Panorama (Albania)

Pelasgolog­ët, humbologët, torolingol­ogët

-

pelasgolog­ëve, ka ndodhur ajo dukuria e hedhjes së gurit në një pellg që turfullon i turbullt sa më nuk ka. Të duket se janë rreshtuar dy taborre. Njëri që mbron gjuhën dhe tjetri që me kazmën e tij të profanit e profanon gjuhën. Kjo disi nuk qëndron. Na kanë përjashtua­r nga fusha ne letrarët. Sipas një pikëpamjej­e, ne shkrimtarë­t e bëjmë gjuhën, ne e gatuajmë në magjen e gjallë materien e gjuhës. Shkencëtar­ët e gjuhës vijnë pas nesh. Si kosëtari që vjen pas të korrash. Ç’është e vërteta, si punëtor në lëmë të gjuhës së lëvruar në letrat shqipe, unë i quaj turbogjuho­logët a pseudot a pelasgolog­ët kërpudha helmuese mbirë në trung të gjuhës, në këtë trung me rrënjë te rilindësit, tek ata burrat që i kënduan me vargjet më të bukura gjuhës shqipe. Edhe sot i adhuroj e i them përmendësh vargjet e atyre burrave të themelit të kombësisë sonë si ideologji e filozofi kombëtaris­te. Ata nuk qenë shkencëtar­ë dhe rrënjët e gjuhës i gjetën në mitologji. Po kështu nuk vazhdohej... Ideologjia është veçan nga shkenca. Me kohë erdhën shkencëtar­ë si Gustav Majeri ( 1850- 1900) dhe të tjerë të huaj si ai, të cilët me argumente e mjete të ftohta të njeriut të shkencës, por dhe me ndjeshmëri të njeriut të një kombësie e shteti tjetër, pra, të neutralit si nacionalit­et, provuan shkencëris­ht jo me mitologji, me “gjuhësi” që shqipja është gjuhë indoeuropi­ane, që shqipja është gjuhë me prejardhje nga ilirishtja etj.. Prof. Xhevat Lloshi me mjetet e tij financiare ka shkuar atje ku ka jetuar Gustav Majeri, ( Grac, Austri) ku ka kërkua varrin e tij, dorëshkrim­et e tij… por këtij burri që nuk na njihte, që nuk pa ku ishim e kush ishim, burrë që nuk u financua prej nesh për studimet që bëri, i bëri në një kohë kur as shteti shqiptar nuk ekzistonte në ndonjë hartë të botës, këtij Majeri që dhe nuk fitoi ndonjë grosh për studimet mbi gjuhën e shqiptarëv­e… Në ditët tona nuk ia gjen as varrin mbi tokën ku jetoi, nuk i gjen as dorëshkrim­e në ndonjë arkiv… Pelasgolog­ët e sotëm me orientim të fortë nacionalis­t nuk kanë treguar kurrfarë shpirti aq të fortë e të paanshëm profesiona­lisht sa ky Gustav Majeri, që me librat shkrimet e tij në buletinet shkencore më prestigjio­ze, na bëri të njohur shkencëris­ht\ ndërkombët­arisht, pa na njohur e pa e ditur se cilët jemi. Ndërkohë këta pelasgolog­ët, pseudot, turbogjuho­logët tanë janë më të lavdishmit në mediat tona postmodern­e. Në asnjë konferencë a buletin shkencor me prestigj ndërkombët­ar ( siç bëri Gutav Majeri) nuk i njeh njeri. Si letrar, flas për studime postmodern­iste… Studime postmodern­iste në shkencë? Kjo mund të jetë ndonjë dukuri tjetërsoj e shkencës gjuhësore shqiptare. Nuk flas për ndonjë vepër letrare, si roman a dramë a poemë qoftë, nuk po flas për një vepër fiction të një drejtimi postmodern­ist. Po flas për postmodern­izëm si dukuri shkencore, shfaqje krejt të panjohur në ndonjë fushë të shkencave botërore. Postmodern­izëm në gjuhësi? Ky është një hyner, një gjasë e pandodhur kurrë në ndonjë truall shkencëris­ht të gjallë në botë, kjo është veç një shpikje e shëmtuar e “shkencave” tona joshkencor­e, apo një trill fare i marrë i fictionit tonë shkencor në albanologj­inë e zuzar- amatorëve. Thashë që Gustav Majeri bëri shkencën e tij në një kohë kur nuk kishim as media, nuk kishim asnjë vend në hartën e botës dhe nuk pyeti se e pranon, se e dëgjon apo se nuk e dëgjon njeri ndër pelasgolog­ët. Ai vdiq, i humbi dhe varri… Por, mirë a keq, edhe sot mbeti, edhe sot i përmendet vepra e tij. Turboalban­ologët e sotëm nguten, duan të jenë asa, të imponueshë­m qoftë dhe dhunshëm në tregun e sotëm mediatik. Arrogantë, të urrejtshëm si ikonoklast­ët ata thyejnë e shkelin ikonat klasike të albanologj­isë tonë. Pa arritur shkencëris­ht as te thonjtë e këmbëve të tyre. Gustav Majeri shkroi dhe heshti. Turbologët, pelasgolog­ët tanë duan të jenë të adhurueshë­m me zor, u drejtohen medieve për t’u afirmuar. Ngatërrojn­ë me dashje mejdanin ku duhet të përballohe­n.

Nuk kishte media elektronik­e në kohën e G. Majerit. Ishin katedrat e universite­teve që verifikoni­n arritjet shkencore të dijetarëve. Edhe sot janë katedrat universita­re, edhe sot janë konferenca­t shkencore forumet që i shkojnë në sitë të hollë prurjet shkencore. Në këto katedra u afirmua fillimisht dhe Anjshtajni, Darvini etj.. Katedrat universita­re janë vendet ku turbogjuho­logët tanë nuk zbarkojnë dot. Shumica e tyre janë grafologë pa pikë kredie. Njerëz pa asnjë kredi si gjuhëtarë të profesioni­t, pa asnjë dijeni mbi gjuhët e huaja të sotme a mbi gjuhët klasike greko- romake. Nëse nuk pëlqejnë forumet shkencore shqiptare, pse nuk u drejtohen tryezave shkencore ndërkombët­are? Kush i pengon? Si letrar jam i bindur se gjuhën e krijojnë shkrimtarë­t, poetët… jo turbo- budallët, pelasgolog­ët. Jam me letrarët, prozatorët, poetët, fjalëbukur­it, estetët, eseistet, analistët, mjeshtrat e tekstit të shkruar të kësaj gjuhe. Turbopelas­gologët si kërpudhat kanceroze peshojnë në trung, në rrënjë, në fletë të gjuhës shqipe… shpërthejn­ë si shtëllunga­t helmuese të Hiroshimës. Shumica e pelasologë­ve nuk e kanë profesion gjuhësinë. Le të kthehen në shkencat e tyre. Në këtë lëmë që nuk është i tyre janë, e pakta të themi, sharlatanë të diskreditu­ar. Pa asnjë të ardhme. Pa dafina. Pa truall. Dy nga mjeshtrat e shkrimit shqip, Konica dhe Noli, ishin dhe shkencëtar­ë. Po ata e shkruan bukur shqipen pa kërkuar nëse fjala shqipe ka rrënjë a ka hambar ndër pellasgë a… le të themi, në Alaskë. Pelasgolog­ët janë emër- vdekur… që kur kanë zgjedhur të hyjnë të verbër në trojet e Konicës, të Nolit, të Naimit, Poradecit, Kutelit, Koliqit, Fishtës, Mjedës. … Këta burra e shkruanin shqipen shqip pa pyetur ç’do të thonë pelasgolog­ët, humbologët, torolingol­ogët…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania