Panorama (Albania)

Policia arreston Liamin brenda "Big Brother", historia e mashtrimit me biletat turistike

-

Një ditë pasi u bë pjesë e "Big Brother VIP", policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrent­in Liam Osmani, 44- vjeç, i cili akuzohet për mashtrim. Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësua­r 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacione­t Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e "Big Brother Albania Vip 3". Prokuroria e Tiranës, më datë 9.5.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimi­n e vendimit penal të datës 23.2.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësua­r 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e", njofton policia. Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur daton para 5

Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e së shtunës u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë. Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë. "Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishë­m për t'ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedural­e viteve. Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia. Mesa duket as produksion­i nuk paska bërë asnjë kërkim paraprak për dëshmitë e tij të penaliteti­t para hyrjes në BBV, siç supozohet të bëjë për çdo konkurrent. Burime bëjnë me dije se para hetuesve, pas ekzekutimi­t të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar. Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e së shtunës u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë. Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi

Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë. "Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishë­m për t'ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedural­e në lidhje me një vendim të prokuroris­ë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat", thuhet në njoftimin e vëllait të madh. Natyrisht që një lajm i tillë i ka tronditur disi banorët, të cilën kanë shfaqur fillimisht dyshimet e tyre dhe më pas janë bindur se në fakt, lajmi ishte i vërtetë. Ndërkohë që në rrjet është shkruajtur shumë edhe rreth faktit se pse për arrestimin e tij u prit deri në hyrjen e tij në "Big Brother". Prej disa ditësh dihej tashmë që Liam do të ishte një nga konkurrent­ët, ndërkohë që lëvizjet e tija kanë qenë të lira, deri kur ai vendosi të shfaqej në mbrëmjen e së shtunës në "Big Brother". Ishte ky momenti, ku policia vendosi të shkonte dhe ta arrestonte, duke dhuruar edhe disi një "show" mediatik, në një nga formatet më të ndjekura në ekranet shqiptare.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania