Panorama (Albania)

Tritolvënë­si në Durrës identifiko­het pasi largohet me traget nga Shqipëria

-

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në 26 shkurt ku pati në shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiljas, 35- vjeçarit i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkimin.

Mësohet se autori i vendosjes së tritolit është Florin Llana, i cili shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuari­t për ngjarjen e rëndë. Në njoftimin e bërë, policia thekson se Llana është i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale në Durrës. Policia shpërndau pamjet e dëmeve materiale në banesë të shkaktuara nga shpërthimi i të paktën 500 gramëve tritol, ku në murin e jashtëm shihet mbishkrimi “endacaku vrasës”. Florin Llana u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet të marrë me qira. Ndërsa një ditë pas shpërthimi­t të tritolit, ka udhëtuar jashtë vendit duke përdorur madje tragetin për të kaluar në Itali. Policia po vijon me hetimet për kapjen e tij.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, por ende nuk dihet lidhja mes Florin Llanës dhe viktimës Halil Koka, i cili u vra me thikë nga Ilir Koçilja pasditen e 14 shkurtit pas një konflikti që kishte nisur ditë më parë për parkimin pranë bllokut të apartament­eve ku jetonin autori dhe viktima. Ndonëse autori i krimit, siç u mësua pas ngjarjes së rëndë ishte person me probleme të theksuara të shëndetit mendor, ende nuk është mësuar në fakt ekspertiza mjeko- ligjore që mund të tregonte se si ishte në momentet e sulmit, që i mori jetën bashkëqyte­tarit të tij. ndonëse policia e arrestoi vrasësin duke bërë xhiro në qendër të Durrësit me thikë me vete, askush nuk di të thotë se çfarë vërtet ndodhi mes tyre që solli edhe momentin fatal për Halil Kokën, i cili nuk mundi tu mbijetonte goditjeve të thikës që kishte marrë nga agresori.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania