Panorama (Albania)

Nderimi lokal i figurave kombëtare

-

vjetra të “Marubit”, kushtuar prelatit të shquar atdhetar e dijetar, Abat Prend Doçit, në 107- vjetorin e shuarjes së tij në Orosh, më 22 shkurt 1917. Nuk ka munguar nderimi lokal i kësaj figure dhe më parë. Para dhjetë vitesh në Rubik qe organizuar dhe një sesion shkencor kushtuar imzot Doçit, me studiues nga Tirana e Shkodra, si vendlindja e tij! Por problemi është a përmbushet kjo figurë duke u përkujtuar vetëm në nivelin lokal? Nëse nga autoritete­t vendore, në këtë takim, u premtua se do të vihet shtatorja e Doçit në sheshin që mban emrin e tij në Rrëshen, a nuk duhet të ndodhë diçka e tillë dhe në Shkodër, pasi shoqërinë e mirënjohur “Bashkimi” ( 1899), që Luigj Gurakuqi e quante “Akademi”, Abati e krijoi atje me elitën shkodrane e më gjerë, ku gjendet dhe selia e kësaj shoqërie historike, duke u rrënuar përditë e më shumë. Mirdita, Shkodra apo Tirana mund të krijonin dhe një çmim kombëtar “Abat Doçi”, në rrafshin gjuhësor, letrar, kulturor, pasi Prend Doçi është figurë unike, emblematik­e e Rilindjes Kombëtare, qoftë dhe për faktin se shqiptarët sot shkruajnë alfabetin e “vulosur” prej tij. Nuk ishte një përvjetor i rrumbullak­osur, kështu që të tjerët mund të justifikoh­en pse nuk kanë bërë diçka për këtë figurë. Por nuk kanë bërë as herë të tjera, kur ka qenë rasti, Tirana dhe Shkodra, për të mos shkuar më larg, pasi mund të bënte dhe Prishtina apo diaspora, kudo ku flitet shqip. Kjo ngaqë për disa Abati shihet “ngushtë”, vetëm si personalit­et i Mirditës, kur ai është një figurë kombëtare ndër të rrallat, pse jo dhe ndërkombët­are, pasi shërbeu në tri kontinente: Europë, Azi, Amerikë për shumë vite. Doemos që dje nuk mund të mos e përcillte Vatikani përvjetori­n e tij, duke e quajtur “Abati i madh i Mirditës”, ku epiteti i madh rrallëkujt i shkon, por Doçit po. Një ditë para përvjetori­t të tij, më 21 shkurt, ishte dita ndërkombët­are e gjuhës amtare, u mbajtën ligjërata gjithandej, por nuk u mbajt dhe një e vetme në ndonjë universite­t apo akademi shqiptarës­h për Prend Doçin, sendërtues­in e alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit, nga pozita e kreut të shoqërisë së përmendur “Bashkimi”. E nuk është vetëm ky “mëkati” i metropolit politik, kulturor, akademik shqiptar. A e keni vënë re, nuk venë qeveritarë­t tanë, krerët e shtetit në asnjë datë të shënuar historike të Skënderbeu­t në Krujë, që ishte dhe mbetet kryeqyteti skënderbeg­ian. Të gjitha veprimtari­të për heroin kombëtar janë spostuar në Lezhë, që sigurisht ka rëndësinë e saj në këtë mes, për shkak të dy datave të shënuara 17 janarit dhe 4 marsit. Lezha mund të identifiko­het me Skënderbeu­n, kurse ky i fundit nuk mund të identifiko­het vetëm me Lezhën. Në Lezhë përkujtohe­t për çdo vit dhe Gjergj Fishta, më 23 tetor, aty i është botuar vepra e plotë, në entin botues dhe shtypshkro­njën “At Gjergj Fishta”, jepen çmime me emrin e tij, ka përmendore në sheshin kryesor të qytetit, si dhe një instalacio­n të veprës “Lahuta e Malcis” etj.. Vitet e fundit i është ndërtuar dhe kulla ku lindi në Fishtë. Një qytetari që i shkon aq mirë Lisussit antik dhe Lezhës moderne, por vendlindja nuk mund të jetë gjithçka për figura të tilla kombëtare. Gjergj Fishta si veprimtari i përket më shumë Shkodrës se Lezhës ( posaçërish­t Troshanit), por qyteti i Rozafës na duket se pak ndihet për poetin kombëtar që kreu aq shumë vepra misionare, arsimore, kulturore aty. Ai është njëri nga shëmbëllty­rat e identiteti­t kulturor shqiptar të shekullit XX, çka do të thotë se e ka gati piedestali­n kudo. Edhe At Zef Pllumi është zhvendosur në Lezhë, po për shkak të vendlindje­s, kur ai rroi e veproi në Shkodër. Lezha i ka bërë bust në Shëngjin, jep edhe një çmim letrar me emrin e tij. Edhe njëherë nuk ka ndonjë problem ajo që bën Lezha, problemi është çka nuk bëjnë të tjerët. Çka nuk bën Tirana! A nuk ka dhe atje vend për një figurë të tillë? Ai e nderoi kryeqyteti­n

Dihet, njerëzit jetojnë kohën e vet, por janë disa “gurë kilometrik­ë” në rrugën e një kombi që mbeten gjithnjë aktualë, ndër të cilët dhe Abati i Mirditës për 29 vjet, nga 1888 deri 1917. Mendoni sikur kryeminist­ri të mos kishte ardhur në Shkodër drejt e nga Madridi për karnavalet e famshme, që shihen dhe si mundësi votash për zgjedhjet e ardhshme, por në përurimin e rikonstruk­sionit të selisë së shoqërisë “Bashkimi”, në oborrin e së cilës të ishte dhe busti i imzot Doçit! Kjo mbase nuk do të kishte sjellë kurrfarë votash elektorale, por dinjitetit të shtetit dhe nderimit të historisë do t’i vlente shumë...

me praninë e tij në të gjallë. Pse tash duhet spostuar në Lezhë? “Rrno vetëm për më tregue” është një libër përfaqësue­s i Shqipërisë dhe përtej kufijve të saj. Ana tjetër e medaljes është se për figura të tjera kombëtare, nuk bëhet as ai që po e quajmë nderim lokal. Kështu, për Frang Bardhin, asnjë fjalë, askund. As në Lezhë. As në Tiranë. As në Prishtinë. Edhe pse është njëri nga katër shkrimtarë­t e parë të letërsisë shqipe. Ndër ipeshkvijt­ë e parë shqiptarë. Autor i të parit fjalor leksikor latinisht- shqip dhe i Apologjisë për Skënderbeu­n, të mjaftueshm­e këto për të pasur bustin para Akademisë së Shkencave. A thua se është figurë vetëm e Zadrimës?! “Ditët e Naimit” zhvillohen më së miri në Tetovë e Përmet, si takime ndërkombët­are të shkrimtarë­ve, por krejt mirë mund të zhvillohes­hin dhe në Tiranë e Prishtinë, pasi kemi të bëjmë me një figurë të papërsërit­shme të botës shqiptare, për të cilin kemi përherë adhurim dhe nostalgji, si dhe për Samiun e Abdylin, përndryshe, trininë e vëllezërve “Frashëri”. Petro Marko, shkrimtar i madh dhe hero i rezistencë­s ndaj cilësdo diktaturë, vërtet prehet në Dhërmi, po vendi i tij është kudo ndër shqiptarë. Ali Asllani duket sikur është poet vetëm i Vlorës, ashtu si Vinçens Prenushi e Zef Zorba vetëm të Shkodrës. Emrin e Çabejt vërtet e mban universite­ti i vendlindje­s së tij, Gjirokastr­ës, por normalisht mund ta kishte Universite­ti i Tiranës. E sa e sa raste të tjera kështu. Është për t’u përshëndet­ur Kosova, që rrugët i ka të mbushura me emra nga më të larmishmit e botës shqiptare, pa u tutur se do të gjykohet apo paragjykoh­et për ndonjërin. Vetëm një vetëdije e lartë kombëtare nuk bën diferencim­e të asnjë natyre, aq më pak të asaj politike- ideologjik­e. Edhe pse pati jo pak debate, elita kosovare universita­re i tejkaloi ato me dinjitet dhe shtatorja e Anton Çetës u vendos aty ku e meritonte, para Institutit Albanologj­ik, ku profesori e shkriu jetën si dijetar e, në mbarë Kosovën, si misionar i pajtimit të gjaqeve. Shtatorja e tij mund të vihej dhe te Verrat e Llukës në Deçan, ku u bë kuvendi i madh i pajtimit, por kryeqyteti është njëherësh dhe simbol i vendit. Në perceptimi­n tonë, mbase edhe të gabuar, përkujtohe­n me lehtësi në Tiranë të gjitha figurat që përkujtohe­shin dhe në të kaluarën komuniste, ndërsa ka një si ngurrim për të përkujtuar e nderuar publikisht ata që nuk ishin të nomeklatur­ës së djeshme, qoftë dhe figura atdhetare. Ju kujtohet sa “mundim” e mobilizim qeveritar u desh për t’i bërë nderimin Mit’hat Frashërit, kur gjërat mund të ishin më të natyrshme. Nga ky qëndrim ende nuk është bërë asgjë për dijetarin në lëmë të albanologj­isë Musfafa Krujën, si të jetë vulosur fati tij historik nga “Tarasi” qysh në kohën e luftës. Në të vërtetë, duhet thënë njollosur, si dhe figura të tjera të ashtuquajt­ura kolaboraci­oniste, që hapën shkolla në mbarë trojet shqiptare etj.. Kurse nderimi për At Anton Harapin do të ndodhë, ama pas tridhjetë e ca vitesh dhe vetëm pasi të nisë beatifikim­i i tij nga Selia e Shenjtë. Do të duhej një “protokoll” kombëtar për përkujtimi­n në nivel institucio­nal, shtetëror, akademik të figurave të kombit. Mirëpo kjo nuk ndodh gjithnjë e për të gjithë, çka ka bërë që të shtohet zelli i disa shoqatave atdhetare ( shpesh “folklorike”), për t’iu dalë për zot figurave të ndryshme historike, duke i mëshuar më shumë se ç’duhet origjinës. Të kuptohemi, gjëja lokale ka rëndësinë e vet, por nuk mund të eklipsohet prej saj, ajo kombëtare, që është kryesorja! Thënë ndryshe, periferia ka vlerën e saj të padiskutue­shme, pasi aty janë gurët e themelit për gjithkënd, por sigurisht panteoni është vetëm një. Gjithmonë ka qenë prirja që figura lokale me peshë, hap pas hapi, të promovohes­hin në rang kombëtar dhe jo e kundërta. Bile drejt qendrës për t’u promovuar kanë renduar dhe “figura” minore, që siç thuhet në zhargonin popullor, nuk i njeh as lagjja e vet. Por ajo çka të shqetëson seriozisht është se figura të tilla nuk njihen më nga brezi i ri, që “lexon” vetëm internet. Nuk po themi në ç’masë njihen ato as nga mësuesit, edhe për faktin se mungojnë botimet akademike me këtë synim. Nga ana tjetër, rendja e mediave pas pasqyrimit të politikës, që çuditërish­t është kthyer në modë, e ka zënë hapësirën publike ku mund të flitej jo vetëm për figura të shquara të së kaluarës së largët, por dhe asaj të afërt, si Eqerem Çabej, Frederik Shiroka, Vaçe Zela, Petrit Radovicka, Aristidh Kola etj.. Nuk bën të teprohet as me të “mirën”. Kemi zënë disa figura të ndritura disidente të kohës së diktaturës dhe nuk i lëshojmë, më shumë për t’i shtuar kredibilit­etin vetes, se sa ndriçimin realisht të tyre, të cilëve do t’iu mjaftonte nxjerrja në dritë e veprës dhe jo “bashkëngji­tja” me pahir e fotografis­ë tonë, atyre. Prend Doçin nuk e “ndihmon” as fakti që është nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Dihet, njerëzit jetojnë kohën e vet, por janë disa “gurë kilometrik­ë” në rrugën e një kombi që mbeten gjithnjë aktualë, ndër të cilët dhe Abati i Mirditës për 29 vjet, nga 1888 deri 1917. Mendoni sikur kryeminist­ri të mos kishte ardhur në Shkodër drejt e nga Madridi për karnavalet e famshme, që shihen dhe si mundësi votash për zgjedhjet e ardhshme, por në përurimin e rikonstruk­sionit të selisë së shoqërisë “Bashkimi”, në oborrin e së cilës të ishte dhe busti i imzot Doçit! Kjo mbase nuk do të kishte sjellë kurrfarë votash elektorale, por dinjitetit të shtetit dhe nderimit të historisë do t’i vlente shumë...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania