoqen e ngushtë të Zana Berishës, ka bërë me dije se ka qenë ish- mis Kosova shkak i ndarjes së çiftit. Portali hedh dritë për faktin se si Zana Berisha i rrëmbeu partnerin shoqes së ngushtë dhe pas disa kohës në lidhje të fshehtë, kjo e fundit e ka tradhtuar miken e saj, duke i marrë partnerin. Por, historia me plot dritëhije e intriga vazhdon më tej, teksa Zana dhe L. K. u fejuan pas disa kohësh, por kjo lidhje nuk ka zgjatur, pasi i fejuari i saj ka zbuluar se kjo e fundit e ka tradhtuar disa herë, për interesa monetare. I afërmi i L. K. bën me dije se ndarja ka qenë jo miqësore me Zana Berishën, e cila edhe gjatë ndarjes ka ushtruar presione nga më të ndryshmet për qëllime përfitimi financiar nga ish- i fejuari. “Kërkesat e Zanës kanë qenë të papërballu­eshme. Jemi me fat që e kemi kuptuar shumë shpejt se Zana Berisha është lidhur me L. K. vetëm për interesa personale, duke e treguar vetveten të pamoralshm­e. Zana Berisha paraqitet si modele që punon në shtete të ndryshme, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej vitit 2018 e deri më sot, Zana i ka pasur 5- 6 sfilata vendore, por jo ndërkombët­are, siç paraqitet si modele. Zana Berisha shpesh e vizitonte Italinë, por jo për modelim, por për punë të tjera të pandershme”. Por, aventurat dhe shantazhet e ish- mis Kosovës duket se nuk kanë të sosur dhe veç Kosovës, ku është përfshirë në një sërë skandalesh, kjo e fundit mësohet se ka pasur disa lidhje intime edhe në Shqipëri. Dy ish- mikeshat e saj bëjnë me dije se kjo e fundit në Shqipëri e kalon kohën në një prej hoteleve luksoze në Tiranë, ndërkohë që shoqja e saj është e dashura e njërit prej pronarëve të hotelit. Por, në Shqipëri sipas “Shtegu. com”, mësohet se Zana Berisha ka pasur lidhje edhe me një gazetar. “Merret vesh edhe për një lidhje të Zana Berishës me një gazetar nga Shqipëria, lidhje kjo që po zgjat më tepër se një vit, janë ende të pandarë dhe e stërmbushu­r me skandale, e që po mbahet për interesa personale të Zana Berishës”, bën të ditur njëra prej ish- shoqeve të Zana Berishës. “Shtegu. com” ka zbuluar se modelja dhe ish- mis Kosova është përfshirë në afera të dyshimta edhe në Shqipëri. Mësohet se ajo ka krijuar një lidhje jashtëmart­esore me një biznesmen nga

Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi” ( E. R. emri i njohur për redaksinë), ky i fundit jeton në Itali. Ai është i martuar, ka një djalë dhe Zana Berisha personalis­ht ka deklaruar se bashkëshor­tja e tij e di për lidhjen me Zanën. Zana Berisha thotë se “ky person nuk është tipi im, por më konvenon që jeton në Itali dhe unë bëj biznese të tjera që ai nuk ka nevojë t’i dijë”. Gazetarët nga hulumtimet kanë mësuar se biznesmeni e mbështet financiari­sht dhe i ka blerë një “Penthouse” në “Linda Residence” dhe një veturë të shtrenjtë. “Shtegu. com” mëson se biznesmeni është dhe sponsori që paguan faturat e operacione­ve që ish- misi ka bërë në Turqi, po ashtu dhe për një oborr dhe shumë gjëra të tjera në shtëpinë në Suharekë. “Shtegu. com” ka mësuar se shantazhet dhe kërcënimet, Zana Berisha i ka përdorur edhe në Shqipëri, ndërsa mësohet se pritet të zhvillohen dhe hetime nga Prokuroria për zhvatjen e parave që kjo e fundit ka bërë ndaj disa sipërmarrë­sve në kryeqytet. Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që i bën Zana Berisha, mbështetje­n e ka nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në lidhje me të. Prejardhje e kërcënimev­e dhe shantazhev­e do të zbulohen së shpejti nga “Shtegu. com”. Nga hulumtimet që janë bërë në terren një familjar i Zana Berishës, që ka dashur të mbetet anonim, ka pohuar: “Ky rast ka qenë tronditës jo vetëm për familjen Berisha, por edhe për tërë Suharekën, por jo edhe i papritur. Kemi menduar se Zana është një vajzë serioze dhe merret me modelizëm, por me kalimin e kohës, nga shumë persona kemi dëgjuar se ajo e ka marr rrugën e gabuar. Stili i saj është të kalojë me persona të moshuar, të cilët më pas i kërcënon dhe i shantazhon në mënyrë të pandershme”. Ndërkohë, “Shtegu. com” mëson se ka edhe shumë raste që do të zbulohen, pasi të zhvaturit nga kërcënimet të marrin guximin e denoncimit në organet përkatëse. “Zana Berisha është rrahur disa herë edhe fizikisht, pasi i ka shantazhua­r familjet e tyre, por ajo përsëri ka vazhduar me avazin e vjetër”, ka bërë të ditur një familjarë i saj. “Shtegu. com” ka mësuar dhe për një lidhje tjetër të gjatë të Zana Berishës, me një biznesmen të një qendre tregtare në Kosovë, të cilin e ka shfrytëzua­r pafund dhe të cilit i ka kërcënuar familjen. Nga hulumtimet mësohet se Zana Berishës i është konfiskuar patenta e shoferit deri në vitin 2025 për shkak të veprave panele të shumta në komunikaci­on, por ajo vazhdon ta drejtojë veturën luksoze. Të përkujtojm­ë se ndaj Zana Berishës ende është duke hetuar Prokuroria Themelore në Prizren pas shantazhev­e dhe kërcënimev­e që ajo i ka kryer deri tani.

Kërkesat e Zanës kanë qenë të papërballu­eshme. Jemi me fat që e kemi kuptuar shumë shpejt se Zana Berisha është lidhur me L. K. vetëm për interesa personale, duke e treguar vetveten të pamoralshm­e. Zana Berisha paraqitet si modele që punon në shtete të ndryshme, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej vitit 2018 e deri më sot, Zana i ka pasur 5- 6 sfilata vendore, por jo ndërkombët­are, siç paraqitet si modele

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania