Panorama (Albania)

Basha: Qeveria e korruptuar, po bën çmos të godasë SPAK- un

“Lista të hapura!”, kreu demokrat: Ustallarët e vjetër të tranzicion­it nuk kanë vullnet politik

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u shpreh dje i vendosur për lista të hapura, ndërsa theksoi se “do të kushtëzojn­ë çdo akt për një Kod Zgjedhor funksional, pasi sipas tij, Kodi aktual nuk funksionon.

Në Kuvendin Zgjedhor të Lezhës, Basha u shpreh se “ustallarët e tranzicion­it nuk kanë vullnet politik”, por tha se PD do të qëndrojë e vendosur. Basha tha se në Parlament duhet të shkojnë njerëzit e zgjedhor nga qytetarët dhe jo ata që i zgjedh kryetari i partisë. “Në Parlament të shkojnë ata që votohen nga njerëzit dhe jo ata që caktohen nga kryetarët e partisë. Kjo është domethënia e propozimit tonë për listat e hapura. Pa diskutim në këtë aspekt edhe vendimet e Gjykatës Kushtetues­e për këtë çështje dhe çështjen e votës së diasporës e bëjnë të qartë se cila është rruga ku duhet ecur. Siç është e qartë se nuk ka vullnet politik nga ustallarët e vjetër të tranzicion­it me në krye kryeminist­rin aktual. Por ne do të ngremë zërin, ne do të kushtëzojm­ë çdo akt për një kod zgjedhor funksional, me këto parime, duke nisur me listat e hapur, që në Parlament të shkojnë burrat dhe gratë që duan shqiptarët”, - theksoi kreu demokrat. Basha u shpreh se qëndrimet e PD për zgjedhjet tashmë janë institucio­nalizuar. Ai deklaroi se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë shumë më shumë sesa rregullat e lojës. “Por pa rregullat e lojës, nuk ka asnjë shans që të kemi një rrugë të hapur drejt një sistemi zgjedhor, ku qytetarët vendosin se kush do të shkojë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është arsyeja pse PD ka dorëzuar j o thjesht në emrin e saj apo të opozitës, por në emrin e interesit të çdo qytetari propozimet për listat e hapura. Propozimin për Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëv­e që jetojnë jashtë Shqipërisë. Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që Parlamenti të mos jetë më një konstelaci­on i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuar­a nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetues­e të 2008- ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri”, - deklaroi Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij Basha ritheksoi edhe njëherë se mazhoranca po kërkon të kapë me çdo kusht SPAKun, pasi po tenton ngritjen e një komisioni të posaçëm për të mbikëqyrur këtë institucio­n. Ai theksoi se PD është në mbështetje pa kushte të SPAK- ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet. “Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeminist­ri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në Parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK- un. Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish- zëvendëskr­yeministri­t tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombët­ar dhe dënimi me burg të ish- drejtorit të Kundërzbul­imit të FBI- së për Nju Jorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeminist­rit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit. Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problemati­ke sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK- ut apo BKHs. Janë domethënës­e, sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësi a , i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerrë gërshërët për t’i prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucio­neve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK- ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë dhe për të sjellë barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet”, - u shpreh Basha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania