Panorama (Albania)

Shpërthimi në Lushnje, pritet të pyetet deputeti Bujar Çela

Ngjarja tragjike me 2 të vdekur e 7 të plagosur, nisin hetimet për 3 akuza Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës thotë se do të nisin verifikime­t e dëmeve materiale, ndërkohë ende nuk jepet asnjë shkak për tragjedinë

- LUSHNJË

Kur kanë kaluar tri ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbarë vendin dhe opinionin publik, prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion për ngjarjen.

Ndonëse humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, prokuroria nuk ka nxjerrë motivin që solli shpërthimi­n, që rrezikoi jetën e dhjetëra personave të tjerë, përveç babë e bir që ndërruan jetë në vend, teksa gjendeshin në vinçin që po dërgonte në katet e larta të godinës në ndërtim bombola oksigjeni. Kështu, shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në ambientet e një magazine në Lushnjë, ku mbetën të vrarë babë e bir, ka sjellë nisjen e hetimeve nga ana e Prokuroris­ë së Fierit. Hetimet janë duke u kryer në tri drejtime të ndryshme, si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shkeljes së kondicione­ve Urbanistik­e” pasi subjekti kishte dalë nga konturet e lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Lushnjë dhe “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia”. Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e disa ekspertiza­ve për të përcaktuar shkaqet e shpërthimi­t, ndërsa nga ana e policisë ditën e djeshme janë referuar materialet organit të akuzës. Në pyetje pritet të merren dhe personat e plagosur, përfshirë dhe deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë, Bujar Çela. Dy të vdekur e 7 të plagosur, është bilanci i shpërthimi­t të fuqishëm pasditen e 1 marsit në magazinën në ndërtim, që thuhet se është në pronësi të deputetit Bujar Çela brenda zonës industrial­e në Lushnjë. Babë e bir, Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxha 23 vjeç, që punonin me vinçin e tyre humbën jetën pas shpërthimi­t të një bombole oksigjeni që po transporto­nin për në katet e sipërme.

GJENDJA SHËNDETËSO­RE E TË PLAGOSURVE

Tri ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shpërthimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetëso­re e deputetit të PS- së, Bujar Çela. Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetëso­re. Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjika­le ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja. Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të mirë.

Në spitalin e Lushnjës, sipas të dhënave të policisë aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi, i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për në banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.

HETIMET

Prokuroria e Fierit është duke hetuar ngjarjen e rëndë në Lushnje, ku nga shpërthimi në një biznes humbën jetën babë e bir, u plagosën disa të tjerë, mes tyre edhe deputeti i PS- së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan dhjetëra banesa e biznese. Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e disa ekspertiza­ve për të përcaktuar shkaqet e shpërthimi­t, ndërsa nga ana e policisë këtë të diele janë referuar materialet organit të akuzës. Shkatërrim­it të pronës, shkelje të rregullave të mbrojtjes në punës, si edhe shkelja e lejes subjektit për të kryer ndërtime në atë zonë, janë ato që po verifikohe­n nga policia dhe prokuroria. Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në biznes si dhe të tjerë që kanë parë shpërthimi­n, të cilët kanë treguar ngjarjen dhe veprimet që kanë kryer viktimat para shpërthimi­t. Janë sekuestrua­r dhe janë duke u këqyrur edhe dhjetëra pamje të kamerave të sigurisë së objekteve afër vendit të ngjarjes. Burime nga Prokuroria e Fierit kanë bërë me dije se veprimet po vijojnë ende në terren, ndërsa janë në pritje që edhe ekspertet të thonë fjalën e tyre në lidhje me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë. Në pyetje pritet të merret edhe pronari i biznesit, deputetit i PS Bujar Çela, i cili vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërsa, kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa tha se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi. 2 të vdekur e 7 të plagosur është bilanci i shpërthimi­t të fuqishëm ( 1 mars) në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela brenda zonës industrial­e në Lushnjë. Babë e bir, Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxha 23 vjeç, që punonin me vinçin e tyre humbën jetën pas shpërthimi­t të një bombole oksigjeni që po transporto­nin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania