Panorama (Albania)

I zunë pritë dhe e gjuajtën 4 herë, Deis Meko kriminel që mbrohet nga policia

Plagosja në Pogradec, vëllai i të plagosurit mohon se Jolldashi ka qëlluar i pari Alted Jolldashi hedh akuza të rënda ndaj policisë së Pogradecit për manipulimi­n e ngjarjes së rëndë që ndodhi 4 ditë më parë

- POGRADEC

Një akt i rëndë ndodhi më datë 1 mars në qytetin e Pogradecit. U bë me dije se në një përplasje me armë një person mbeti i plagosur.

Mirëpo meqë vëmendjen e të gjithë opinionit publik e mori shpërthimi në Lushnjë, ngjarja e Pogradecit kaloi në heshtje e për pasojë, policia bëri me dije se kishte arrestuar të plagosurin, i cili ishte sjellë për ndihmë mjekësore më të specializu­ar në Spitalin e Traumës. Madje, në njoftimin e Policisë së Korçës për ngjarjen, njoftim që në fakt u dërgua disa herë, edhe për sqarim, u mësua se personi që kishte qëlluar i pari me armë zjarri ishte i plagosuri. Por, është vëllai i të plagosurit, i cili ka dalë ditën e djeshme me një material video, ku hedh akuza të rënda ndaj policisë. Ai ka një emër për të denoncuar me fakte, por ende nuk ka asnjë reagim nga Policia e Pogradecit, e Korçës dhe as e Shtetit. Kështu, vëllai i 27vjeçarit Alted Jolldashit, që mbeti i plagosur të premten në Pogradec dhe më pas u arrestua nga policia, ka mohuar versionin e policisë mbi ngjarjen. Në një reagim me video, ai është shprehur se vëllait të tij i dolën në pritë disa persona dhe e qëlluan, ndërsa shton se nuk janë arrestuar të gjithë autorët e ngjarjes. Vëllai i 27- vjeçarit hedh akuza të forta ndaj Deis Mekos, duke thënë se është person që mbrohet nga policia, pasi u jep atyre ryshfet, ndërsa shton se gjithashtu njihet si person që shet kokainë, jep fajde dhe zhvillon aktivitet të lojërave të fatit. Ai gjithashtu thotë se i vëllai, rreth dy muaj më parë, është dhunuar dhe kanosur nga po këta persona që e plagosën dhe pavarësish­t denoncimit të bërë, thotë se policia nuk mori asnjë masë, bën me dije “Panorama Online”!

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndet­je, në qytetin e Pogradecit ka ndodhur një ngjarje ku është plagosur vëllai im. Krimineli Deis Meko bashkë me bandën e tij i kanë zënë pritë vëllait tim dhe e kanë plagosur me pistoletë më 4 plumba, një në gjoks, një në dorë, një në këmbë dhe një në shpatull.

Siç duket edhe nga video, krimineli Deis Meko ka qenë me tri makina dhe vetë i 7- ti, kur ka qëlluar 4 herë me pistoletë dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve që ndodheshin aty në momentin e të shtënave. Krimineli Deis Meko favorizohe­t nga inspektorë­t e Policisë Kriminale të Pogradecit, pasi ai u jep ryshfet atyre. Pra, edhe në video duke qartë kush e ka qëlluar vëllain tim. Hetuesit e Krimeve të Komisariat­it të Pogradecit po e ndihmojnë krimineli Deis Meko që ta marrë përsipër krimin një person tjetër, me iniciale K. L., 27 vjeç, që krimineli Meko e mban për rasti si kjo që sapo ndodhi.

Krimineli Deis Meko është i përfshirë në punë të jashtëligj­shme, si shitje kokaine, në një lokal, përballë shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” dhe në tri lokale të tjera që i disponon në çdo cep të qytetit të Pogradecit dhe i disponon dhe për shpërndarj­e fajdesh dhe lojëra fati. Çdo gjë mund të verifikohe­t lehtësisht, që me personin e parë që do të takoni në Pogradec dhe do ta pyesni, sepse njihet shumë mirë që është një kriminel. Policia e Shtetit nuk i ka marrë masat më përpara se të ndodhe kjo gjë, sepse është pasojë e asaj… se vëllai im para një muaj e gjysmë ka bërë denoncime se persona me maska e kanë goditur me sende të forta në kokë, me leva, në kërcënimin e armës. Është shtruar në spital, ka marrë ndihëm e nevojshme dhe policia në asnjë rast nuk ka marrë asnjë person në pyetje për këtë ngjarje, edhe pse ka pasur emra konkretë. I bëj thirrje ministrit dhe të gjitha mediave të vihet në vend drejtësia.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN:

Zbardhet dhe dokumentoh­et me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27- vjeçar.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27- vjeçari i plagosur A. J.

Sekuestroh­en dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarv­e. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedural­e të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentim­in e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, ( të cilët pas kontrollev­e të shumta dhe negociatav­e me familjarët u vetëdorëzu­an në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania