Panorama (Albania)

U deklarua i vdekur me vendim gjykate në 2013- n, ekstradohe­t nga SHBA

Shqiptari me 3 emra, i dënuar në Ita li me 25 vjet burg për grup kriminal Leonard Mnella alias Leon Kolmnela, alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç, sipas një gjykate në Shqipëri rezultonte i vdekur që në vitin 2003

- TIRANË EKSTRADIMI

I dënuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, Leonard Mnella, e ka kamufluar arratinë e tij deri edhe me vendim gjykate si i vdekur.

Madje, e kishte çuar vdekjen e tij një dekadë para dhe po ashtu si ‘ vendvdekje’ kishte zgjedhur Amerikën Latine. Të dhënat e një ngjarjeje të pazakontë i ka bërë me dije vetë Policia e Shtetit, teksa dje njoftoi se e kanë ekstraduar personin që ‘ nuk jetonte më prej 11 vjetësh’. Madje, me vendim gjykate Mnella kishte ndryshuar emrin disa herë dhe pasi ka siguruar edhe vendimin e gjykatës që e shpallte të vdekur ka lëvizur i lirë nëpër vende të ndryshme të botës, derisa arrestohet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet asgjë për kohën se kur është vënë në pranga dhe për çfarë vepre penale është ndaluar shqiptari me tri emra, por për ekstradimi­n e tij dje foli edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Një 54- vjeçar shqiptar me 3 emra, i cili kërkohej ndërkombët­arisht për vepra të ndryshme penale, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pranga ka rënë Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, i cili rezulton i dënuar me 25 vjet burg në Itali për bashkëpuni­m në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhvatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Ndërkohë që ishte në arrati dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, 54vjeçari në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003. Vdekjen e kishin çuar në Amerikën Latine. Arrestimi i tij u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpuni­mi mes departamen­tit të Policisë Kriminale Shqiptare me dy agjenci amerikane. Leonard Mnella do t’u nënshtrohe­t hetimeve për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale ka përgëzuar Policinë për ekstradimi­n në Shqipëri të Leonard Mnellës, 54 vjeç, i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vjet burgim për një seri veprash të rënda penale.

BALLA PËR ARRESTIMIN

“Përgëzime Departamen­tit të Policisë Kriminale, Policia e Shtetit, për punën e shkëlqyer në bashkëpuni­m të ngushtë me Agjencinë DSS/ OCIU ( Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/ Njësia e Hetimeve Kriminale) Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ ICE për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombët­ar”, - shkruan ministri Balla. “Një person 54- vjeçar i dënuar nga autoritete­t gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale dhe ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në vitin 2003, në Amerikën Latine. Ky shtetas është subjekt hetimesh në Shqipëri për ngjarje kriminale të ndodhura shumë vite më parë në Shqipëri”, - përfundoi ministri Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania