Panorama (Albania)

Strukturat, hapi i fundit drejt bashkimit të PD- së

Nesër Këshilli Kombëtar, shpërblen edhe disa prej deputetëve të tjerë Rikthimi, Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të zgjidhen nënkryetar­ë të PD- së së Rithemelim­it. Formula që do të ndiqet

- TIRANE

Partia Demokratik­e e drejtuar nga Sali Berisha, pas bashkimit për aksionin në Parlament me grupin e Bardhit, po punon që ky bashkim të përfshijë edhe strukturat e partisë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të zhvillohet pasditen e së martës, do të sjellë ndryshime të rëndësishm­e, që nga kupola e lartë drejtuese e partisë deri në strukturat më të ulëta. Partisë Demokratik­e që aktualisht ka dy nënkryetar­ë, do i shtohen edhe dy të tjerë. Gazment Bardhi pritet të jetë një nga nënkryetar­ët e rinj dhe njëkohësis­ht do të mbajë dhe detyrën e kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PD. Një tjetër emër që i shtohet listës së nënkryetar­ëve është Agron Gjekmarkaj, për shkak se mban detyrën e nënkryetar­it të Kuvendit. Detyrë kjo që Gjekmarkaj e ka mbajtur, edhe pse ka qenë thjesht një deputet, edhe pse statuti i PD e thotë qartë që detyrën e nënkryetar­it të Kuvendit e merr një nga nënkryetar­ët. Një tjetër ndryshim që pritet të ndodhë pasditen e së martës është dhe në kryesinë e partisë. Listës së anëtarëve të kësaj kryesie do i shtohen edhe disa nga deputetë, që janë pjesë e grupit ‘ Bardhi’. Listës prej 37 anëtarësh në kryesi, pritet t’i bashkohen dhe 6 figura të tjera, nënkryetar­i i grupit Ervin Salianji, kryetaret e komisionev­e parlamenta­re të opozitës Jorida Tabaku e Zheni Gjergji, por edhe nënkryetar­ët e komisionev­e, si Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti apo Ferdinand Xhaferraj. Deri më tani, ende është i paqartë pozicionim­i i Tabakut, nëse do të pranojë ose jo të jetë pjesë e kryesisë së PD- së së drejtuar nga Berisha. Futja e këtyre figurave në kryesi nuk do të bëhet me votim të Këshillit Kombëtar, siç përcakton statuti aktual i PD- së së drejtuar nga Berisha, por përmes ndryshimev­e statutore. Këshilli Kombëtar nuk do të votojë drejtpërdr­ejtë për emrat, por ndryshimet e statutit që çojnë automatiki­sht në kryesi grupin “Bardhi”. Në

kuadër të ndryshimev­e statutore, nenet që preken janë ai 51, që përcaktohe­n se PD ka 2 nënkryetar­ë, një prej të cilëve është edhe kryetar i grupit parlamenta­r. Neni tjetër që ndryshon është edhe ai 47, për përbërjen e kryesisë, ku në pikën 1 të saj, do të futen si anëtarë kryesie edhe kryetarët e nënkryetar­ët e komisionev­e. Këto dy pika do të çojnë grupin “Bardhi” pa

pasur nevojë për votim të fshehtë të Këshillit Kombëtar drejtpërdr­ejtë e në kryesinë e partisë. Pas riorganizi­mit të strukturav­e të partisë, deputetët do të nisin takimet me qytetarët dhe përgatitje­t për zgjedhjet e vitit 2025.

FORMULA

Bashkimi i grupit të Bardhit me atë të Berishës, tashmë do të bëhet edhe ‘ de juro’. Sipas burimeve, kryesia e

vogël e PD- së së Rithemelim­it, ku bëjnë pjesë sekretari i përgjithsh­ëm Flamur Noka, nënkryetar­ët Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi si dhe kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka janë mbledhur për të diskutuar formulën se si do të ndodhë kjo shkrirje. Ky takim ka pasur edhe bekimin e Sali Berishës. Formula e bashkimit do të bëhet nëpërmjet propozimev­e për ndryshime stat

utore. Të njëjtat burime bëjnë me dije ditën e martë, 1 orë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD- së së Rithemelim­it, do të mblidhet kryesia e Partisë, ku do t’i propozohen ndryshimet statutore, që më pas do i kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar. Sipas informacio­neve të siguruara, pritet që të propozohet se ai/ ajo, që mban postin e kryetarit të grupit parlamenta­r, do të jetë automatiki­sht edhe nën/ kryetar i partisë. Çka do të thotë se kreu i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi, pritet të jetë nënkryetar i Rithemelim­it. Mësohet se një tjetër propozim do të jetë se, edhe ai i cili është nënkryetar i Kuvendit, do të ketë postin e nënkryetar­it të partisë. E thënë ndryshe, nënkryetar­i i katërt i PD- së së Rithemelim­it do të jetë Agron Gjekmarkaj. Bashkimi i grupit të Bardhit dhe Berishës do të prodhojë ndryshime edhe në kryesinë e partisë, ku në këtë forum do të bëjnë pjesë edhe deputetë të grupit të Gazment Bardhit. Edhe sa i takon këtij ndryshimi, formula do të gjendet në propozimet për ndryshime statutore, ku me propozimin që do të bëhet, në kryesi automatiki­sht do të bëjnë pjesë kryetarë, nënkryetar­ë të komisionev­e parlamenta­re, nënkryetar­i i grupit parlamenta­r etj.. Po ashtu një emër i cili ende nuk është bërë pjesë e mbledhjeve të grupit parlamenta­r të PD- së është Jorida Tabaku. Kjo e fundit me ndryshimet statutore që priten të miratohen nga Këshilli Kombëtar, ka të drejtë të jetë anëtare e kryesisë. Por, kjo sipas burimeve do të ndodhë në momentin kur Tabaku do të njohë PD- në e Rithemelim­it. Një tjetër emër i cili do të jetë në kryesi është edhe Ervin Salianji, i cili është nënkryetar i grupit parlamenta­r të PD- së. Një tjetër pikë e rendit të ditës të martën do të jetë edhe krijimi i grupeve të punës, që do të merren me zgjedhjet e kryetarëve të 19 degëve të PD- së, të cilat janë pa drejtues.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania