Panorama (Albania)

Veliaj: PS si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ‘ ule pak ritmin’

-

PS- së iu shtuan edhe 200 anëtarë të rinj në Njësinë 4. Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar që PS po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen. “Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë presidentë­t e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10- ta janë me PS. Të gjithë janë të mirëpritur, por fakti se më të mirët, më punëtorët, më të talentuari­t, më të dalluarit bëhen me PS, është një kompliment më i madh. E di pse? Sepse i miri shkon tek i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon tek i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe”, - tha Veliaj. “Më i miri - nënvizoi Veliaj - nuk mund ta ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo qeveri dhe ky kryeminist­ër na ka ngritur kokën lart. Ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: ‘ O goce, boll me gjithë këto medalje. Boll se na zuri gjithë kjo shpejtësi, ule një çikë, të fitojë edhe ndonjë tjetër’! Po a mund ta thotë dikush diçka të tillë? Do ishte komplet qesharake. I thua dot një kampioneje, ‘ ule gazin se nuk po fiton asnjë tjetër medalje’?! Duket qesharake, t’i thuash fitimtarit, të shpejtit, të aftit, të talentuari­t, të pëlqyerit nga publiku, lëre këtë punë që të vijë tjetri”, - tha Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania