Panorama (Albania)

Pas pushimeve me të dashurën e re, Princ Leka kthehet në Tiranë dhe shfaqet i vetëm

-

Princ Leka është rikthyer në Tiranë, pas pushimeve me të dashurën e re. Ai dhe fotografia disa vite më e re, Blerta Celibashi, tashmë nuk fshihen më. Dyshja ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tyre në Brezovicë. Ndonëse kanë preferuar që mos të publikojnë foto së bashku, të dy kanë postuar nga i njëjti vend, duke mos lënë më vend për aludime. Por, pas disa ditëve në borë. Leka është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka vijuar me angazhimet e tij të përditshme. Paparaci ynë ka mundur ta fotografoj­ë në rrugët e kryeqyteti­t, ku ai shfaqet i vetëm dhe i përqendrua­r në telefonatë­n që ishte duke bërë. Pamjet e tij nga e përditshmj­a janë thuajse të njëjta, ku spikat stili i tij gjysmë formal dhe gjysmë “casual”. Ndërkohë, divorci i tij me Elia Zaharian tashmë është konfirmuar nga të dyja palët. Çifti përflitesh­in prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhëni­e të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” të Reshat Arbanës teksa interpreto­n poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethem­eve që qarkullojn­ë rreth saj. Ndërkohë, vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësis­ht edhe si konfirmim i romancës së tyre. Ai ka komentuar “emoji” me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhëni­a e çiftit shkoi drejt fundit. Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania