Panorama (Albania)

Kompensime­t nga ALUIZNI, 100 familjet që përfitojnë nga fondi 109 milionë lekë

ATP: Marrin pesë këste kompensimi në një masë prej 70 për qind të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse

- TIRANE

Janë njëqind pronarë të prekur nga ndërtimet informale të legalizuar­a, të cilët përfitojnë një shumë në masën e 109 milionë lekëve në formë kompensimi, totali i të cilave arrin në jo më shumë se 70 për qind të vlerës së caktuar me vendim qeverie.

Agjencia për Trajtimin e Pronave ka bërë publike listën me qytetarët përfitues të pesë kësteve njëherësh bashkë me masën e shpërblimi­t për secilin dhe detajet e përcaktimi­t të kësaj shume. "Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton se, më datë 29 . 02 . 2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 100 ( njëqind) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse. Për 100 ( njëqind) kërkesat, e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATPsë, ka rezultuar se dokumentac­ioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuar­a në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar", citohet në njoftimin e ATP- së. Totali i kalon të 109 milionët. Sakaq, në pak ditë, ata do të kenë në numrin e llogarisë së dorëzuar shumën përkatëse. "Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP për këto 100 ( njëqind) kërkesa, është në vlerën: 109 015 941,23 ( njëqind e nëntë milion e pesëmbëdhj­etë mijë e nëntëqind e dyzet e një presje njëzet e tre) lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohe­n dhe mbi gjeneralit­etet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidh­ur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të

jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim", bën me dije Agjencia duke vënë në dijeni emrat e përmendur për lëvizjen financiare që do të kryhet në pak ditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania