Panorama (Albania)

Tradhtia shkak, Ajsel Abazi i jep fund martesës me Eros Grezdën

-

Futbollist­i i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi mesa duket i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga vetë çifti, ata nuk ndjekin më njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Për të mos mjaftuar kjo, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotot që kanë pasur së bashku. Çifti kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Por, duket se të njohurit e tyre, flasin për një ndarje konfliktua­le që ka në sfond tradhtinë e futbollist­it. Megjithatë, të pakta janë detajet që dihen për këtë histori, duke qenë ende shumë herët për të folur rreth arsyes që çoi në shkëputjen e çiftit. Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”. “Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri- tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut. Lidhja e Eros Grezdës

Grezda dhe Abazi i kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotot që kanë pasur së bashku. Çifti kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Por, duket se të njohurit e tyre, flasin për një ndarje konfliktua­le që ka në sfond tradhtinë e futbollist­it. Megjithatë, të pakta janë detajet që dihen për këtë histori, duke qenë ende shumë herët për të folur rreth arsyes që çoi në shkëputjen e çiftit

dhe Ajsel Abazit u formalizua shumë shpejt, aq për shumë pak javë ata takuan edhe familjarët e njëri- tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit. Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa pas kësaj lidhjeje, nisëm t’i shihnim edhe më shpesh së bashku me partnerët e tyre. Ka qenë bashkëshor­ti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhëni­es së ndërtuar së tyre. Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”- in e tij ku duket me Eros Grezdën në Stadiumin e Stambollit. “Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga. Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda luante për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur.

Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Fill pas lajmit për martesën e tyre, erdhi edhe lajmi për shtatzënin­ë e këngëtares. U duk se familja do të plotësonte tablon me ardhjen në jetë të vogëlushit. Por vetëm një vit më pas, gjërat kanë nisur të komplikohe­n aq sa tashmë, dyshja i ka dhënë fund dhe duhet thënë jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Si rrallëherë, Ajsel vetëm 1 muaj më parë ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes me futbollist­in, duke treguar se njohja e tyre ka nisur në Stamboll. E pyetur se sa kohë është në lidhje me futbollist­in, është shprehur aq gjatë sa për të vendosur unazën në gisht. “Aq gjatë sa për të arritur këtë”, duke treguar unazën në gishtin e fejesës. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ku është njohur me Erosin. “Në rrethana misterioze. Bëj shaka. Jemi takuar në Stamboll”, shkruan Ajsel. Më tej, Ajsel është pyetur pse zgjodhi një unazë të thjeshtë. “Se nuk jam tip që mbaj unaza dhe doja një unazë simbolike thjesht për të përfaqësua­r atë që tregon unaza”, ka shkruar Ajsel në të parin dhe të vetmin rrëfim të sajin për sa i përket historisë së dashurisë me futbollist­in e njohur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania