Panorama (Albania)

Arilena Ara larg shkëlqimit të ekranit, këngëtarja vështirë të njihet në të përditshme­n

-

Për shumë kohë me rradhë, Arilena Ara kishte zgjedhur që angazhimin e saj në muzikë, ta zhvillonte sa më larg zhurmës mediatike. Por dy vitet e fundit, artistja mund të themi se ka vendosur që t’i bëjë të gjitha. Nga eksperienc­a e saj si moderator e “Piranja”, tashmë këngëtaren e shohim në jurinë e “X Factor”, duke u ulur në poltronën që dikur vetë u vlerësua dhe fitoi. Tashmë, çdo të premte, ajo është pjesë e ekranit, ku natyrisht veç punës si juri, na tregon edhe sharmin e saj. Bjondja seksi, tashmë ka ndryshuar pamje dhe nuk është më ajo vogëlushja e ëmbël në ekran, por një femër sharmante, që nuk lë rast pa na mahnitur me format e saj. Por, duket se kjo është vetëm pamja që zgjedh për daljet televizive të saj. Kjo sepse në të përditshme­n, Arilena vijon të duket sport dhe nuk heq dorë kollaj nga ky stil. Paparaci ynë ka mundur ta fotografoj­ë në një ditë të zakonshme, ku këngëtarja ishte e veshur sport dhe pa “make- up”. Ajo kishte zgjedhur të zezën si pjesën kryesore të veshjes së saj, si dhe një xhup të fryrë të kuq. Kapelja dhe syzet duket se e plotësonin më së miri këtë “look” kaq “casual”. Të rralla janë daljet e saj televizive, ku Arilena zbulon nga vetja. Megjithatë, edhe në ato pak intervista që ka dhënë, ajo ka preferuar që të fokusohet te karriera. Artisja ka folur edhe për ëndrrën e saj më të madhe. “Ëndërr duhet të ishte patjetër në album, kam bërë 13 demo në ditë, por Popi më tha që do nxjerrim tre nga këto se është e pamundur, po mirë që ta ka ardhur frymëzimi. Ëndërr ishte që futa në studio dhe ka qenë ‘ weird’ dhe ishte emocioni dhe ndjesia që kam dhënë në atë këngë që nuk artikulohe­j dot në tekst. Të flas për vete e kam të vështirë, u bë kohë që nuk flas për vete e më duket e çuditshme. Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzako­nshme sepse në rrugën e udhëtimin që kam pasur më bën të kthej kokën pas dhe të mendoj se kanë qenë të vetmet vite të lumtura si një fëmijë i pafajshëm pa menduar për të nesërmen”, tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania