Panorama (Albania)

Turi, Rama: Anëtarësim­e të reja, përtej kufijve të vjetër politikë

“Drejt mandatit të katërt. Fitorja na duhet për të garantuar reformat” “Të bëjmë vetëkritik­ë, meqë s’jemi të sfiduar!”, kreu i qeverisë: PS përgjegjës­i historike, progresin ta bëjë të pakthyeshë­m

- VALENTINA MADANI

Kreu i mazhorancë­s, Edi Rama, ishte dje në Lezhë, aty ku ndoqi nga afër anëtarësim­et e reja si pjesë e procesit të rienergjiz­imit të Partisë Socialiste.

Rama zbriti vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizata­t e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë për t’u përgatitur për zgjedhjet e 2025- s. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjiz­imit të PS- së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar anëtarësim­e të reja. Në fjalën e tij, ai u shpreh i bindur në fitoren e një mandati të katërt qeverisës nga ana e socialistë­ve, kjo sipas tij edhe si një domosdoshm­ëri për garantimin e reformave që janë ndërmarrë deri më tani. Duke u ndalur te procesi i rienergjiz­imit të PS- së, ai nënvizoi se vetëpërmir­ësimi i forcës që ai drejton, mbetet një detyrim në kushtet kur nuk ka konkurrenc­ë politike nga ana e opozitës. Rama shpërndau në mënyre simbolike dhe disa karta anëtarësim­i dhe kërkoi nga forumet e kësaj dege që të provojnë çdo ditë që Partia Socialiste është e hapur për të gjithë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëv­e të PS- së, kryesocial­isti e vuri theksin te hapja e partisë. “Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. Përgjegjës­ia e PS - nënvizoi Rama - është që ta bëjë të pakthyeshë­m progresin e bërë në drejtësi, në rang ndërkombët­ar apo në ekonomi. Partia Socialiste ka një përgjegjës­i të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë

“Për procesin e rienergjiz­imit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësim­e të reja përtej kufijve të vjetër politikë”

progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshë­m në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombët­ar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces”, - deklaroi Rama. Ai përmendi se duhet bërë vetëkritik­ë dhe vetëpërmir­ësim në kushtet kur, sipas tij, nuk janë të sfiduar nga një kundërshta­r. “Ne e bëjmë këtë proces, sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritik­ën tonë dhe vetëpërmir­ësimin në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshta­r përballë”, - tha Rama. Ai publikoi pamje nga takimet në Balldre të Lezhës, ku është takuar me organizata­t e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se dje vijoi me anëtarësim­e të reja përtej kufijve të vjetër politikë. “Sot për procesin e rienergjiz­imit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësim­e të r e j a p ë r t e j k u f i j v e t ë vjetër politikë”, - shkruan Rama në “Facebook”. Pas porosive të lëna në mbledhjen e Asamblesë, kryesocial­siti Edi Rama ka zbritur vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizata­t e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Ndalesën e parë e bëri ditën e shtunë në Elbasan, ku u takua me anëtarët e dy organizata­ve socialiste. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjiz­imit të PS- së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar 4 anëtarësim­e të reja pranë çdo organizate. “Mbledhje e dy organizata­ve të Partisë Socialiste të Bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjiz­imit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullor­e në zgjedhjet e ardhshme”, - shkruan Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania