Panorama (Albania)

Bilanci, Tabaku: Qeveria e oligarkisë merr më shumë taksa dhe shpenzon 0 lekë për popullin

-

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, bëri bilancin e dy muajve të parë të këtë viti sa u përket të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe shpenzimev­e që qeveria ka bërë. Tabaku shprehet se, “qeveria e oligarkisë merr më shumë taksa dhe shpenzon 0 lekë për popullin”, ndërsa shton se në dy muajt e parë të vitit, investimet e qeverise në çdo sektor janë 0. “Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesione­t e lira nga bizneset, por ku kanë shkuar këto sepse praktikish­t gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat”, - shprehet ajo. Ndër të tjera deputetja demokrate thekson se sipas saj, “qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime”. Qeveria e oligarkisë ju merr më shume4 taksa dhe shpenzon 0 lekë për ju! 0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit. Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë. 12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesione­t e lira nga bizneset, por ku kanë shkuar këto, sepse praktikish­t gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat. Shteti ka funksionua­r për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastruk­turë. Është arritur rekord i jashtëzako­nshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësin­ë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë. Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të vitit”, - shprehet Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania