Panorama (Albania)

Telefoni i Kasandër Nogës kishte brenda fotot e shënjestrë­s së tij dhe të nipave

-

Kasandër Noga, i betuar për t’u hakmarrë ndaj vëllezërve Musabelliu ka mbajtur në celularin e tij fotot e shënjestrë­s dhe të nipave të tij që duheshin ekzekutuar në Tiranë. Kështu pretendon Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit teksa ridolën pak ditë më parë në konferencë shtypi për të treguar se kishin hedhur dritë mbi ngjarjen. Në fakt, të dhënat kanë ardhur nga hetimi belg, i cili e ndoqi Nogën nga Belgjika deri në Vjenë për ta vënë në pranga pas atentatit që i bëri hasmit të vet, Erion Musabelliu. Sipas të dhënave, një nga provat kryesore që solli identifiki­min e Kasandër Nogës, Kevin Suçit dhe personave të tjerë në planin për vrasjen e Geron Musabelliu­t dhe 3 nipave të tij në Tiranë, është telefoni i kapur Kasandër Nogës. Pikërisht në këtë telefon është gjendur fotografia e Geron Musabellit, teksa qëndron në këmbë në ambientet e bar- kafe “Neë Focus” në rrugën “Don Bosko”. Sipas të dhënave, veç Geron Musabelliu­t, në dosjen hetimore janë dhe fotografit­ë e tre nipave të tij. Ndërsa pjesë e linjës fotografik­e është dhe lokali ku ndodhi masakra e pas festës së vitit të ri. Kasandër Noga thuhet se kishte arritur të ngrinte një rrjet të përsosur informacio­ni për sa i përket lëvizjet të Geron Musabelliu­t. Ata kanë gabuar objektiv duke ngatërruar Geronin me Erjon Çelën, një person pa asnjë lidhje gjakmarrje dhe konflikti me Kasandër Nogën. Për shkak të kësaj ngatërrese të ndodhur në sekondat e fundit, në 4 janar 2022 në ambientet e kafe “Focus” Tiranë, mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Personat kanë vepruar si grup i mirëfilltë kriminal dhe për këtë shkak pritet që në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës të shpallë moskompete­ncën dhe çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorin­ë e Posaçme SPAK. Në këtë krim ku objektiv ishte Erjon Hasanbelli­u, pjesëmarrë­s dhe organizato­rë kanë qenë Kasandër Noga, Kevin Suçi alias Zeneli, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, Ilir Feçi dhe Roland Ahmetsulaj. Ndërsa vijohet puna për identifiki­min e dy personave nga Fushë- Kruja, të cilët kanë qenë njerëzit që ka kryer vrasjen, të cilët policia ka më shumë se dy vjet që po i kërkon po ende nuk i ka gjetur dhe madje nuk iu di as identitete­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania