Panorama (Albania)

Seks dhe dhunë fizike, çfarë nuk u pa në “Big Brother”

-

Që nga janari, “Big Brother” ka mbajtur mbërthyer publikun para ekranit. Personazhe­t kanë krijuar tashmë lojën e tyre, duke korrur përkatësis­ht edhe tifozeritë e tyre. E thuajse si në çdo “Big Brother”, edhe edicioni i këtij viti ka prodhuar situatë, apo edhe çifte. Ndonëse ky edicion transmetoh­et në dy kanale 24 orë, të shumta janë ndodhitë që edhe i shpëtojnë syrit të p u b l i k u t . Megjithatë, është e pas h m a n g - shme që të tilla detaje mos të vihen re në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, në rrjet ka qarkulluar një video, ku duket se situata në shtrat, është më e nxehtë se zakonisht mes Ilnisës dhe Meritonit. Kaq ka mjaftuar që të përflitet se në fakt, poshtë çarçafëve, dyshja ka kryer edhe marrëdhëni­e seksuale. Megjithatë, nga pamjet pak dallohet, duke qenë se çifti kishte preferuar që të mbulohej i gjithi. Kjo situatë nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga banorët e tjerë të shtëpisë. Kanë qenë Egla, Albi dhe Juli të cilët e kanë komentuar me njëri- tjetrin këtë situatë. Juli ka hedhur dyshimet se çifti po kryejnë marrëdhëni­e seksuale. Egla e revoltuar i është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë, pasi është shumë e shëmtuar që të ndodhë brenda BBV. Juli ka vazhduar duke i kujtuar banorëve pyetjen që i ka bërë pak më parë Meritonit nëse do kryente marrëdhëni­e për të shkuar në finale. Në pamjet e publikuara, çifti është poshtë jorganit, teksa është Ilnisa që i drejtohet Meritonit me fjalët: “Do flemë gjumë tani? Ma premton? Më puth? A më do?”. Çifti i “Big Brother Vip”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë treguar të papërmbajt­shëm para kamerave edhe pak kohë më parë, duke treguar se nuk kanë tabu. Moderatori e ka prekur gazetaren te të pasmet, teksa të dy qëndronin në dhomën e gjumit duke biseduar. Meriton Mjekiqi shihet teksa i kap të pasmet Ilnisës dhe e puth e përkëdhel pa u shqetësuar për praninë e kamerave. Ndërsa në momentin që u shtrinë në krevat, dyshja u mbuluan me çarçaf dhe shkëmbyen puthje. “Larg nga unë, t’i nuk ke limite”, i drejtohet Ilnisa në një moment, më pas i kërkon: “Shko më merr një kos frutash, dua të ha një gjë të ëmbël. ( Qesh)”. Deri më tani, asnjë video nuk është transmetua­r për publikun në netët e spektaklit, duke lënë gjithçka në enigmë. Por më herët, Ilnisa është pyetur rreth idesë që ajo kishte për marrëdhëni­et seksuale brenda shtëpisë. “Big Brother” organizoi një lojë ku banorët do t’i bënin njërit- tjetrit. Por, duket se disa nga konkurrent­ët e kanë përdorur këtë gjë për t’u hakmarrë ndaj banorëve të tjerë dhe kanë bërë pyetje provokativ­e. Një nga këto pyetje ishte për Ilnisën. Moderatore­s iu bë pyetja nëse do të bënte seks për të shkuar në finalen e këtij edicioni. Ndërsa Ilnisa refuzoi përgjigjen dhe tha se është një pyetje skandaloze. “Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes.

Mendoja se në këto momente pyetjet do të ishin… Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni”, tha Ilnisa. Një tjetër episod, i pakëndshëm që nuk është transmetua­r është pikërisht dhe një përplasje, që ka çuar në përballje fizike mes dy femrave. Dy banoret, Heidi Baci dhe Roza Lati, patën një përplasje të ashpër gjatë këtyre ditëve në “Big Brother VIP Albania 3”. Duket se kjo përplasje nga ana e moderatore­s ka eskaluar, duke shkaktuar dhunë fizike, kjo është parë në një video në rrjetin “Tiktok”, video e cila nuk ishte transmetua­r gjatë “prime”- t të kaluar. Gjatë një bisede mes Artës, Rike Roçit, Ledjonës dhe Eglës për debatin që patën dy banoret, Arta është shprehur se i ka parë shenja në dorë Heidit. “Ishin shumë të tensionuar­a, unë thashë se çfarë po ndodhte edhe pak… ( duke nënkuptuar përleshje fizike) Bëra mirë që ndërhyra”, u shpreh Arta. Sipas Rikes e Artës, debati agravoi në atë pikë ku banorët janë detyruar të ndërhyjnë. “U prekën me dorë nga thonjtë”, është shprehur Rike, derisa Arta tha se bënë mirë që ndërhynë. Një moment tjetër viral është gjatë spektaklit kur Roza shkon pranë Albit duke i thënë: “Shyqyr që nuk nxorën atë pjesën”. Reagim të menjëhersh­ëm ka pasur nga produksion­i, të cilët e kanë ndaluar mikrofonin e Rozës dhe Albit. Mesa duket, moderatorj­a ka qenë e vetëdijshm­e që e ka prekur Heidin, por nuk ka dashur të ekzagjeroh­et.

Duket se ky konflikt, që mund të çonte në përjashtim­in e Rozës, është vendosur që të mbahet i fshehtë nga produksion­i, duke preferuar që gjithçka të kalohej pa u vënë re. megjithatë, në “Tik- Tok”, video është publikuar, ku mes dy vajzave duket që ka më shumë sesa një debat me tone të larta. Një tjetër përplasje e ashpër mes banorëve, ka qenë edhe ajo e Meritonit dhe Fatjonit. Dy djemtë, prej disa ditësh nuk kanë një raport të mirë me njëri- tjetrin dhe duket se një debat i thjeshtë mes tyre, teksa ishin brenda në pishinë, u shndërrua në një sherr me tone të larta. Kanë qenë pikërisht banorët e tjerë, që kanë ndarë çunat, pasi të dy ishin afruar për të kaluar debatin edhe në dhunë fizike. Megjithatë, ndërhyrja e banorëve të tjerë, ka bërë që diçka e tillë të shmanget në momentet e fundit, duke mos dhënë një skenë të rëndë. Megjithatë, gjatë debatit, kamerat janë larguar nga protagonis­tët, duke mos dashur që të regjistroj­ë një përplasje fizike. Megjithatë, si Fatjoni ashtu edhe Meritoni, janë tërhequr pasi kanë ndërhyrë banorët e tjerë. Shpesh në shtëpinë e “Big Brother”, ndodhin situata që kamera përpiqet t’i shmang, duke mos dashur të paraqesë për publikun një anë tjetër të personazhe­ve që janë pjesë e lojës. Kryesisht debatet, sherret me ofendime, apo porositë që merren te dhoma e rrëfimit, kalojnë në heshtje nga produksion­i, ndonëse banorët i përmendin, duke nxjerrë në dritë detaje, që publiku nuk i sheh, apo nuk i di.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania